14.7.06

Fjalet qe thyen gurin. Materazzi dhe Zidane

Cfare i tha Materazzi Zidanit, qe e terboi kete te fundit deri aty sa te harronte se ku ishte dhe per cfare kishte ardhur, te hiqte petkun e vetepermbajtjes, te harronte pergjegjesine e nje kapiteni skuadre dhe t'ja fuste koken Materazzit drejt e ne kraharor, aty ku eshte mushkeria por edhe zemra? Sa te renda ishin ato fjale qe e bene Zidanin te gatshem te paguante konsekuencat e aktit te dhunshem dhe ta linte fushen e lojes atehere kur loja e madhe donte vetem disa minuta per te perfunduar? Sa te patretshme ishin ato sharje qe e bene Zidanin edhe pas tre ditesh te mos ndihej pishman per ate qe kishte bere? Ne mungese te deshires se Zidanit dhe Materazzit (apo avokateve te tyre) per te nxjerre te verteten ne shesh, specialiste te leximit te levizjeve te buzeve kane mbushur boshllekun me dy spekullime. Specialistet angleze jane te bindur se Materazzi e ka denigruar Zidanin duke e quajtur terrorist prostitute. Amerikano-latinet besojne se Materazzi e ka share Zidanin nga nena dhe nga motra. Ajo qe i bashkon te dy spekulimet eshte fakti qe Materazzi duket te kete perdorur nje dopio-sharje: terrorist-nene ose nene-moter. Pervecse kesaj, duket se fjala nene identifikohet nga te dy palet e eksperteve. E verteta, megjithate, ngelet nje enigme qe e ndajne vetem ata te dy dhe, ndoshta, se shpejti edhe FIFA.

Reagimi moralist i medias dhe institucioneve

Nje Zidan qe terbohet ne minutat e fundit te kampinoatit dhe te karrieres nuk mund te kalonte pa u vene re nga mediat. Per nje kampionat gati te merzitshem, ngjarja ishte evenimenti me i madh, bile me i madh edhe se shpallja e kampionit me te ri te olimpit te futbollit. Gati vetem nje jave mbas kampionatit askush nuk flet me per Italine, por te gjithe duan edhe detajet me te vogla te duelit Materazzi-Zidane. Media vete e shfrytezoi incidentin per te na rikujtuar se Zidani kishte pasur gjithmone rroba te palara, por njerezit nuk kane dashur t'ia shihnin edhe pse ajo, media, ishte perpjekur gjithe kohes te na hapte syte. Zidani nuk eshte i shenjte, ne e duam ate te tille! Duke ja bere vetes jeten te lehte e riprodhuar veteveten, media ja hoqi shansin vetes per te hapur nje diskutim serioz mbi etiken e futbollit, mbi faktin se sa individ duhet te jete nje figure publike si futbollisti, mbi faktin qe shpesh nje loje i kalon kufijte e nje loje. Reagimi i medias ishte jo vetem ai i dembelit por edhe i te pandershmit. Vetem dy dite pas reagimit te pare, media eshte perqendruar, ashtu si milionat sportdashesh, ne detalet e incidentit. Ndoshta sepse incidenti provoi te ishte nje sukses komercial. Por ndoshta edhe sepse publikut nuk i interesoi denoncimi moral i medias por e panjohura.

Zidane mania

Nje nga shkaqet perse media u terhoq shume shpejt nga pozicioni i denoncuesit ka, ndoshta, te beje edhe me ate se publiku ne vend ta gjykonte Zidanin e dashuroi ate edhe me shume. Nje veshtrim i shkurter ne internet deshmon se akti i Zidanit ka stimuluar nje mani totale. Lodra interaktive, kenge, video nga kendveshtrime te ndryshme ku secili mund te perpiqet te lexoje ne buzet e Materazzit ate qe degjoi Zidani me vesh, video ku injorohet Materazzi si mbrojtesi me i paskrupullt. Te shumta jane ne internet edhe videot ku stilizohet dueli Materazzo-Zidanne, disa te dobta, dhe disa tashme te shnderruara ne kult. Lumi i madh i krijimtarise njerezore eshte shume impresionues dhe te ben te pyesesh: cfare i ben njerezit kaq kreative, cfare e shkakton kete energji te pakontrollueshme?

Zidani, nje figure shume e terhequr, te jep pershtypjen e nje njeriu te turpshem, qe nuk i pelqen interesi publik per personin e tij. Si futbollist eshte i padiskutueshem per talentin i tij, por edhe per sjelljen e tij te qete e te kontrollueshme. Gati nje shenjt. Me goditjen e tij Materazzos, Zidan goditi edhe mitin e shenjtit. Ndoshta kjo e beri ate perseri nje njeri, jo perfekt, jo politikisht korrekt, nje njeri qe mund te lendohet, nje njeri qe ca gjera i ka te shenjta e nuk duan t'ia prekin. Zidani shenjtor i paprekshem u shnderrua ne nje njeri si une edhe ti. Nje shenje, ndoshta, ngushellimi per te gjithe ne qeniet e panjohura qe e kalojne kohen duke admiruar yjet. Nje shenje, ndoshta, qe bota eshte akoma ne rregull!


PS: Cfare i tha Materazzi Zidanit? Ne videon, linku i te cilit jepet me siper, ne mundem te kuptonim dy fjale: sorella dhe culo.

Copyright Selfmaderadio