Ja, mberrita me ne fund ne shtepi. Fantazia e sterlodhur ja ka lene vendin realitetit. Eshte mbasdite shtatori, dielli eshte akoma i nxehte. Adrenalina me ka rene ne fund te kembeve. Ndjej lodhjen dhe perhumbjen te me kaplojne te teren. Nuk kam me fuqi te flas dhe thjesht i tregoj mamase se cilat valixhe duhet te boshatisi me gisht. Fillojne vizitat e para, puthjet e para, pyetjet e para, pergjigjet e para. Me pas cdo gje behet rutine. Nuk me duhet te mendoj me. Thjesht perseris.
Nuk me rrihet me brenda, dua patjeter te dal dhe te nuhas Tiranen. Ta thith, sikur edhe per pak minuta. Sa per ta materializuar pak ate qe enderroj gjithmone. Te kaluaren. Kujtimet. Eci. As prek, as me prekin. Shoh dhe thith. Nuk flas. Nuk mendoj. Thjesht notoj si nje peshk midis morise se njerezve. Eshte bere erresire dhe kthehem tek prinderit. Darka eshte bere gati dhe po me pret. Patlixhanat e mbushura, berxolla dhe shishja e birres Tirana. Tre deshira te plotesuara. Ma bejne lodhjen rrumbullake. I japin shije.
Nje zhurme e madhe me ben te hidhem nga divani. Degjoj te qeshura. Syte e mi te pergjumur jane bere te medhenj. Nuk kuptoj. Eshte Xhaviti, - me thone, - po kthehet nga Hena. Syte e mi hapen me shume. Nuk kuptoj fare. Eshte komshiu tek pallati perkarshi, - me shpjegon zeembel babai, - po mbyll qepenat e dyqanit. Kuptoj. Dua te fle. I puth te gjithe. Naten e mire. Deri neser.
Dua te fle. Cdo qelize e trupit po gerthet nga lodhja. Por gjithe kjo shkarkese emocionale me ka cuar ne mbilodhje dhe nuk arrij te flej. Perpelitem. Ndrroj krahun nga e majta ne te djathte. Pastaj, prape nga e djathta ne te majte. Perpelitem. Nuk arrij te fle. Degjoj hapa qe afrohen prapa dritares dhe zera gazmore te rinjsh. Duhet te jene tek te 18tat. Fillojne te tregojne historira qe vetem ata bejne per te qeshur. Behen gati per t'u ndare. Thone mirupafshim. Ne momentin e fundit dikujt i vjen ndermend dicka per te qeshur. E ndan me te tjeret. Qeshin. Fillojne prape diskutimet. Une dua te fle. Nuk fle dot. Te qeshurat me irritojne. Behem gati te shkoj tek dritarja dhe t'u them te me lene te qete. Nje ze i brendshem me keshillon te permbahem. Dikur ke qene edhe ti 18. Shtrengoj dhembet. Mbyll syte. Ka kaluar gati nje ore. Une vazhdoj perpelitjet. Me ne fund ikin. Njeri prej tyre i afrohet dritares se komshijes sime. I fishkellen, ajo del. Fillojne flasin, qeshin. Me ze te ulet. Flasin, qeshin. Ai pyet, ajo pergjigjet, sqaron. Ajo pyet, ai pergjigjet, sqaron. Te qeshura. Heshtje. Me ne fund, - psheretij une. Heshtje. Une mbyll syte. Uroj te me zeri gjumi. Perpiqem te bind veten: tani do te te zeri gjumi, do ta shohesh. Perpiqem te jem pozitive dhe buzeqesh. Marr pozen e nje femije te lumtur qe sapo do e zeri gjumi. Do shihemi neser? - pyet ai, dhe cdo gje fillon nga e para. Flasin e flasin. Une irritohem e irritohem. Shpresa ime per te me zene gjumi eshte zhgenjyer. Ka kaluar edhe nje ore. Ndihem e torturuar per pak gjume. Vetem pak. Sa per fillim. Naten e mire, - thote dikur djaloshi. Naten e mire, - ja kthen ajo. Me ne fund, - peshperis e lehtesuar une. Mbizoteron heshtja.
