30.6.05

Asgje te re nga memedheu

Tirana, 30 qershor, - Te gjithe ata qe shpresojne per ndryshime radikale ne keto zgjedhje do te zhgenjehen, - deklaroi sot analisti yne politik M.N. Fiton Nano apo Berisha, pak ndryshon. Fiton e blerta apo e verdha, pak ndryshon. Te gjithe jane maskarenj, pak rendesi ka se si ishin ne fillim, rendesi ka qe tani jane te gjithe maskarenj, dhe te gjithe njelloj maskarenj (se keshtu nuk i ngelet hatri asnjerit). Une e ve me bast me ju te gjithe, me nje dreke tek Rogneri (alkolin paguajeni vete, se ju me shume pini se sa hani, e me rruani fare), qe zgjedhjet i fiton nje maskara!
Fjale te ashpra keto te z. MN, sidomos per idealistet qe akoma shpresojne se gjerat do ndryshojne ... dikur ... se shpejti... Ne te selfmaderadios provuam ta vertetojme ne praktike vertetesine e fjaleve te MN. Me mikrofon ne dore ju drejtuam njerezve tek pazari:

"Une more bir nuk do votoj - do marr thaset e patateve, qepet, specat, domatet dhe kastraveca, edhe ato pak pula qe kam shtuar e do vij si gjithmone ne pazar te shes. Fiton kush fiton mua ne darke me shofin ciliminjte duart."

"Nano do fitoj, se eshte i forte ai, ai ka leke"

"Berisha do fitoje, se ai nuk eshte trashur si keta te tjeret, qe nuk i nxene me shtepite qe kane e prandaj jane te detyruar te bejne te tjera me te medha, se ngelen perjashta ditezinjte"

Te cuditur qe pervec Nanos dhe Berishes nuk permendej asnje emer tjeter, filluam te pyesim njerezit perse nuk votojne per nje alternative te re.

"Shikoni more cuna, - tha nje plak i mocem tirone qe po shiste duhan, - keta te gjithe maskarenj jane, te vjetrit dhe te rinjte. Por keta maskarenjte e vjeter i njohim more bir, ua kemi marre doren. Kurse keta te rinjte i dime qe jane maskarenj, por se te cfare lloji nuk e dime. Rrime me mire me keta te vjetrit dhe e shtyjme kohen keshtu se bashku, ata duke u trashur e ne duke u holluar."

© Selfmaderadio


10.6.05

Sapuni prej Berlusconi

10 qershor 2005, Tirana, - Ky sapuni qe shikoni ne kete fotografi nuk eshte nje lloj sapuni cfaredo. Eshte nje sapun special, shume special. Eshte sapuni i bere nga dhjami i Berlusconit.

Historia eshte keshtu: Para nje vit e gjysem Berlusconi ju nenshtrua nje renovimi te pergjithshem, e pjese e ketij renovimi ishte edhe heqja e dhjamit te tepert. Renovimi, te pakten heqja e dhjamit, u be ne nje klinike te Luganos Zvicerane. Gianni Motti, nje shooting star i skenes zvicerane te artit, me ndihmen e nje infermieri, e futi ne dore dhjamin (qe binte nje ere qe te qelbte) dhe e beri sapun. Sapuni do te ekspozohet ne 14 qershor ne skenen me nobel te artit modern, ne Messe Basel (Zvicer). Kushdo mund ta bleje ate per 15 000 euro.

Selfmaderadio ka hyre qe tani ne pazar me Mese Basel per ta shtene ne dore sapunin. Qellimi: Dhurate per ditelindje mikut te ngushte te Berlusconit, Fatos Nano! Te kete edhe ai nje sapun per te lare duart e pista nga korrupsioni!

© Selfmade Radio

9.6.05

Ggggg...all...up Mjaft!

9 qershor 2005, Tirana, - Une Gallup, ti Gallup, ai Gallup. Ne te gjithe jemi Gallup. Por nuk mendoi keshtu, nena e te gjithe Gallupave, qe i akuzon femijet e vet per mungese pavaresie dhe qe kerkojne te perfitojne ne kurriz te saj.

