29.1.05

Dalengadale po vjen behari

29 janar 2005, Tirana - Veriu eshte bllokuar nga debora, por ndihma nuk ka arritur akoma. Selfmade Radio kerkoi te sqaroje shkaqet e voneses se ndihmes dhe ben publike, ekskluzivisht per lexuesit e saj, skriptin e nje interviste maratone.

Z. Nano, pse nuk i ndihmoni keta te veriut?
"Si nuk po i ndihmojme? Une sapo nenshkrova cekun prej 40 milionesh per veriun. Tani ngelet vetem te dergohen atje leket. Do kisha shkuar me gjithe qejf ne veri, atje prane njerezve ne nevoje, por jam i ftuar ne nje panair dhe me duhet te nisem urgjentisht. Lidhuni me zevendesin tim per me shume informacione."

Z. zevendes, z. Nano ka akorduar 40 milione leke ndihme per veriun, perse nuk ka arritur ndihma akoma?
"Kush ta coje ndihmen atje, shumica e ministrave kane ikur me z. Nano. Ketu kane ngelur vetem ministri i mbrojtjes, i jashtmi dhe une."

Z. minister i mbrojtjes, perse nuk dergohet ushtria per te ndihmuar veriun?
"Ne vajtem por rruga ishte e bllokuar. Po presim sa te shkrihet bora dhe do ta provojme perseri."

Po pse nuk dergohen helikopteret?
"Helikopteret po cojne z. Nano dhe stafin i tij ne jug. Kur te kthehen do t'i cojme pa dyshim ne veri."

Z. minister i jashtem, perse nuk po kerkohet ndihme nga jashte per te zgjidhur situaten ne veri?
"Nje shtet si Shqiperia, e zonja te ndihmoje ne raste katastrofash te permasave te Tsunamit, eshte plotesisht ne gjendje te zgjidhe problemet e veta. Kini me shume besim tek shteti shqiptar, ju lutem, dhe mos beni propaganden e z. Berisha."

Z. Berisha, po ju, pse nuk i ndihmoni njerezit e bllokuar ne veri nga debora? Ju jeni edhe vete nga veriu.

"Kjo nuk eshte pergjegjesia ime, por e z. Nano. Z. Nano te mos iki neper panairet e jugut por le t'u ngjitet bjeshkeve te veriut. Une e kam thene gjithmone e do e them perseri: ky popull nuk ka c'pret me nga z. Nano. E vetmja shprese ngelet opozita dhe shoqeria civile Me falni, por po me niset avioni. Jam i ftuar ne mengjesin e lutjeve ne Amerike. Si patriot i mire, do i lutem zotit qe t'i ndihmoje bashkeqytetaret e mij."

Z. Veliaj, perse nuk po ndihmon organizata "Mjaft" veriun e Shqiperise?
"Ne nuk mund te mbajme dy kunguj nen nje sqetull. A thame qe do bejme Indonezine, na lini atehere rehat ta mbarojme kete pune."

© Selfmade Radio

25.1.05

Me ne fund edhe Shqiperia nje "Banana Republic"!

25 janar, Tirana - Lajme te mira per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Ne prag te zgjedhjeve, dhe ne vazhdimesi te projektit "Permiresimi i imazhit te Tiranes", bashkia e Tiranes ka lene bojrat menjane per te hedhur themelet e simbolit te ri te tranzicionit: gratacelat. "Syri i Tiranes", projektuar nga danezet, eshte fituesja e konkursit te hapur nga Bashkia per gratacelen me te mire.

"Cdo kohe ka simbolet e saj", - komentoi arkitekti A.B. - "Ne fillimet e kohes moderne Tirana kishte vetem fallusin e Skenderbeut, Enver Hoxha ngriti fallusin e tij, 15 kateshin, shume me i madh se ai i Skenderbeut, kurse ne po ngreme fallusin tone qe eshte jo vetem me i madh se ai i Enver Hoxhes dhe firmato, por eshte krahasueshmerisht i madh edhe me ate te fqinjeve tane. Dhe, me lejoni te them me mburrje qe, ky eshte vetem fillimi."

