3.5.06

Politikanet ja nxjerrin bojen njeri-tjetrit

Blushi i ben hesapin "Kultit te ndershmerise", alias Berishes


Akuzat e Blushit:

1. 66 milionë euro është fondi në emërimin që i ka bërë dhëndrit të tij si drejtor i një projekti të Bankës Botërore në Ministrinë e Punëve Publike.
2. A e dini ju sot se vajza e kryeministrit, pak muaj më parë, pas 3 korrikut sigurisht, ka hapur një zyrë konsullore që quhet “Malltezi dhe Kola”, e cila, sipas statutit, u jep konsulencë firmave që kanë probleme me doganat dhe tatimet, pra me firmat që konsideron babai i saj si problematike dhe që e fillon për këtë arsye ditën e punës me 2 000 euro. Pse nuk e hapi më parë vajza e kryeministrit këtë zyrë?
3. A e dini ju se kush është sot drejtor i hipotekës së Durrësit, e cila sot rezulton se është hipoteka më e korruptuar në vend? Është kushëriri i parë i zotit kryeministër. Për çfarë është emëruar atje? E pi kafen në Golem, kur e presin në radhët e hipotekës me mijëra objekte që paguajnë ryshfete.
4. A e dini ju se mbesa tjetër e familjes së kryeministrit është drejtore e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, e cila sot menaxhon një buxhet që e ka xhiron vjetore 300 milionë euro? Pse duhej ky emërim dhe ata që flasin për konflikt interesi? A ka gisht në masën e ilaçeve, në krizën e fundit të barnave dhe kush është drejtori real i saj?
5. A e dini ju në fund të fundit se firma e ndërtimit e kunatit të kryeministrit, AK, z. Astrit Rama, është kthyer një nga firmat kryesore të ndërtimit 5 muajt e fundit, dhe KRRT-ja e dominuar nga prefekti që ka emëruar kryeministri juaj i jep atij të paktën 5 leje ndërtimi për 5 muaj? Me paratë e kujt ndërton ky kunati i kryeministrit? (Marre nga Shekulli, 3 maj 2006, ky e kishte marre nga fjala e Blushit ne Parlament)