4.4.07

Jeta vazhdon (3)

Nuk arrij ta kuptoj se si femrat e bejne kete pune me deshiren e tyre, - thote Patrizia duke renkuar, teksa perpiqet te ndryshoje pozicionin ne krevat. Ka 5 dite qe ka bere cezarianin dhe dhimbjet nuk kane te sosur. Pa ilacet kunder dhimbjeve as qe mund te behet fjale. Duket pak e fryre dhe e lodhur ne fytyre, e megjithate, asgje nuk ja fsheh dot rrezet e lumturise qe i dalin nga syte. Ja ku eshte, thote, dhe na drejton aparatin dixhital fotografik ku jane fiksuar fotografite e bebushit te saj. I shijojme te gjitha nje nga nje, ndoshta me nje predispozim per t'iu dhene nje bukuri me te madhe nga cfare kane, te kushtezuar nga vete fakti qe diku, thelle mbrapa kokes, edhe pse e kishim uruar me gjithe zemer, nuk e kishim besuar qe mrekullia mund te ndodhte. Qe ai femije mund te jetonte.

Patrizian e shtruan urgjent ne spital tre jave me pare. Komplikacione. Papritur, mjeket kishin vene re se barku bosh i bebes kishte filluar te mbushej me uje. Mbas nje grafie rezonance magnetike, mjeket kishin vene re se melcia e bebes ishte e perdredhur dhe, ndoshta shkaku i mbushjes se barkut me uje. Uji ne bark kishte filluar te ushtronte presion tek mushkerite, qe kishin ndaluar te rriteshin. Nje konsultim me spitalin e famshem te femijeve ne Pittsburg, kishte cuar ne nje zbulim tjeter: vrima e barkut qe mbante te lidhur thesin e organeve ishte shume e vogel. Zakonisht femijet e lindur me nje difekte te tille kane nje vrime te madhe ne bark, ku mbas lindjes, mjeket fusnin thesin ne bark pa ju dashur ta hapnin barkun me shume. Me sa duket femija i Patrizias eshte nje rast shume i rralle. Askush nuk e di se c'duhet bere. Te gjithe mjeket ne kete ane dhe ate ane te oqeanit vendosin te bejne nje operacion cezarian te parakoheshem te nenes, per ta parandaluar, te pakten, mbushjen e barkut me tej me uje dhe cuarjen ne komplikacione te tjera. Te henen e kaluar ishte momenti. Dhe Leo kishte lindur. Dhe kishte mbijetuar. Dhe mbijeton. Edhe sot.

Por gjerat nuk jane roze per bebushin. Per momentin as qe behet fjale per nje operim. Ndoshta pas gjashte muajsh. Deri atehere, prinderit jane te detyruar te shohin jo vetem fytyren e bukur te djalit te tyre, jo vetem te shtrengojne doren e vockel te tij, por te shohin edhe thesin e vogel qe mban te strehuar stomakun, zorret, melcine shpretken. Nje pamje qe ju kujton se tmerri ne te vertete nuk ka mbaruar. Ai vetem se eshte me i materializuar se me perpara dhe doshta me afer emocionalisht se deri dy jave me pare. Atehere bebushi ishte akoma nje fantom, nje i panjohur. Tani ai eshte aty, i prekshem, i ndjeshem, i ngrohte, me ze, me frymemarrje, me eren e mire, me duart e vocka, me buzet si qershi, me syckat gjumashe. Dhe mund te iki cdo cast, nese natyres i teket. Duke lene mbrapa nje dhimbje akoma me te madhe.

Por ky eshte mendimi i fundit qe prinderit krenar qarkullojne ne kokat e tyre. Lumturia e momentit eshte shume e madhe per ta helmuar. As dhimbjet nuk ja heqin Patrizas buzeqeshjen teksa flet per Leon. Per gati nje ore ne degjojme cdo gje per Leon. Ne te vertete nuk do ishim lodhur te degjonim akoma edhe per nje ore tjeter. Por ka ardhur koha e vizites. Patrizia duhet te shkoje te ushqeje djalin. Edhe pse te shkeputur nga rrethanat, ritualet midis nenes-bebes duhen krijuar e ruajtur. Dhe Patrizia eshte gati te paguaje cdo lloj cmimi per te krijuar nje raport sa me normal me Leon. Sepse jeta vazhdon. Akoma.