Se kush do ta ndertoje syrin eshte mbajtur anonim, por kryeministri shqiptar i tha reporterit tone, qe leket e investitorit i di vetem i zoti. "Tani, ato leket te pastra duhet te jene sepse ne shqiptaret jemi edhe keshtu nga natyra shume qibare", - u pergjigj kryeministri me humor. Pyetjes se nese keto gratacelat ishin lavatrice ku do lahen leket e akumuluara me pune te zeza kryeministri u pergjigj: "Qe t'i themi troc gjerat ti more djale, ti e sheh ameriken ku eshte, te gjithe e enderrojme. Superfuqi! Ta leshon bomben nga shtepia e bardhe drejt e ne kryeministri, me precizion. Si kujton ti se u be Amerika kjo qe eshte sot? Me para te palara. Fillimi eshte gjithmone keshtu i turbulluar e pastaj fillon e qartesohet."

Nderkohe organizatat joqeveritare kane filluar te merakosen per fatin e Shqiperise. Analisti i njohur F.L., shume i irrituar, i tha gazetarit te Selfmade Radios: "Keta politikane po na kthejne ne nje Republike Bananesh!"

"Republike Bananesh? - ngriti vetullat kryebashkiaku - ky eshte kompliment more bucko, sepse ketu ku jemi ne sot s'ka emer t'ia vesh". Me se fundi po hyjme edhe ne ne radhet e "Banana Republics" e me pak durim do hyjme edhe diku tjeter. Cdo gje ne kohen e duhur. Ne fillim gratacelat-simbole e me pas te tjerat me radhe."

© Selfmade Radio

23.1.05

Operacionet dhe rikonstruksionet plastike me te sukseshme te historise

24 janar, Tirana - Te gjithe flasin per operacionet plastike, dhe te shume jane ata qe eksperimentojne me to. Artiste, politikane dhe njerez te thjeshte te rruges qe enderrojne te duken e te ndihen si VIPa. Po cilat jane operacionet plastike me te sukseshme te historise? Ndjekesit e Selfmade Radios kane kualifikuar si me te suksesshmet tre operacionet e meposhtme.

1. Shimpazeja Bubu shnderrohet ne nje Yunnan te arte

Historia e Bubuse, shimpazese melankonike, eshte e ngjashme me ate te rosakut te vogel te shemtuar qe u shnderrua ne mjellme. Vizitoreve te kopshtit zoologjik ne Honolulu nuk mund t'iu kishte shpetuar nga vemendja nje majmune e trishtuar: ndersa koleget e saj luanin me veten, njera-tjetren apo shoket e tyre majmune, Bubuja qante dhe mbulonte syte me duar. Gjendjen e saj mjeket veterinere e kishin kualifikuar si "e rrezikuar per vetevrasje". Kirurgu Tomas Scot, i famshem per operacionet e tij me organet publike te nje seri yjesh te Holliwoodid, nga hunda e Sarah Jessica Parker e deri tek gjoksi i Pamela Andersonit, nuk hezitoi por e futi Bubune nen thike. Rezultatet nuk kane nevoje per koment. Sot Bubuja eshte jo vetem primadona e kopshtit zoologjik, ajo eshte edhe pasaporta me e mire per te hyre ne deren e doktor Scotit.

