Tek gazeta Shekulli, 17.11.2011, hasa këtë letër publike, titulluar "Letër zotit Lanksch", shkruar nga Bardhyl Demiraj, drejtues i katedres se albanologjise ne Universitetin e Münichut. Eshtë një letër që më irriton, jo vetëm për gjuhën e tonin e përdorur, por edhe për përmbajtjen e varfër, për mungesën e argumentimit, për frymën gjykuese, lincuese të saj. Letra tenton t'i përgjigjet një komenti sqarues me titull "Për raportin Camaj-Kadare", që z. Hans-Joachim Lanksch kishte botuar një ditë më parë në të njëjtën gazetë, sqarim në të cilin ai përpiqej të evidonte një pasaktësi në rrëfimet e Helena Kadaresë në librin e saj të kujtimeve "Kohë e pamjaftueshme", lidhur me marëdhëniet Camaj-Kadare përshkruar në këtë libër. Midis të tjerash më irritoi ky paragraf në letrën e cituar :"A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes, or Hans i mjerë!: kujt i intereson dhe sa i shërben vërtet së vërtetës ajo e vërtetë, të cilën ty të gënjen vërtet mendja se po e nxjerr vërtet në dritë të vërtetë? E akoma më keq: a është interesuar vërtet në Gjermani a në Munih, pikërisht aty ku jeton ti vërtet, ndonjë gjerman i vërtetë që të njohë atë të vërtetë që trumbeton ti?"
Pyetje që më lindën gjatë dhe pas leximit të kësaj letre:
- Si është e mundur që një edukator (!) i brezit të ri, edukator i elitave të së ardhmes të quajë mjeran dikë që i intereson e vërteta? Të përbuzë të vërtetën?
- Cfarë u edukon ky edukator studentëve të tij? Gjënjeshtrën? Të gënjejnë? Të ndërtojnë imazhe gënjeshtare?
- Cfarë u mëson ky edukator studentëve të tij? U mëson që përpara ligjit dhe të vërtetës nuk jemi njësoj, sepse ai që ka më shumë reputacion shoqëror, më shumë pushtet nuk duhet t’u bindet normave morale dhe kontratës së përbashkët të legjitimuar në kushtetutë?
- A tregon të vërtetën ky individ-akademik në punimet e tij shkencore?
- Cfarë po kundërargumenton ky profesor? Ky akademik? Cilin nga faktet e sjella nga z. Lanksch, në komentin sqarues "Për raportin Camaj-Kadare" po vë në dyshim, cilës prej tyre po i kundërsjell fakte të tjera, nga burime të tjera?
- Po e quajmë profesor dhe akademik, por si mund ta quajme intelektual dikë që nuk kërkon të vërtetën, por kërkon ta varrosë atë? Si mund ta quajmë intelektual dikë që vret publikisht (sepse kjo letër nuk është ftesë për debat; ështe gjykim/fletërrufe publike) dikë që mëton të operojë me të vërtetën?
20.11.11
Pyetje
Labels: Opinione
20.10.11
Albania in Transition/Shqipëria në Tranzicion
Skanderbegsquare 1991
© Hans Peter Jost
Berat 2010
© Hans Peter Jost
Bäckerei in Tirana, 1992
© Hans Peter JostHans Peter Jost | Albania in Transition 1991–
“In the course of time a patina develops over the past. Although engraved in the memory, it becomes increasingly fragmented and blurred”, writes Fatos Lubonja in the introduction to the book Albania in Transition 1991, – which appeared in September published by the Swiss Benteli Verlag. Fatos Lubonja was a political prisoner of the regime for almost two decades, today the journalist and writer is one of the few critical observers of his country.
He continues, “But when I looked at Hans Peter Jost’s photographs of the unforgettable early 1990s, the memories swam powerfully to the surface. Memories of the social instability of these years, the lack of orientation and the fear, but also the immense joy and hope which began to spread after half a century of isolation under the communist regime in Albania.” This commentary accurately describes the work of Hans Peter Jost who in his book about Albania once again presents the results of a long-term project. “He does not allow us to wallow long in nostalgia, does not just satisfy our curiosity about history but confronts us with the reality that we have created in the last 20 years.”
The photographer allowed himself the time to structure the complexity of the subject portrayed and to describe more precisely the themes presented. He is characterized by an uncompromising discipline in researching and implementing his work, by the respect and high degree of sensitivity shown his dealings with individuals and at the same time irreverence and a distanced irony towards institutions and conventions.