"Kam punuar nje jete te tere me kete emer, e tani vijne e ma keqperdorin djersen si mbas qejfit. Gjeni identitetin tuaj, gjeni emrin tuaj dhe bejeni ate te madh si i imi, po qete te zote!" - ju tha ajo e revoltuar femijeve.

Vetem se femijet e kane te veshtire te gjejne rrugen e tyre ne xhunglen e madhe te jetes. Dhe, pikerisht nena e tyre i le vetem ne kete xhungle perballe egersirash shume te rrezikshme qe edhe mund te te hane.

"Edhe ne punojme shume, shume me teper se nena jone, por nuk eshte e lehte, nuk eshte aspak e lehte, - tha Gallupi Bullgar nga nje hotel ne Tirane, - nuk na shikojne cilesine e punes por emrin. E kush te pyet per punen. E kur nuk na pyesin per punen, ne ju tregojme emrin, se karta te tjera s'kemi ne dore. Dhe atehere kur emri te hap dyert e punes, nena jote te fut thiken mbas kurrizit. Njerka thuaj, njerka!"

Gallupi kunder Gallupit. Kramer kunder Kramer. Ky nuk eshte rasti i pare dhe nuk do te jete as i fundit. Keshtu e ka jeta! Mjaft!

jotja
Selfmaderadio

Zgjedhje te lageshta

9 qershor 2005, Tirana - Zgjedhjet po afrojne e bashke me to edhe ethet. Kush do fitoje? Si do i fitoje zgjedhjet?

"Pa hile dhe pa rremuje, - ka dhene ultimatumin EU, - keto jane zgjedhje sprove, ky eshte shansi juaj, e fitoni ose e humbisni".

"Ne jemi ne gjendje te zhvillojme zgjedhjet ne menyre paqesore," - bertasin te dyja partite.

Paqesore? Tensioni politik filloi ne Sarande dite me pare, kur shoferi i njerit kandidat ja futi me berryl kanditatit konkurrent.

"Nuk isha une, - tha kandidati i shoferit, - dhe shoferi im nuk ja futi me berryl po sa e largoi pak me dore se na kishte zene rrugen."

"Shyqyr qe nuk nxorri pistoleten, - komentoi nje grua plake qe qelloi te kalonte aty pari ne ate moment qe ndodhi aksidenti, - se do e kishte vrare.

"C'a pistolete, mo, se lat' nam lat', ku e gjeta pistoleten une, - komentoi shoferi per Selfmaderadion, - thoni shyqyr qe nuk e kishte marre kandidati pistoleten me vete ate dite se ja kisha treguar une te gjitha genjeshtrat e demokratikes nje e nga nje atij palacos.

Qeveria ne Tirane, shpesh e akuzuar per ngathtesi ne marrje vendimesh, reagoi kete here brenda minutes. Te hiqen te gjitha pistoletat nga qarkullimi dhe te zevendesohen ato me pistoleta me uje. Pistoleta me uje? Me sy te zgurdulluar ju drejtuam analistit tone JAB per t'u sqaruar:

"Zgjidhje inteligjente, - komentoi JAB shkurt, - kur t'ja fusin njeri-tjetrit me vershkulla uji ndodhin dy fenomene qe ne menyre shtuese plotesojne njera-tjetren dhe kushtin e paqes qe na kerkojne evropianet e bashkuar. Fenomeni i pare, kur qellojne me pistoleta dhe simulojne vrasjen e kundershtarit, kandidatet nxjerrin dufin perjashta nuk e mbajne brenda dhe kjo eshte gje shume e mire sepse i qeteson ata psiqikisht dhe gezon edhe EU sepse kandidati nuk vritet. Fenomeni i dyte, uji i pistoletes, sidomos po te jete i frigoriferit, te fashit zjarrmin e madh e te sjell ne terezi. Por me e rendesishmja, me gjithe ate uje qe derdhet do vaditen edhe tokat e thara, uji do avulloje, do te kondesohet e do te sjelli shi. E shiu do na freskoje e vadite te gjitheve. Do kemi vere artificialisht te lagesht, e thone pastaj qe qeveria nuk kujdeset per popullin."