2. Si u shnderrua Michael Jackson ne Peter Pan

Me uje te oksigjenuar mund te zbardhesh floket, kete e dime te gjithe, dhe e kemi bere dhe e bejme sa here qe duam te impresionojme vajzat. Por Michael Jackson nuk donte te impresiononte vajzat por te shnderroheshe ne Peter Pan dhe te gjente Neverlandin e te jetonte atje per jete. 10 vjete pune kirurgjike iu desh mjekeve ne Kalifornia per te zbardhur lekuren, e per te gdhendur kocka e forma te reja, dhe po kaq vite iu desh Jaksonit Jacko edhe per te ndertuar e kompletuar Neverlandin i tij tashme te shnderruar ne legjende. Vetem se te jesh Peter Pan ne keto kohet tona eshte e rrezikshme. Jako Pan po e provon kete me milionat qe ju paguan prinderve te femijeve qe i merr ne Neverland e me te cilet ndan si shok i ngushte krevatin, e me kalvarin e gjyqeve ku le kusurin e milionave te tjere. Shume me finok eshte treguar Johny Depp: e luajti Peter Pan si rol ne Filmin "Finding neverland". Por, sic e konfirmon edhe Marc Foster, Depp-it me shume se sa Peteri i ka pelqyer Kate Winslet.

3. Enver Hoxha updated

Historia perserit veteveten. Si shume ish-kolege diktatore (miq apo armiq) edhe E. Hoxha e ndjeu se me ate sistem qe kishte ndertuar po varroste veten dhe se nderrimi i pllakes do te tingellonte i pabesueshem. Ne loje hyri vdekja: ShIKu (sherbimi sekret) inskenoi vdekjen e tij. E ndersa shqiptaret kepusnin edhe lotin e fundit te shpirtit Hoxha ndryshonte identitetin ne nje klinike estetike ne Kube. Modeli i zgjedhur per t'u imituar ishte Fatos Nano, nje ekonomist paksa liberal, qe fliste romane pa funde e pinte gota xhini me fund. Ne prill te 1985 Nano, pas nje abuzimi tragjik me alkolin, vdiq nga ceroza, Enver Hoxha rihyn ne loje dhe mbetet atje edhe sot.

© Selfmade Radio

19.1.05

Shqiptaret ne Banda Aceh

19 janar, Tirana - Ndersa vellezerit tane kosovare mberriten me sukses ne Hene, Shqiptaret kane mberritur si kokrra e molles ne Banda Aceh-un e bere shkretetire nga Tsunami. "Ne duam t'i tregojme botes qe shqiptaret nuk dine te bejne vetem krime por kane edhe nje zemer te arte dhe japin cdo gje per fqinjin ne rrezik"-tha per skuadren Shqiptare B.P.. Ndersa shqiptaret ndertojne Indonezine rritet pakenaqesia ne Tirane.

"Me shikoni mua", - na bertiti nje grua e moshuar e irrituar - "asgje nuk me ka mbetur nga piramidat, vetem shpirti, edhe ate te helmuar e kam, por nuk me ndihmon asnjenjeri. Po pse, nuk jam indoneziane edhe une?"

"Me jep i dyleksh o xhaxhi", - na nduku pallton nje femije lypsar.

"Nuk kena as uje, e as rruge, e as drita, e es kasolle ku te fusim koken. E si una eshte gjithe mehalla", - na tha nje roma me fytyre te vyshkur.

I pyetur nga korrespondenti yne se perse nuk ndihmohen shqiptaret ne rradhe te pare, perfaqesuesi i organizates "Mjaft", duke u pertypur, u pergjigj: "E di si eshte puna or vella, se keta viktimat e piramidave nuk do t'i ndihmoje askush se fajin e kishin vete, sepse piramidat nuk jane katastrofa natyrore. Kur vjen tek katastrofat natyrore prekemi te gjithe e japim edhe zemren".

"Nuk ka asnje problem, - replikoi deputeti M.M. - neser ne parlament ne i shpallim piramidat katastrofa natyrore e u zgjidh ky muhabet".

© Selfmade Radio

Kosovaret ne Mars

"Kosovar't nuk kan pas nevoj me shku deri n`Mars.....Edhe n`Kosov' ka uj, por nuk ka jete."

Ky ishte komenti i shkurter dhe i thate i nje qytetari te Prishtines dhene korrespondentit te "Selfmade Radio" sot ne oret e para te mengjesit.

"Varja teneqen" - komentoi nje qytetar i Shqiperise i ndodhur ne Prishtine per tregeti me shumice.

