14.7.06

Fjalet qe thyen gurin. Materazzi dhe Zidane

Cfare i tha Materazzi Zidanit, qe e terboi kete te fundit deri aty sa te harronte se ku ishte dhe per cfare kishte ardhur, te hiqte petkun e vetepermbajtjes, te harronte pergjegjesine e nje kapiteni skuadre dhe t'ja fuste koken Materazzit drejt e ne kraharor, aty ku eshte mushkeria por edhe zemra? Sa te renda ishin ato fjale qe e bene Zidanin te gatshem te paguante konsekuencat e aktit te dhunshem dhe ta linte fushen e lojes atehere kur loja e madhe donte vetem disa minuta per te perfunduar? Sa te patretshme ishin ato sharje qe e bene Zidanin edhe pas tre ditesh te mos ndihej pishman per ate qe kishte bere? Ne mungese te deshires se Zidanit dhe Materazzit (apo avokateve te tyre) per te nxjerre te verteten ne shesh, specialiste te leximit te levizjeve te buzeve kane mbushur boshllekun me dy spekullime. Specialistet angleze jane te bindur se Materazzi e ka denigruar Zidanin duke e quajtur terrorist prostitute. Amerikano-latinet besojne se Materazzi e ka share Zidanin nga nena dhe nga motra. Ajo qe i bashkon te dy spekulimet eshte fakti qe Materazzi duket te kete perdorur nje dopio-sharje: terrorist-nene ose nene-moter. Pervecse kesaj, duket se fjala nene identifikohet nga te dy palet e eksperteve. E verteta, megjithate, ngelet nje enigme qe e ndajne vetem ata te dy dhe, ndoshta, se shpejti edhe FIFA.

Reagimi moralist i medias dhe institucioneve

Nje Zidan qe terbohet ne minutat e fundit te kampinoatit dhe te karrieres nuk mund te kalonte pa u vene re nga mediat. Per nje kampionat gati te merzitshem, ngjarja ishte evenimenti me i madh, bile me i madh edhe se shpallja e kampionit me te ri te olimpit te futbollit. Gati vetem nje jave mbas kampionatit askush nuk flet me per Italine, por te gjithe duan edhe detajet me te vogla te duelit Materazzi-Zidane. Media vete e shfrytezoi incidentin per te na rikujtuar se Zidani kishte pasur gjithmone rroba te palara, por njerezit nuk kane dashur t'ia shihnin edhe pse ajo, media, ishte perpjekur gjithe kohes te na hapte syte. Zidani nuk eshte i shenjte, ne e duam ate te tille! Duke ja bere vetes jeten te lehte e riprodhuar veteveten, media ja hoqi shansin vetes per te hapur nje diskutim serioz mbi etiken e futbollit, mbi faktin se sa individ duhet te jete nje figure publike si futbollisti, mbi faktin qe shpesh nje loje i kalon kufijte e nje loje. Reagimi i medias ishte jo vetem ai i dembelit por edhe i te pandershmit. Vetem dy dite pas reagimit te pare, media eshte perqendruar, ashtu si milionat sportdashesh, ne detalet e incidentit. Ndoshta sepse incidenti provoi te ishte nje sukses komercial. Por ndoshta edhe sepse publikut nuk i interesoi denoncimi moral i medias por e panjohura.

Zidane mania

Nje nga shkaqet perse media u terhoq shume shpejt nga pozicioni i denoncuesit ka, ndoshta, te beje edhe me ate se publiku ne vend ta gjykonte Zidanin e dashuroi ate edhe me shume. Nje veshtrim i shkurter ne internet deshmon se akti i Zidanit ka stimuluar nje mani totale. Lodra interaktive, kenge, video nga kendveshtrime te ndryshme ku secili mund te perpiqet te lexoje ne buzet e Materazzit ate qe degjoi Zidani me vesh, video ku injorohet Materazzi si mbrojtesi me i paskrupullt. Te shumta jane ne internet edhe videot ku stilizohet dueli Materazzo-Zidanne, disa te dobta, dhe disa tashme te shnderruara ne kult. Lumi i madh i krijimtarise njerezore eshte shume impresionues dhe te ben te pyesesh: cfare i ben njerezit kaq kreative, cfare e shkakton kete energji te pakontrollueshme?

