"Kosovar't nuk kan pas nevoj me shku deri n`Mars.....Edhe n`Kosov' ka uj, por nuk ka jete."
Ky ishte komenti i shkurter dhe i thate i nje qytetari te Prishtines dhene korrespondentit te "Selfmade Radio" sot ne oret e para te mengjesit.
"Varja teneqen" - komentoi nje qytetar i Shqiperise i ndodhur ne Prishtine per tregeti me shumice.
"Amerika, Amerika" - tha me dy gishtat perpjete nje bukuroshe.
"A doni nje Karelia" - na u lut nje vogelush shites cigaresh."Kohe e keqe ne Prishtine, temperaturat jane nen zero dhe njerezit e ndjejne nje gje te tille" - ishte justifikimi i nje perfaquesi te UNMIK-ut qe nuk e kishte llogaritur nje ftohtesi te tille ndaj nje eventi kaq te madh per te cilen shkruan edhe vete NYTimes.
"Brrrrrr" - ja beri korrespondenti yne duke u betuar se sherbimin tjeter do ta bente vetem ne vende te ngrohta.
© Selfmade Radio
19.1.05
Kosovaret ne Mars
Labels: Humor