"Amerika, Amerika" - tha me dy gishtat perpjete nje bukuroshe.

"A doni nje Karelia" - na u lut nje vogelush shites cigaresh.

"Kohe e keqe ne Prishtine, temperaturat jane nen zero dhe njerezit e ndjejne nje gje te tille" - ishte justifikimi i nje perfaquesi te UNMIK-ut qe nuk e kishte llogaritur nje ftohtesi te tille ndaj nje eventi kaq te madh per te cilen shkruan edhe vete NYTimes.

"Brrrrrr" - ja beri korrespondenti yne duke u betuar se sherbimin tjeter do ta bente vetem ne vende te ngrohta.


© Selfmade Radio

18.1.05

Peshkaqeni-Peshkaqeni

17 janar, Tirana - Peshkaqeni, peshkaqeni kane therritur kalamajte, u prish dynjaja kane thene plakat. Peshkaqen si ky i fundit nuk ishte pare ndonjehere ne trojet shqiptare. Me nje peshe sa ajo e te gjithe deputeteve te parlamentit te marre se bashku, me nje goje te madhe sa te gjithe gojet e politikaneve shqiptare te marre se bashku, peshkaqeni ka zhvendosur jo pak uje ne brigjet shqiptare, duke ju kujtuar banoreve te bregdetit shqiptar se Tsunami te vjen andej nga nuk e pret. Marina shqiptare, ne bashkepunim me simotren e saj italiane nuk e ka pasur aspak te lehte te kapi perbindeshin e rralle dhe ka perjetuar skena te ngjashme me ato te filmit te mirenjohur Mobi Dick. Por fitorja mbi peshkaqenin ka qene e dhe prova e radhes se Marina shqiptare eshte reformuar dhe mund te krahasohet edhe me marina te tjera me reputacion nderkombetar. Sasia e madhe e peshkut te gjendur ne barkun e peshkaqenit ka qene edhe shpjegimi per inflacionin e koheve te fundit te peshkut shqiptar. Tonelata te tera peshqish te medhenj e te vegjel, te te gjitha formave dhe ngjyrave, te afta per te ushqyer per nje muaj nje qytet te tere, u zbarkuan dje me sukses ne frigoriferin e qytetit te Durresit. Shume emocionues ishte momenti kur nje femije i vogel midis spektatoreve te shumte kapi nje cironke qe akoma perpelitej dhe e hodhi ne uje duke i risjelle jeten. I pyetur nga Selfmade Radio se perse e beri nje gje te tille, vogelushi u pergjigj: "Keshtu me tha mami".
Nderkohe qytetaret shqiptare kane shperhapur lajmin se peshku i konservuar ne frigorifer do ju shitet atyre ne ditet e ardhme. Frika nga infeksionet apo nga perhapja e semundjeve te frikshme te peshkaqenit kane pushtuar te madh e te vogel. Kryetari i bashkise se Durresit ka dhene sot nje konference shtypi ku ju terheq vemendjen bashkeqytetareve te tij qe te mos perhapin panik. "Nuk kemi asnje interes ta shesim peshkun te ju se nuk fitojme kushedi se cfare"- tha ai- "Per kete pune kemi fqinjet tane qe e kane kuleten me te trashe se kjo e jona e te cileve ua shesim peshkun me shtrenje". I pyetur se cfare do behet me te ardhurat e shitjes se peshkut z. Kryetar u pergjigj: "Do shohim e do bejme. Nje gje eshte e sigurt, ndarja e fitimit midis paleve do te jete fair."