Zidani, nje figure shume e terhequr, te jep pershtypjen e nje njeriu te turpshem, qe nuk i pelqen interesi publik per personin e tij. Si futbollist eshte i padiskutueshem per talentin i tij, por edhe per sjelljen e tij te qete e te kontrollueshme. Gati nje shenjt. Me goditjen e tij Materazzos, Zidan goditi edhe mitin e shenjtit. Ndoshta kjo e beri ate perseri nje njeri, jo perfekt, jo politikisht korrekt, nje njeri qe mund te lendohet, nje njeri qe ca gjera i ka te shenjta e nuk duan t'ia prekin. Zidani shenjtor i paprekshem u shnderrua ne nje njeri si une edhe ti. Nje shenje, ndoshta, ngushellimi per te gjithe ne qeniet e panjohura qe e kalojne kohen duke admiruar yjet. Nje shenje, ndoshta, qe bota eshte akoma ne rregull!


PS: Cfare i tha Materazzi Zidanit? Ne videon, linku i te cilit jepet me siper, ne mundem te kuptonim dy fjale: sorella dhe culo.

Copyright Selfmaderadio

3.7.06

Te blesh belane me kursimet e tua

Ndersa vrulli i ndertimeve nuk ka lene pa kapur vemendjen e vendasve dhe te te huajve, pothuajse askush nuk flet se cfare fshihet prapa fasadave te ketyre ndertimeve. Cmimet e apartamenteve rriten ne menyre stratosferike, dhe njerezit me besimin se pas cmimeve te larta fshihen cilesi me te larta nuk ngurrojne ta shtrengojne rripin deri te vrima e fundit, bile te hapin edhe ca vrima shtese per ta shtrenguar rripin edhe me shume, per te bere investimin me te mire te mundshem. Vetem se, investimi i tyre i mire, rezulton shume shpejt te jete flop. Cilesia e punimeve eshte kaq e keqe sa brenda nje kohe te shkurter njerezit fillojne nga investime te reja per ta mbajtur ate ne nje gjendje pak a shume normale.

Fillimi eshte gjithmone i bukur

Dy te rinj akademike, vendosin te kthehen ne Shqiperi. Mbledhin gjithe kursimet e tyre dhe blejne nje apartament te ri, modern, ne nje pallat te madh, njerin nga ata dhjetera pallate te larta qe mbijne perdite si kerpudhat ne Tirane e qe po ravijezojne getot e se ardhmes se afert. Ne ate apartament fillojne jeten e tyre te re ne Tiranen e zhurmshme. Ishte pallati i fundit i nje rruge me nje kalim qe perfundonte afer kodrave te Selites. Nga ballkoni shijohej cdo mengjes gjelberimi dhe ajri i paster i kesaj zone akoma te pabanuar mire te Tiranes. Jeta pas stresit te Tiranes se zhurmshme, nevrike dhe te piset sikur qetesohej paksa tek porta e fundit e qytetit.

Dy vite me pas

Porta e fundit nuk ekziston me. Kudo te ze syri pallate te larta, pallate te tjera te larta, dhe ca me tutje pallate te larta ne ndertim e siper. Vendin e qetesise e ka zene kaosi i trafikut, i qindrave te makinave qe perpiqen te dalin ne krye te rruges nepermjet asaj rruge te holle me nje kalim qe tani lidh ekzistencen e mijerave te banoreve te rinj te ardhur nga cdo ane e republikes, zhurmat e kalamajve qe luajne midis rrotave te makinave, dhe zhurma e kantiereve te ndertimit, jeta e te cileve gjallon panderprere 24 ore.