Through this approach he manages to make his carefully chosen pictures, which were taken over a period of two decades, into symbols of Albania’s social transformation.
____________________________________________________
Tirana Express: Hans Peter Jost | Albania in Transition 1991 -
October 22 - November 6 2011Opening: Saturday, October 22, 2011, 8 pm
Tirana Ekspres
Rr.Karl Gega, Ish-Blloku i Magazinave, Nr 12, Tirana
+ 355 69 5456188
tiranaekspres@gmail.com
tiranaekspres.wordpress.com
Opening hours: Mon-Sat 12 am - 10 pm
25.8.11
Për hir të veprës, vetes dhe lexuesit
Lexova së fundi një libër të Dürrenmattit, "Premtimi" (në origjinal, Das Versprechen"). Eshtë një libër i njohur i tij, i filmuar (realizuar shumë mirë) edhe nga Sean Penn para disa vitesh, nën titullin "The pleadge". Nuk e kam lexuar librin në origjinal dhe subjektin e tij e njihja nga filmi i sipërpërmendur. Pra, librin e lexova pas filmit dhe jo nga origjinali, por nga përkthimi në shqip. Përkthyesi i librit është Ardian Klosi, i cili këtë herë nuk e ka shkruar emrin e tij në kapak të librit, duke ja lënë këtë nder vetëm Dürrenmattit; koston e përkthimit të "Premtimit" e ka mbuluar "traduki", kurse koston e botimit "Prohelvetia" (po i përmend faktet e kostos se m'u duk kuriozitet që mbulimi i kostos së botimit të librave të një shtëpie botuese të bëhet nga fondacione dhe jo nga vetë shtëpia botuese, në këtë rast, K&B. A është edhe vetë shtëpia botuese, në një rast të tillë, një lloj fondacioni, me një mision të caktuar kulturor, por pa qëllime fitimi?).
Klosi është munduar të bëjë diçka të re, më duket mua, të fusë një traditë të re, atë të ilustrimit. Them e re, e mbase gabohem, sepse nuk më kujtohet që në rininë time, apo për kohën që kam jetuar e jetoj në realitetin shqiptar, që librat artistike që kam lexuar të kenë pasur ilustrime me skica vizatimore (ato për fëmije, po). Ilustrimi i librave artistike me vizatime është një traditë që e kam hasur në realitetin gjerman të librave për të rinj të viteve 1950-1960, kurse sot ndeshet rrallë.
Klosi është munduar të bëjë diçka të re, më duket mua, të fusë një traditë të re, atë të ilustrimit. Them e re, e mbase gabohem, sepse nuk më kujtohet që në rininë time, apo për kohën që kam jetuar e jetoj në realitetin shqiptar, që librat artistike që kam lexuar të kenë pasur ilustrime me skica vizatimore (ato për fëmije, po). Ilustrimi i librave artistike me vizatime është një traditë që e kam hasur në realitetin gjerman të librave për të rinj të viteve 1950-1960, kurse sot ndeshet rrallë.
Dürrenmatti vetë ka pikturuar, dhe jo keq, e megjithatë, romanet e tij, me sa di, nuk i ka ilustruar me vizatime, edhe pse thuhet që skicimin e ngjarjeve ai fillimisht e bënte në formën e vizatimeve përpara se ta hidhte në makinën shtypëse në gërma. Kush e ka ilustruar atëherë përkthimin e Dürrenmattit në shqip? Gëzim Qendro. Përse jo, xhanëm? - mendova! Mbase Klosi e ka parë një botim të tillë të Dürrenmattit si një mundësi për ta bërë më tërheqës, më të prekshëm për të rinjtë, për ta ofruar të riun tek libri. E mbase jo vetëm të riun, edhe më gjerë. Si një vlerësues i letërsisë së Dürrenmattit dhe letërsisë në përgjithësi, nuk mund të them asgjë, përveçse të duartrokas një qëllim të tillë dhe çdo përpjekje që krijon lexues.