© Selfmade Radio

14.1.05

Komisioni shteteror: 100% e politikaneve i kane dhembet e prishura

15 janar 2005- Tirana

Komenti i deputetit K.K. dhene dje Selfmade Radio (shih lajmin "Kush e hengri mjaltin", 14 janar 2005) ka ngjallur reagime te ndryshme. Profesori shqiptar me fame ballkanike R.M. ka sygjeruar teper i nevrikosur dje gjate nje konference shtypi qe te kontrollohen dhembet e te gjithe politikaneve e te largohen te gjithe ata qe i kane dhembet e prishura. "Pune qe s'behet,-ishte reagimi i Komisionit shteteror per figuren morale te politikaneve, - "Fakt eshte qe 100% e politikaneve tane i kane dhembet e prishura kurse kusuri nuk e hap gojen. Por po i hoqem nga puna kush do bej ketu politike?" I pyetur nese eshte e vertete qe z. Nano nuk i ka dhembet e prishura, kryetari i komisionit zoti Fadil L. tha se, "askush nuk ja di dhembet z.Nano. Ai e ben kontrollin vetem ne Athine".

E ndersa politikanet jepnin e merrnin me dhembet, tregu i fshatareve ka qene dje si kurre ndonjehere i mbushur plot e perplot, aq sa per te hyre e per te dale duheshin te pakten dy ore. Shkaku i ketij trafiku ishte kerkesa e papritur per qypa. "Ju boft dita i mij atyne cunave t'Mjoftit,- tha me dore ne zemer nje plake tiranase, - "me qypat qi kena shit sot kena fitu per ton mujin".

© Selfmade Radio

Kush e hengri mjaltin?

14 janar, Tirana - Jo pak jane cuditur dje qytetaret e Tiranes, teksa kane pare te rinj tek ecnin drejt kryeministrise me qypa neper duar duke bertitur me sa kishin ne koke "Kush e hengri mjaltin?". Te rinjte nuk ishin vecse militantet e organizates "Mjaft" qe po interpretonin aksionin e tyre te radhes. I pyetur nga korrespodenti i Selfmade Radio se cdo me thene e gjitha kjo, njeri nga bertitasit u pergjigj: "Shikoni qypat me vemendje i dashur mik, ato jane plot, e ne do ta dish me cfare lexo mbishkrimin mbi qypat: MUT. Hic mos u cudit i dashur. Ndoshta te kujtohet loja e fjaleve nje qyp me mut nje qyp me mjalt, mjaltin e hengra e mutin e lashe. E ne i dashur po veme re se qypat me mjalte jane boshatisur e popullit i ka ngelur vetem muti. Eshte me se legjitime te pyesesh se kush e hengri mjaltin e shkrete, e ne kete po bejme". Aksioni do vazhdoje nje jave. Te shtunen e te djelen ne aksion do perfshihen nxenesit e shkollave te mesme dhe studentet. I pyetur nga Selfmade Radio se si ndihen ministrat e politikanet perballe nje aksioni te tille deputeti K.K. ju pergjigj: "Shiko, ata ankohen per mjaltin por harrojne se cdo e keqe ka edhe te mirat e saj, psh, kush nuk ha mjalte nuk i prishen dhembet".


