19.3.06

Zbukuroj por nuk genjej

Tirana, 19 mars, - Pas nje maratone skandalesh, nje skandal i ri ka pushtuar sot skenen politike shqiptare. Kete here jane socialistet ata qe jua kane plasur skandalin ne dere demokrateve. Ne nje menyre fare origjinale. Deputet e majte kane hyre sot ne parlament me nje kofshe pule ne dore duke bertitur me te madhe: Fallco - Fallco! Mashtruesa-mashtruesa! Inskenimi teatral i deputeteve socialiste, i shkruajtur nga vete kryetari i partise socialiste Edi Rama, i referohej ngrenies publike te pulave nga ana e z. Berisha, nje jave me pare, per te inkurajuar industrine ne vdekje te shtimit e kultivimit te pulave. Ne kete event publik, midis te tjerave, z. Berisha deklaroi se pulat e shqiptareve jane te pastra dhe ngrenia e tyre nuk ka rrezik per shendetin. Por, deputetet socialiste kane deklaruar sot per publikun shqiptar se pulat qe z. Berisha tregoi ne televizor ishin fallco.

"Ishte nje genjeshter e radhes e z. Berisha, - tha per reporterin e selfmaderadios, zedhenesi i Partise socialiste, - Nje truk i vjedhur nga Bushi. Ky vajti ne Iraq dhe ju coi nje pule deti te madhe ushtareve qe ishte e bukur per ta fotografuar gazetaret, por qe nuk hahej, sepse ishte plastike, fallco. Edhe Berisha, si majmun qe eshte, imitoi Bushin. Te dyve ju fillon emri me B, ky eshte fakt dhe s'ke cfare i ndryshon, e qe te dy dalin me pula e gjela ne televizor. Ky eshte jo vetem populizem vulgar por edhe genjeshter e madhe, sepse shqiptaret e shkrete nuk do dalin neser te blejne pula artificiale por te vertetat."

"Z. Berisha genjen dy here, - shton i irrituar deputeti i mirenjohur J.B., - Jo vetem del me pula fallco e ben sikur i ka te verteta, por edhe deklaron qe pulat e shqiptareve jane te pastra. Del pyetja: nga e di Berisha kete? I ka kontrolluar pulat e shqiptareve nje per nje vete ai? Me serioze ju lutem, me serioze, nuk genjehet ne kete fare menyre, se kjo ja ben mu!"

"Keta, socialistet, jane te cmendur, - replikoi nje deputet i PD, - qe kur kane humbur pushtetin nuk dine me se cfare bejne. Mashtruesat dhe genjeshtaret jane keta vete, prandaj dhe vota e popullit i qerroi nga pushteti. Por, mashtruesi bertet ja, mashtruesi, e kjo eshte nje fabule e vjeter qe e njohim te gjithe."

"Por, cfare genjeshtre, more vella, - komentoi zedhenesi i PD, - PD nuk ka genjyer asnjehere. Ne mund te kemi zbukuruar ndonjecike, ndonjehere, por per te genjyer, jo! Kete nam nuk e kemi pasur asnjehere. Ky eshte nami i socialisteve. Z. Berisha eshte njeriu me i ndershem i Shqiperise, dhe kur ai thote qe pulat jane te pastra ato jane te pastra. Parate e shqiptareve ne piramide? Ato ishin te pastra, ashtu sic tha edhe z. Berisha ne ate kohe. Pastaj erdhen socialistet dhe i qelben fare, te gjitha. E verteta eshte e hidhur per socialistet por ka ardhur koha qe ata duhet ta pranojne kete te vertete!"

Copyright Selfmaderadio