Apartamenti modern ka filluar te dekorohet nga lageshtia qe ka depertuar muret e izoluara keq. Muret tek-tuk kane filluar te humbasin suvane. Dhe cifti i ri, pa entuziazmin e fillimit rri sodit kete proces shperberje me sy te medhenj dhe me nje pyetje te madhe: C'te bejne me kete bela qe ju ka zene deren? Ta shesin, te blejne nje apartament te ri? I riu do jete me i shtrenjte, po a do jete me i mire? A te largohen me mire ne fshat edhe pse rruget lidhese mungojne? Cdo behet me ta kur te kene dale ne pension dhe kur financat te mos ua mundesojne me nderrimin e apartamentit kur ky fillon dhe dekompozohet?


Nje dekade: Gezuar ditelindjen

Pallati qe shikoni duket i bukur dhe, ne te vertete, i krahasuar me shume pallate te ngritura se fundi eshte estetikisht ne rregull. Pamja e pallatit tani te jep pershtypjen e nje pallati 50 vjecar. Ne te vertete pallati mbush plot dhjete vjec kete vjeshte. Shume gjera kane ndodhur qe nga lindja e tij. Eshte ndertuar nje kat shtese, nuk dihet me leje apo pa leje, eshte asfaltuar sheshi perpara per t'ju mundesuar baballareve te femijeve te pallatit te parkojne makinat e tyre me targa qeveritare dhe te vjelin para nga ata qe duan te ngarkojne makina te tonazhit te rende, femijet perseri nuk kane shesh loje por nuk luajne me ne balte, i plasin cackat e tyre ne asfalt dhe thyejne pasqyrat e makinave me topat e tyre teksa perpiqen te triblojne topin midis makinave te shumta qe bllokojne sheshin qe duhej te kishte qene i tyri.
Ne kete pallat jetojne shume VIPa te jetes politike dhe mediatike te qytetit dhe vendit. Por kjo nuk eshte e vetmja vecori e ketij pallati. Vecoria tjeter eshte qe ky pallat eshte ngritur mbi nje toke qe mban shume uje poshte. Nje tub qe lidhet me xhepat nentokesore te ujit nxjerr vazhdimisht ujin mbi siperfaqen e tokes, afer pallatit. Pallati eshte ndertuar pa piken e izolimit, gje qe do te thote qe banoret e kateve te para jetojne ne apartamente ku nese nuk futen duart e hidhen milionat e lekeve cdo vit, pikojne uje si ne shpellat me stalagmite. Por banoret e ketij pallati jane VIP-a dhe i kane akoma xhepat plot. Dhe perderisa ata t'i kene xhepat plot asnjeri nga ata nuk do ta hapi gojen e ta ngreje problemin ne parlament, ku nje pjese e tyre vegjetojne, dhe as do te ndertojne ligje te reja ndertimi qe do te mbronin qytetarin e thjeshte nga abuzimi qe behet me te, qe do te mbronin edhe ate pjese paraje qe qytetari apo emigranti e nxjerr me njeqind mundime e qe kalbet ne uje.

VIPat e ketij pallati kane femije, por me sa duket duhet te jene fare te verber te mos shohin se kabllat e korentit jane gjithandej dhe mund te shkaktojne tragjedira te panevojshme. VIPat e ketij pallati jane gjithashtu te verber te shohin mjerimin mjedisor ku rriten femijet e tyre: pa shesh lodrash, pa gjelberim, pa ndjenje per ambjentin e bukur. VIPi-qytetar ka vdekur, bashke me te edhe pergjegjesia e tij qytetare per te ndryshuar e permiresuar mjedisin ku ai jeton. 10 vjet kane kaluar dhe ish-deputetet, deputetet dhe kandidatet per deputete nuk kane pare asgje rreth e qark tyre. Keta nuk jane te vetmit. Te gjithe jane keshtu! A thua shohin vetem ne horizont? Cfare ka atje?


Copyright Selfmaderadio