Klosi nuk është përkthyes i keq dhe leximi rrjedh. Merita më e madhe e tij më duket përpjekja për të futur në përdorim fjalë të reja, për të rifutur në përdorim fjalë të harruara, apo dialektizma. Por, për herë të dytë, pas edhe leximit të „Skënderbeut“ të Oliver Schmittit, të përkthyer po nga Klosi (këtë herë me emrin e tij në kapak, poshtë atij të Schmittit), konstatoj se librat që Klosi përkthen dhe i boton vetë kanë shumë gabime ortografike, në mënyrë të pafalshme shumë; ka konstrukte që nuk janë formuluar mirë në shqip, ka lapsuse. Që Klosit si përkthyes mund t'i ndodhin këto gjëra nuk më cudit, i ndodh mbase cdo përkthyesi, dhe ca më tepër kur ai është nën presionin e kohëse dhe mbase edhe të lekut. Ajo që më cudit është kur puna e përkthyesit nuk redaktohet e as nuk korrektohet. Si ndodh që një shtëpi botuese nuk i korrekton dhe redakton librat që boton? Si reagon përkthyesi ndaj një neglizhence të tillë? Vetëm se, përgjigja e këtyre pyetjeve bëhet e sikletshme kur konstaton se përkthyesi është edhe botuesi. Në fund të leximit të „Premtimit“ rimendova atë që kisha menduar pasi mbarova „Skënderbeun“: Shtëpia botuese K&B ka nevojë urgjente të punësojë një korrektor dhe një redaktor, për t'i bërë nder autorëve që përkthen (Dürrenmattit dhe Schmitt, të paktën), vetes dhe lexuesit, e sidomos të rinjve, lexuesve të së ardhmes (në fakt, mësuesja e letërsisë që ju sygjeron „Premtimin“ si lexim nxënësve të saj, duhet t’ju kërkojë të gjejnë edhe gabimet ortografike. Në një ton më ironik: kjo mund të jetë një rrugë efektive për të mësuar drejtshkrimin më të mirë të gjuhës shqipe nëpër shkolla!).
Por! Mbi të gjitha!
Problematike janë ilustrimet e Qendros. Historia e librit „Premtimi“ ngrihet mbi vrasjen e një fëmije, një vajze të vogël 7 vjeçare. Gjasat duken që „në lojë“ të jetë një kriminel serial, pra, dikush që në intervale kohe të ndryshme përsërit të njëjtin krim, vret një vajzë rreth 7 vjec. Të gjitha janë bionde, me dy gërsheta të gjata dhe veshin fustan të kuq. Skena e krimit paraqitet gjithashtu e ngjashme në të gjitha vrasjet e serisë: vajzat gjenden në pyll (lokalitete të ndryshme), të zhveshura – fustani i kuq hedhur mënjanë - dhe të copëtuara me një brisk të madh rroje. Vrasësi nuk lë pothuajse asnjë gjurmë (përvecse viktimës). Nuk ka praktikisht asnjë dëshmitar. E vetmja shenjë, gjurmë, është një vizatim, një vizatim që vajza e vrarë në krye të historisë së „Premtimit“ ka bërë një javë para se të vritej dhe që gjendet e varur në murin e klasës së bashku me vizatimet e fëmijëve të tjerë. I gjithë skenari i investigimit ndërtohet mbi këtë vizatim, mbi figurat-simbole të vizatuara nga vajza e vogël.
Por! Mbi të gjitha!
Problematike janë ilustrimet e Qendros. Historia e librit „Premtimi“ ngrihet mbi vrasjen e një fëmije, një vajze të vogël 7 vjeçare. Gjasat duken që „në lojë“ të jetë një kriminel serial, pra, dikush që në intervale kohe të ndryshme përsërit të njëjtin krim, vret një vajzë rreth 7 vjec. Të gjitha janë bionde, me dy gërsheta të gjata dhe veshin fustan të kuq. Skena e krimit paraqitet gjithashtu e ngjashme në të gjitha vrasjet e serisë: vajzat gjenden në pyll (lokalitete të ndryshme), të zhveshura – fustani i kuq hedhur mënjanë - dhe të copëtuara me një brisk të madh rroje. Vrasësi nuk lë pothuajse asnjë gjurmë (përvecse viktimës). Nuk ka praktikisht asnjë dëshmitar. E vetmja shenjë, gjurmë, është një vizatim, një vizatim që vajza e vrarë në krye të historisë së „Premtimit“ ka bërë një javë para se të vritej dhe që gjendet e varur në murin e klasës së bashku me vizatimet e fëmijëve të tjerë. I gjithë skenari i investigimit ndërtohet mbi këtë vizatim, mbi figurat-simbole të vizatuara nga vajza e vogël.
