TIRANE (6 Mars) - “Nuk kam pasur nje konflikt fizik me deputetin Klosi. Rastesia ka bere qe vendi im ne Parlament te jete ngjitur me vendet ku jane instaluar sherbimet kompjuterike te Parlamentit, te gjithe linjat dhe i gjithe sistemi. E gjithe ajo cfare ka ndodhur ka qene jam perpjekur te ndaloj qe ai te mos shkulte fishat e sistemit te kompjutereve dhe kaq”. Keshtu ka deklaruar per nje te perditshme, Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana. Ne nje interviste per te perditshmen shqiptare, Gjana thekson se jo vetem qe nuk ka shkembyer as konflikt fizik me Klosin, por madje as nuk kane shkembyer fjale te pahijshme me njeri-tjetrin. “ Por kamerat, duke fiksuar duart e Klosit drejt fishave per t`i hequr dhe duart e mia drejt se njejtes gje, e kane paraqitur kete si konflikt banal. Klosi nuk eshte ndeshkuar per perplasjen me mua si deputet, por per faktin se me gjithe insistimin tim dhe te punonjesve te Gardes, ai e beri te pavlefshem votimin, me nje nderhyrje te panatyrshme”. (Marre nga BalkanWeb)
... dhe ka te drejte, z. Gjana. Le t'i hedhim edhe njehere nje sy fotografise-skandal:Shikoni se si Klosi zgjat duart drejt kabllave te kompjuterave per t'i shkulur. Gjana i thote, "po c'ke qe i prish ato te shkreta, na kane kushtuar qimet e kokes". "Ore, e di qe e ke mire ti, - i pergjigjet Klosi, i bie supeve te Gjanes me dashamiresi, dhe largohet per ne vendin e vet. Kurse sekretarja, ul koken e merzitur dhe thote per te njeqindten here: "Po si nuk ndodh asgje, xhanem, ne kete parlament? Te gjithe te sjellshem e te miresjellshem, ufa... nuk e shtyjme dot kohen".
© Selfmaderadio
6.3.06
Gjana: Nuk kam pasur konflikt fizik me deputetin Klosi
Labels: Humor