Nderroj krahun nga e majta. Ky eshte pozicioni im i preferuar. Rehatohem. Kontrolloj gjithe qenien time te perbrendshme. Me duket se po me ze gjumi. Buzeqesh. I le syte dhe gjithe muskujt perreth te lire nga cdo lloj tkurrjeje. Nje, dy, tre .... Ham, ham, ham. Oh, jo. Erdhen qente. Mbase jane vetem kalimtare. Durim. Ham, ham, ham, ham, ham. Dhjete minuta me vone jane bere shume ham-hama. Duket si nje kope qensh. Kane therritur njeri-tjetrin. Po bejne mbledhje, po diskutojne, apo po ziren? Dreqi e di. Nervat e mia jane tendosur. Degjoj komshiun siper qe ka hapur dritaren dhe perpiqet t'i largoje. Nuk leviz askush. Krijoj pershtypjen se qente ja kane marre doren komshiut. Nuk ja respektojne autoritetin. Une mbuloj veshet me jastek. E gjithe shtepia fle. Une jo. Nervozohem me shume. Behem xheloze per te gjithe ata qe po flene gjume. Pak gjume, te lutem, vetem pak gjume. Ahengu i qenve vazhdon. Nuk ka te mbaruar.
Sa kohe ka kaluar keshtu? Nuk e di. Kam humbur sensin e kohes dhe deshiren per te pare oren. Me keq akoma. Shikimi i ores me eshte bere nje lloj terrori. Sa here e shikoj me sjell me shume panik. Me kujton qe oret po kalojne dhe une nuk i kam bere as edhe dy minuta gjume. Kur mbaroj keto persiatje, konstatoj se eshte bere qetesi. Mbyll menjehere syte per te fjetur. Erdhi. Erdhi, me duket, gjumi. Edhe pak. Shpejt. Gjume ku je? Jam si ne gjendje deliri. Nuk e di me, jam ne enderr dhe enderroj per gjumin, apo jam ne realitet dhe perpelitem per gjume. Duhet te jete diku tek 2 ose 3 e mengjesit, mendoj. Degjoj nje makine qe vjen. Magnetofoni apo radioja kendon me nje ze te larte deri ne kupe te qiellit. Ndalon m'u perpara hyrjes sime. Eshte Pandi. Kthehet nga televizioni. Hap deren e makines. Kengetari dredh e perdredh zerin me ze te larte. Ndjej nervat qe me perdridhen nen ritmin e muzikes. Jam gati te dal ne dritare dhe t'i bertas. Por Pandi tregohet me i shpejte. Mbyll magnetofonin, perplas deren e makines fort, e mbyll me celes dhe fillon te ngjise shkallet. Me ne fund, - renkoj une. Qetesi.
Vazhdoj te perpelitem. Nuk e di ne se fle apo jo. Jam komplet e mbaruar dhe ne delir gjumor. Dikur degjoj kengen e qenve, por me vjen e larget. Filloj e numeroj. I mbarova numrat por gjumi nuk me ze. Nuk e di se sa kohe kaloj ne kete gjendje. Syte i mbaj te shtrenguar fort, jane ne kohe gjumi. Filloj dhe korruptohem dhe hap paksa njerin sy. Shoh perjashta nga dritarja. Ka filluar te agoje. Filloj mallkimet. Nuk me ndihmojne. Dorezohem. Humbas peshen e rendeses dhe e le veten te pafuqishme ne krevat. Dielli ka filluar te me gudulisi. Dreq o pune. Ketu dielli del me heret. Ketu dielli eshte dominant. Une pretendoj te fle. Pretendoj se eshte akoma nate. Genjehem me shpresen e gjumit. Degjoj ulurimen e kamionit te madh qe parkon pa leje tek sheshi i pallatit. I duhet gati dhjete minuta te dali nga strofkulla. Kamioni iken. Degjoj zhurmat e kembeve te njerezve. Nxitojne per ne pune. Dielli eshte ngjitur me lart. Degjoj zerat gazmore te femijeve. Shkojne ne shkolle. Degjoj zhurmen e tmerrshme te qepenave. Xhaviti u nis ne Hene. Dita eshte shtruar kembekryq. Dera e dhomes hapet. Ime me me sjell kafen e mengjesit. A fjete mire, - me pyet, dhe me ledhaton floket. Po, - i them une, dhe ulem ndenjur ne krevat duke u mbeshtetur ne trupin e saj. Thith gllenjken e pare te kafes turke. Ndjej gjithe shpirtin te me vije ne vend. Mire se erdhe dite e re.
4.4.07
Nata e pare
Labels: Rrefime