Edhe ky vizatim vjen „i riprodhuar“ nga Qendro në librin e përkthyer dhe botuar nga Klosi - mbase me synimin për ta bërë lexuesin e ri shqiptar të ndihet në rolin e komisarit të policisë, të mendojë e të ndjejë me të. Mirëpo Qendro (dhe gjykojeni edhe vetë nga fotografimet që po sjell, këqyrni vizatimin e fëmijës sipas Qendros dhe lexoni në paralel përshkrimin e vizatimit sipas Dürrenmattit, shënjuar me shigjetë të kuqe) nuk e respekton tekstin e librit, dhe sjell një vizatim që, në fakt, është zbrazur nga një pjesë e simboleve që, tek e fundit, janë përcaktues në vetë ndërtimin e plotit të romanit, vizatim që në thelb nuk inspiron për asgjë e që, thjesht, do ta kishte lënë botën letrare pa „Premtimin“, të paktën, pa këtë „Premtim“. Lind pyetja, çfarë roli, për çfarë shërben atëherë një ilustrim, nëse ai nuk është në koherencë me historinë që tregohet në roman? Dhe përsëri: Nëse shtëpia botuese do të kishte redaktuar librin, ndoshta, gabimet e ilustrimeve të Qendros, ashtu si edhe ato të përkthyesit, mund të ishin mënjanuar.
Eshtë e lavdërueshme përpjekja për të sjelle letërsi cilësore në Shqipëri. Veçse, këto përpjekje duhen kombinuar edhe me përpjekjen për përgjegjësi ndaj veprës, dhe këtu rreshtohen jo vetëm cilësia e përkthimit, por edhe respektimi i vërtetësisë së ngjarjes dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe. Nëse veprat nuk vijnë me një drejtshkrim korrekt, nëse nuk respektohet ngjarja e autorit në ilustrime – atëhere kjo nuk bën asgjë përveçse saboton vetë qëllimin e përkthyesve dhe të shtëpive botuese për të ftuar lexuesin tek libri i mirë e për të krijuar tradita të reja leximi. Që një papërgjegjësi e tillë konstatohet tek dy individë të artikuluar të kulturës shqiptare është zhgënjyese.
Labels: Bota e librave, Opinione
5.1.11
Manipulimi mediatik - Media në shërbim të politikës (Update)
Para dy ditësh raportova në blog një rast ekstrem (por të zakonshëm për realitetin shqiptar) të manipulimit të publikut nga ana e mediave. Artikullin e historianit Daniel Ursprung, botuar në NNZ, me titullin ""Albaniens blockierte Aufarbeitung der Geschichte", gazeta Tema online e kishte botuar të përkthyer vetëm dicka më shumë se gjysma, nën titullin abuziv "Berisha, simbol i vazhdimit të nomeklaturës komuniste" dhe ilustruar me një fotografi të Berishës duke u argëtuar në varkë me familjarët e Enver Hoxhës.
Mbas reagimit tim, gazeta Tema e hoqi artikullin nga linja dhe e rifuti më pas me titullin korrekt të origjinalit dhe me një foto ilustruese që i pershtatej temës së artikullit të Daniel Ursprung, temës së (mos)përballjes së Shqiperisë me të kaluarën komuniste, të abuzimit të anti-komunizmit për gjueti shtrigash, të përdorimit të retorikës antikomuniste në luftën politike.
Sot konstatoj, se një ditë më vonë, të njëjtin artikull si Tema dhe me titullin "Shqiperia, Berisha dhe Komunizmi" e ka botuar edhe Shekulli, duke e multiplifikuar manipulimin fillestar të Temes. Në fakt, Ursprung nuk analizon rolin specifik të Berishës në raportin e Shqipërisë me Kominizmin, sic sygjeron gazeta Shekulli (dhe para saj Tema): por bën një përmbledhje të situatës që paraqitet sot në Shqipëri, raportin e elitave të sotme si elita vazhduese të komunizmit përkundrejt të kaluarës komuniste, dhe përkeqësimin e abuzimit me antikomunizmin prej Berishës (fjala kyce: Ligji i lustracionit). Rasti që po raportoj, rasti konkret i abuzimit dhe manipulimit me artikullin e Ursprung, na tregon se abuzimi me antikomunizmin, manipulimi si kulturë, nuk është vetëm i Berishës por shtrihet më gjerë, edhe tek gazetarët militantë të Gazetës Tema dhe Shekulli (për hir të së vërtetës, jo vetëm këta, por meqë këta janë përfshirë në rastin konkret po ngelem ketu).