© Selfmade Radio

13.1.05

Koncert madheshtor ne Tirane per viktimat e Tsunamit

13 janar 2005-Tirana

Korrespondenti i Selfmade Radio ne Tirane na njofton se te shtunen ne darke Bashkia e Tiranes, Kryqi i Kuq dhe Shoqata e mjekeve vullnetare per Tsunamin do te organizojne nje koncert madheshtor ne Qender te Tiranes. Te ftuar jane te gjitha Vip-at e muzikes shqiptare, Ardit Gjebrea, Rovena Dilo, West Side, motrat Libohova dhe Vikena Kamenica. Pritet te vijne nga Italia si te ftuar Gazzibo, Elsa Lila dhe Ana Oxa. Edhe Vipa-at e politikes shqiptare nuk do t'i mungojne spektaklit. Presidenti i Shqiperise Alfred Moisiu, Edi Rama dhe Sali Berisha jane vetem disa nga emrat me te lakuar. Koncerti do te jete falas, por pritet qe njerezit te dhurojne dicka per viktimat e Tsunamit. Nxenesit e shkollave tetevjecare do te shperndahen midis njerezve me kuti te kuqe ne te cilat do te jete e shkruar: "Ndihmoni te mbijetuarit e Tsunamit". Megjithate surpriza e vertete e koncertit do te jete pjesemarrja e kryeministrit te Shqiperise, z. Nano dhe bashkeshortes se tij. Flitet se z. Nano do kendoje ne duet me Xhoanen kengen "The Candles of Peace" krijim i nje kompozitori grek, mik i ciftit Nano, shkruar apostafat per kete event. Mendohet se nga ky koncert do te mund te mblidhet nje shume rreth 10 mije dollar, shume marramendese kjo per nje nga vendet me te varfera te Evropes. Solidariteti per njeriun dhe fatin e tij e ka shquar gjithmone shqiptarin. Vetem 7 vite me pare, gjysem milioni shqiptaresh te kosoves u larguan me dhune nga shtepite e tyre nga regjimi shovinist i Miloshevicit ne drejtim te Shqiperise. Kosovaret u moren neper shtepite e shqiptarit te thjeshte dhe ju ofrua shija e mikpritjes kaq te famshme shqiptare. Mbledhja e ndihmave per Tsunamin eshte vetem nje konfirmim me shume i kesaj mikepritjeje.


© Selfmade Radio

12.1.05

10 mije peme artificiale per qytetin e TIranes

12 janar 2005 - Tirana

Bashkia e Tiranes ka vendosur mbreme, pas diskutimesh shume te gjata, te mbjelle ne qytetin e Tiranes 10 mije peme artificiale. Pemet, kryesisht kumbell, qershi, magnolia dhe palma, do te vijne nga Italia dhe do te financohen teresisht nga fondi i bashkise per gjelberimin. Aksioni i bashkise per gjelberimin e Tiranes ka nisur qe prej 3 vitesh. Mbjellja e shume rrenjeve pemeve pergjate bulevardeve te Tiranes nuk i dha frutet e duhura. Numri i larte i makinave te vjetra dhe pirja e pamase e duhanit te pafiltruar ka bere qe ndotja e ajrit te jete e tille qe asnje bime apo peme te mos arrije te nguli rrenje. Nje arsye tjeter per tharrjen e pemeve te mbjellura para tre viteve ka qene edhe mungesa e ujit. Kane qene keto dy arsyet kryesore qe e kane bere bashkine e Tiranes te shohi variantin e pemeve artificiale si zgjidhje te problemit. Jeshile gjithe vitin, imune ndaj ndotjes se ajrit, pa kurrfare nevoje uji dhe te pastrueshme sa here qe pluhuri i makinave ju fashit ngjyren. Ka edhe nje arsye tjeter qe e favorizon kete zgjidhje: pamundesia per t'i perdorur ato per ngrohje. I pyetur nga korrespondenti i "Selfmade radio" se nese mbjellja e pemeve artificiale do te behet tematike e bienales se ardhme te Tiranes, zedhenesi i bashkise ju pergjigj pozitivisht: "Perse jo, nje nga fitueset e Bienales se Venecias vitin e kaluar ishte pikerisht nje dekorim tavani me lule artificiale nga dy artiste zvicerane. Jo vetem kaq, por nje bienale me tematike peme apo lule artificiale do te ishte vetem nje vazhdim i bienales se vitit te kaluar te Tiranes, ku artistet shqiptare e te huaj trajtuan temen e fasadave te pallateve e Tiranes."
Aksioni per mbjelljen e pemeve artificiale do te filloje ne muajin mars, muajin nderkombetar te gjelberimit.

