u bene disa dite qe jam kthyer dhe deshiroj me ne fund te tregoj eksperiencen time. Qellimi yne ishte te udhetonim kryq e terthor Shqiperise me dy motocikleta te pashkaterrueshem dhe te fuqishem BMW R 1100 GS. Nga Bari udhetuam drejt Durresit me anijen Tirrenia. Formalitetet ne dogane i kaluam relativisht shpejt, qendruam pak ne Durres dhe u nisem drejt e ne Kruje. Sapo lame Durresin u ndeshem me kontrollin e pare te shpejtesise, me pistoleta me lazer. "Rruga" mbas Durresit eshte nje tarrallisje e madhe me gropa dhe shume pluhur, por ka edhe me keq. Ne Kruje nuk ndenjem shume, sepse synonim te mberrinim sa me shpejt ne Kukes. U nisem me drejtim Shkodren, ne nje rruge te shtruar mire, por nuk pame asgjekundi ndonje tabele qe te na tregonte se ku duhej te merrnim kthesen per ne Kukes. Trafiku - nje kaos i vertete. Nje polic qe pyetem na tha se duhet te ktheheshim 10 km mbrapsht. U kthyem dhe vertete e gjetem kthesen per ne Kukes, por emri Kukes nuk ishte shkruar asgjekundi. Gati gjysma e rruges ishte e mbushur me gropa dhe motocikletat tona mezi arrinin te ecnin me 30 km/ore. Pjesa tjeter e rruges deri ne Kukes ishte dicka me e mire. Pejsazhi gjate kesaj rruge eshte shume malor dhe i bukur. Ne Kukes qendruam ne Hotel Amerika, motocikletat perfunduan ne garazh.
Dita tjeter ishte me e lodhshme. Rruga per ne Peshkopi eshte vetem ne fillimin e saj dhe ne hyrje te Peshkopise e shtruar. Midis ka rruge dhe udhe te pashtruara, pjeserisht ne gjendje shume te keqe. Rruga eshte vetem me nje kalim, ka shume pak automjete, kryesisht taksi. Gjate rruges na u desh te ndalonin dhe te pyesnim per drejtimin, sepse ne harte nuk tregohet. Ne gjysem te rruges filloi te binte shi, rruget e pashtruara filluan te mbushen me balte dhe me motocikletat tane te rende udhetimi filloi te behej pak i veshtire. Ne disa pjese te rruges na u desh te ulnim cilindrat dhe te ecnim me nje shpejtesi 20 km/ore. Por, prape, ishim me te shpejte se makinat. Pejsazhi ne kete pjese te rruges eshte shume i bukur. Te qullur deri ne palce dhe me dy ndalesa te detyruara arritem ne Peshkopi dhe hyme ne nje bar ku nje i panjohur na pagoi pijet. Perjashta temperatura ishte 7 grade, kufiri i bores shume afer.
Pas nje aventure per te kaluar nje pellg te madh me uje vazhduam rrugen per tek kufiri me Maqedonine dhe me pas per ne Ohrid. Trarin e kalimit ne kufi e ngrinin dhe e ulnin akoma me dore. Megithate, doganieret ishin te sjellshem dhe cdo gje mbaroi shpejt dhe pa probleme. Nga Ohrid (ja vlen ta shohesh) kaluam, diten tjeter, perseri ne Shqiperi, kete here me destinacion Korcen. Rruga ne kete segment eshte, per standartet shqiptare, shume ne rregull. Korca, megjithate, me la pershtypjen e nje qyteti qe ka me shume shtepi te rrenuara se sa shtepi te plota. Nga Korca u drejtuam per ne Permet, nje segment rruge me nje pamje shume te bukur. Rruga eshte plot me ngjitje e zbritje malore, si zakonisht, e mbajtur jo mire, por ne tashme jemi mesuar me te. Mbi 60 km/ore eshte gati e pamundur te udhetohet, 40 km/ore eshte nje shpejtesi realiste. Pejsazhi rreth Permetit eshte perrallor.
Edhe pse banoret vendas ne nje lokal na keshillojne te qendrojme ate nate ne Permet, ne vendosim te nisemi per ne Berat. Megjithese po erresohej, vendosem t'i binim per ne Berat nga Kelcyra. Mbas 20 km te para mberritem ne nje te perpjete malore qe, me GS tona te mbingarkuara, mund te kalohej vetem me marshin e pare. Ne Guiden turistike te Bradt thuhet se kjo pjese rruge mund te kalohet vetem me nje xhip, gje qe une e konstatova si te vertete. Meqenese ishte bere nate, u kthyem mbrasht. Kjo pjese rruge nuk mund te kalohet naten. Jo nga frika e grabitjeve (une besoj qe historite e grabitjeve jane perralla), por sepse ishte e rrezikshme dhe e pamundur te dalloje se ku duhet te merrnim kthesat. Me marshin e pare, dhe ne mes te nates, u kthyem perseri ne Permet. Atje gjetem nje hotel te mire, te paster dhe shume miqesor dhe, fare prane tij, edhe nje restorant te mire.
Diten tjeter arritem ne Berat, ecem rrugeve te qytetit dhe e morem veten me te mire. Diten tjeter ra perseri shi, kurse ne u nisem per ne Vlore. Ne disa pjese te rruges na u desh t'i ulnim perseri cilindrat (i korrespondon rreth 40 cm thellesi uji), por ne Vlore ishte thate. Kilometrat e pare per ne Sarande jane ne gjendje shume te mire dhe kalon neper nje qafe me nje pamje te mrekullueshme nga deti. Me pas eshte si nje kantier ndertimi, dhe rruga para se te hysh ne Sarande eshte e ngushte, gjithe gropa, e parekomandueshme per makinat e perkedheluara te evropes perendimore. Por, bukuria e pejsazhit te rivieres eshte e krahasueshme me cdo pejsazh te bukur evropian. Ne Sarande vete, rruget jane te mira. Qyteti eshte relativisht i paster, paksa i pergjumesht, por me klube direkt ne det dhe me nje sere hotelesh te te gjitha kategorive te cmimeve. Edhe rruga per ne Butrint eshte ne gjendje te mire, nje vizite atje eshte e keshillueshme. Diten tjeter vazhduam per ne Gjirokaster. Qyteti ja vlen te shihet, edhe pse shtepite jane mirembajtur shume keq. Vazhduam me tutje per ne Greqi, me nje rruge shume te mire. Ne dogane, polici i kufirit na pershendeti me fjalet "Back in Europe". Meqenese nuk e dinim qe kufiri mbas Butrintit te conte ne Greqi, vazhduam udhetimin nepermjet Janines ne Igumenice dhe diten tjeter i hipem tragetit dhe mberritem ne Venedig.
Pershkrimi eshte paraqitur fillimisht ne Albanien.ch. SelfmadeRadio i ka bere tekstit nje perkthim te lire, me lejen e autorit. Ne pjesen e dyte Werner jep konkluzione dhe keshilla.