Në fakt, nuk duhet të cudisë ky fakt, sepse sipas një tradite të gjatë, materiale e autorë riqarkullohen mes gazetash të ndryshme, duke e përdorur njëri-tjetrin si altoparlantë, që në mënyrë të seleksionuar i mëshojnë një realiteti apo tjetri, duke krijuar mbi të gjitha realitete virtuale, që jo vetëm i shërbejnë manipulimit të lexuesit, por edhe që synojnë ta bëjnë këtë lexues t'u shërbejë realiteteve virtuale (e mbi të gjitha qëllimeve politike), të krijuara nga media që përdorin cdo lloj mjeti që justifikon fitimin e lojës politike.
________________________________________________________________________
Numri i sotëm i së përditshmes zviceriane në gjuhën gjermane, "Neue Zürcher Zeitung" (NZZ), hapet në faqen e parë me njoftimin për artikullin e Daniel Ursprung; një analizë e gjatë që mbush plot pesë kolonat e faqes shtatë. Eshtë një artikull i mirë, që analizon (mos)përballjen e Shqipërisë me të kaluarën e saj, shkruar nga një studiues që e njeh mirë situatën e vendeve ish-komuniste të lindjes. Artikulli në origjinal titullohet: "Albaniens blockierte Aufarbeitung der Geschichte" ("Përpunimi i historisë në Shqipëri një proces i bllokuar" përkthimi i lirë i smr) dhe shoqërohet me fotografinë historike të rënies së bustit të Enver Hoxhës, si dhe me një fotografi të tre bunkerëve në det. Artikullin e gjeta të përkthyer po sot në shtypin shqiptar, tek gazeta Tema online. Por, për cudinë dhe irritimin tim, artikulli mban tani në shqip titullin: "Berisha, simbol i vazhdimit të nomeklaturës komuniste", - edhe pse autori, Ursprung, flet për vazhdimësi elitash dhe këtu përfshin edhe Berishën, por jo vetëm atë - dhe shoqërohet me një foto të Berishës në varkë me familjarët e Hoxhës.Jo vetëm kaq, por dy nëntitujt, "Harte Repression" dhe "Opfer ohne Täter", që bëjnë gati 2/5 e artikullit, nuk janë përkthyer fare, mbase sepse në këtë pjesë nuk përmendet më Berisha dhe këtu mbaron funksioni i artikullit të Ursprung për gazetën "Tema". Manipulimi i artikullit të Ursprung, përdorimi i autorit dhe autoritetit të të huajit për qëllime politike lokale, është një akt i turpshëm (jo i pari dhe as i fundit në tregun e paturpshëm të medias dhe politikës shqiptare). Ironikisht, Baze dhe gazeta e tij shndërrohen në një ilustrim konkret të asaj që Ursprung përmend në artikull, se "Retorika anti-komuniste shërbeu më shumë si një gjueti shtrigash në luftën për pushtet." dhe se "Hapësira e lirisë intelektuale është në varësi të politikës". Për ata që kuptojnë gjermanisht, këshillohet leximi direkt nga linku i mësipërm i NZZ. Më poshtë është artikulli i cunguar dhe me funksion/identitet të ndryshuar, me foton dhe titullin e seleksionuar nga gazeta "Tema".________________________________________________
Berisha, simbol i vazhdimit të nomenklaturës komuniste
Gazeta Tema
Nga Daniel UrsprungNeue Zürcher ZeitungAsnjë vend tjetër në Europën Lindore nuk ka kaq shumë monumente, ndoshta edhe të pavullnetshme, që të kujtojnë sundimin komunist si në Shqipëri.Të shpërndarë në të gjithë vendin janë qindra e mijëra bunkerë betoni, simbole të heshtura të një varianti represiv të pushtetit komunist në Europë.Bunkeri, që do mbronte Shqipërinë e qeverisur me grusht të hekurt nga viti 1944 deri në vitin 1985 nga Enver Hoxha, është simbol i karakterit unik të regjimit, që me anë të vetë-izolimit kërkonte ta mbante vendin si bastioni i fundit i stalinizmit në Europë.Njëzet vite pas ndryshimeve politike, që kulmuan në dhjetor të vitit 1990 me heqjen dorë të Partisë së Punës nga monopoli politik në vend, statujat e Stalinit e Enverit janë zhdukur, por përpunimi i të kaluarës nuk ka nisur ende.