©Selfmade Radio

Operohet ne nje operacion spektakular ministri shqiptar i arsimit

10 janar 2005-Tirana

Ne nje operacion spektakular eshte operuar dje ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ministri shqiptar i arsimit z. Luan Memushi. Burime nga ministria e arsimit thane se z. Memushi u ankua per dhimbje te forta ne anen e djathte te poshtebarkut gjate nje banketi te shtruar nga ministria per fituesit e tenderit te librit te aritmetikes per klasat e dyta fillore. Z. Memushi u transportua urgjentisht ne spital me makinen e tij, i shoqeruar nga shoferi dhe sekretarja e tij personale. Ekipi mjekesor ka shpallur menjehere gjendje te gatishmerise se larte dhe ka thirrur ne loje kirurgun e mirenjohur Nesti Nestori, i cili sapo kishte mberritur ne Shqiperi nga nje kongres nderkombetar kirurgjie ne Paris, me nje avion te Alitalia-s. Z. Nestori aplikoi dje per here te pare ne historine e kirurgjise shqiptare nje metode ultramoderne te operimit, ate me robot. Robotizimi i kirurgjise mbahet sot si e ardhmja e kirurgjise dhe aplikohet tani per tani veten ne pak vende te botes. Ky robot eshte sjelle ne Shqiperi nga organizata joqeveritare kanadeze "prorobotus" qe prej vitit te kaluar, por eshte perdorur per here te pare vetem dje. Roboti, i madh sa nje dore, funksionon me telekomande dhe ben nje operacion te shpejte e te paster brenda nje intervali kohor prej vetem 10 minutash, duke perfshire ketu hapjen e barkut, heqjen e copez se zorres qorre, dhe qepjen e plages. Perparesia e kesaj metode te re qendron tek fakti se te operuarit nuk kane nevoje te kalojne periudhe kovaleshence ne spital. Operacioni ehste kaq subtil saqe i operuari mund te eci me kembet e tij per ne shtepi. Z. Memushi u largua per ne shtepine e tij dje rreth ores 22.00 i shoqeruar nga familja e tij. Sot ai eshte paraqitur ne ministri per te respektuar gazetaret e shumte te mbledhur per konferencen e radhes te shtypit.

©Selfmade Radio

Nano + Nano edhe si MMS

12 janar 2005-Tirana

Thuhet se suksesin e tij me te madh z. Nano e ka pasur me kartolinen e tij te fundvitit. I ulur perkrah bashkeshortes se tij te re dhe simpatike, Nano ju uroi ne nje menyre fare origjinale dhe personale bashkekombesave te tij nje vit te lumtur. Thuhet se kartolina Nano + Nano, edhe pse kartolina me e shtrenjte e hedhur ne tregun shqiptar, kryesoi per dy jave rresht listen e artikujve me te shitur ne fund te vitit, duke lene ne vend te dyte edhe vete simbolin e festes tradicionale te vitit te ri, gjelin e detit. Ky fenomen duket se ka kapur vemendjen edhe te kompanise shqiptare te telefonave Albcom nga ku, ditet e fundit, po qarkullon thashethemi se kjo fotografi e kryeministrit dhe bashkeshortes se tij mund te dergohet te klientet e Albcomit si MMS. Cmimi i ketij MMS, perkundrejt kartolines, do te jete i njejte me cmimin e MMS te perdorur rutine. Zedhenesi i Albcom-it, ne nje interviste telefonike me Selfmade Radio, pohoi se nje lajm i tille nuk eshte thashethem por nje ide qe ndoshta do te dale ne treg shume shpejt. "Albcom-i eshte ne tratativa shpresedhenese me z. Nano dhe keshilltaret e tij, dhe ne besojme qe te dyja palet do te arrijne ne nje kompromis ne nje nga ditet e ardhshme,- tha ai". Zedhenesi i Albcom-it nuk dha asnje koment mbi vleren qe do perfitoje cifti Nano nga kjo kontrate. Zera te pakonfirmuara thone se z. Nano, ne vend te perfitimit personal, do i kerkoje Albcom-it ta mbeshtese financiarisht ne fushaten elektorale.

Lista e 10 mallrave me te shitura ne fund te vitit:

1. Kartolina Nano + Nano
2. Gjeli i detit
3. Fishekzjarre
4. Kadaif/portokalle
5. Birra Tirana
6. CD "Ja na erdhi vitit i ri" i grupit "Shpresa"
7. Benzina
9. Arrat
10. Valiumi

©Selfmade Radio