“Lustracioni” i politizuarNë asnjë vend tjetër të Europës Lindore nuk ekzistojnë kaq pak studime serioze në lidhje me periudhën e socializmit si në Shqipëri- nuk ka asnjë biografi kritike ndaj Enver Hoxhës, edhe pse asnjë drejtues tjetër komunist nuk e ka dominuar për kaq gjatë e në mënyrë kaq intensive fatin e vendit të tij.Krahas raporteve të publikuara në media, në tregun e librave ka vetëm dokumente e kujtime të viktimave të komunizmit, por edhe të anëtarëve të nomenklaturës- përfshi këtu edhe përligjet e anëtarëve të familjes së Enver Hoxhës dhe kujtimet e jetës së pasuesit të tij, Ramiz Alia.Akademia e shpërndarë në vitin 2008 gjithashtu nuk ka asnjë rivlerësim kritik të regjimit komunist. Arsyet e këtij dështimi janë të ndryshme dhe duhen kërkuar kryesisht në situatën specifike të tranzicionit shqiptar.Tranzicioni në Shqipëri është shënuar nga konfrontimi tejet i personalizuar mes dy kampeve politike të papajtueshme me njëri- tjetrin, demokratët e Sali Berishës në një anë dhe komunistët e kthyer në socialistë.Partia Demokratike e Sali Berishës, e ardhur në pushtet në vitin 1992, udhëhoqi një betejë të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politikë me pretekstin e anti- komunizmit. Ligji i parë i “lustracionit” u miratua në vitin 1993, të tjerë e pasuan atë.Retorika anti-komuniste shërbeu më shumë si një gjueti shtrigash në luftën për pushtet. Kjo çoi në një destabilizim të rrezikshëm të institucioneve shtetërore, aparati burokratik u ndryshua për arsye politike dhe u mbush me njerëz pa përvojë, por besnikë të partisë.Korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe përfundimisht rrëzimi i të ashtuquajturave skema piramidale, të cilat i kishin premtuar popullit shumim të jashtëzakonshëm të kursimeve të tyre, sollën zemërimin e verbër të popullit ndaj institucionet shtetërore.Vazhdimësia e elitaveTrazirat e rënda të vitit 1997 e kthyen procesin e tranzicionit disa vite mbrapa. Ideja e përpunimit të të kaluarës ishte diskretituar rëndë nga interesat personale të Berishës, ndaj socialistët nuk e ndoqën këtë gjë derisa ishin në pushtet.Me rikthimin e Berishës në pushtet në vitin 2005, ligjet e “lustracionit” u kthyen si një armë në betejën kundër opozitës.Në fund të vitit 2008, parlamenti miratoi një ligj “lustracioni”, të kritikuar ashpër jashtë vendit dhe të rrëzuar më vonë si anti-ligjor nga Gjykata Kushtetuese. Ky ligj hapte një gjueti shtrigash të motivuar ndaj të gjithë nëpunësve.Në këtë mënyrë përpunimi i të kaluarës komuniste ishte bërë një çështje e politizuar, një mjet për betejën politike.Përveç kësaj, Shqipëria është një vend i vogël dhe i ri, që nuk ka traditë intelektuale përpara periudhës së socializmit. Universiteti i parë në vend është themeluar në vitin 1957, Akademia e Shkencave në vitin 1972, Muzeu Kombëtar i Historisë në vitin 1981.Në një vend që numëron rreth tre milionë banorë, elita është e vogël dhe në marrëdhënie shumë të ngushtë farefisnore e patronazhi.Hapësira e lirisë intelektuale është në varësi të politikës, çka e bën shumë të vështirë që studimet historike bashkëkohore të kërcënojnë reputacionin e njerëzve me ndikim në aparatin komunist.Se sa e fortë është vazhdimësia e elitës komuniste, këtë e tregon shembulli i shefit të qeverisë, Sali Berisha, retorika anti- komuniste e të cilit është në kontrast me të kaluarën e tij në nomenklaturë, si pjesë e ekipit të mjekëve të Enver Hoxhës.Figura përfaqësuese e shqiptarëve në Perëndim, shkrimtari Ismail Kadare, nuk është një Vaclav Havel i Shqiëprisë, por i ka lejuar vetes të monopolizohet nga regjimi.Problemi në Shqipëri është se elita e saj praktikisht është produkt i kohës së Hoxhës.SHENIM: Daniel Ursprung është bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Zyrihut. Shkrimin e plotë do e lexoni në gazetën Tema, versioni i printuar
Subscribe to:
Posts (Atom)