29.8.06

Jete Plazhi - Nje reportazh (pjesa e pare)

Si cdo vit, edhe kete here, per pushimet e veres mora avionin dhe ju drejtova Shqiperise. Ishte qershor dhe ndersa ne Durres sezoni i plazhit kishte nisur qe ne maj, ne atdheun tim te ri mbizoteronte akoma dimri. Si cdo here, kur nisem per ne Shqiperi me kapin emocionet dhe kujtimet e femijerise. Me kujtohen pushimet e gjata verore ne Durres, dielli i nxehte, rera qe na pervelonte shputat e kembeve, deti i ngrohte qe e shperbente diellin ne siperfaqen e tij ne mijera xixa, pushimi i drekes dhe menyte plazhore te mamase: sallata me domate, qepe e kastraveca, sallata e specave te pjekura, patatet e skuqura, pula me pure patatesh, turlia me bamje dhe mashurka, pjeshkat dhe shalqini. Nuk i rezistoj dot tundimit, edhe kur kujtoj qe vitin e kaluar jam betuar te mos kthehem perseri. Nuk i rezistoj tundimit as kur shoh sa e shtrenjte eshte bileta. Nostalgjia eshte nje gracke perpara se ciles ndihem e pafuqishme.

Prinderit e mi sikletosen pafund me cdo vizite time. Si te me kenaqin? Kete here kane marre me qera nje apartament ne nje kompleks ekskluziv, diku ne Durres. Eshte nga me te mirat, me thone, do ta shohesh, do kenaqesh. Apartamenti eshte ne te vertete nje dhome me nje aneks, qe perdoret per gatuar, dhe te cilen duhet ta ndajme se katershi. Nuk ankohem. Me pelqejne aventurat dhe i dua prinderit e mi. Apartamenti nuk me duket i keq, eshte plot drite, i larte, dhe kompleksi ne te cilen ndodhet eshte impresionues. Jo sepse eshte i bukur, por sepse eshte bere i tille qe t'u sherbeje banoreve te tij sa me mire. Brenda tij ka nje dyqan dhe nje klub. Ka nje kopesht te gjelberuar, te mbajtur shume mire ku mbizoteron pasterti absolute. Kompleksi eshte i izoluar nga bota e jashtme me nje dere hekuri dhe nuk lejon asnje makine, por as edhe nje njeri qe nuk ka te beje me kompleksin dhe banoret e tij, te hyje brenda. Ideale per femijet qe luajne pa asnje kokecarje perjashta, por edhe per te rritur qe nuk ju duhet te mbushen me tymrat e pista te tyre. Njerezit e paket qe kane zgjedhur te vijne ne qershor ne plazh, jane te sjellshem dhe i flasin njeri-tjetrit teksa kalojne kohen neper stolat e kopshtit. Mbizoteron qetesia!

I bej nje inspektim te shpejte apartamentit dhe me bien ne sy detaje te cilat nuk mundesha te mos t'i fotografoja. Kaska e deres se banjos nuk ishte e puthitur per muri, llampa ishte instaluar nxitimthi dhe e lene ashtu e varur ne nje vrime te hapur muri, kabllo te futura si mos me keq ne mur. Mendon investimin e madh qe eshte bere aty dhe fillon te cuditesh se perse harrohen detajet. A thua detajet nuk jane te rendesishme apo, ne Shqiperi, mungon kultura e detajit? Por, si gjithmone, me perjashtimin tim, gjera te tilla duket se nuk shqetesojne asnjenjeri.




Edhe pse fryn pak ere, dita eshte e bukur, keshtu qe behemi gati te dalim ne rere. Kompleksi eshte rreth 150-200m larg detit dhe, dikur, midis tij dhe detit ishte pylli i pishave me eren e tij te mire. Tani pylli eshte zvogeluar shume dhe midis kompleksit dhe detit ka me shume godina, shumica te paperfunduara, se sa peme. Kur te perfundojne keto godina e te jene mbushur me njerez, dendesia e popullsise ketu do te jete sa ajo e Bombeit dhe qetesia do te jete nje enderr e parealizueshme. Por, edhe pse per momentin ketu ka shume pak njerez, jashte kompleksit, ne nje qoshe te tij, ngrihet nje mal i madh me plehra. Te gjithe banoret VIPa te kompleksit ekskluziv i marrin plehrat nga shtepia dhe ndertojne kete malin kuterbues, banoret permanent te te cilit, pula, mace, qen, zogj dhe minj jetojne ne harmoni te plote. Marrim rrugen per tek deti duke mbyllur hunden, per t'i shpetuar kuterbimit te plehrave dhe herepashere mbyllim edhe syte per te mos pare shemtine qe po i behet asaj qe dikur, jo shume larg, deri ne 1998, ishte krenaria jone: plazhi dhe pylli i pishave. Arrijme tek vendi yne i plazhit dhe une e le veten te dehem nga era e detit. Me kishte munguar. Shume. Mbyll syte, zbraz trurin nga cdo lloj mendimi dhe harrohem ne pafundesine e hicit. Deti, ky krijim i mrekullueshem i natyres.

Kur permendem, vendos te bej nje shetitje gjate bregut, si dikur. Me bie ne sy qe plazhi eshte ndare ne parcela-parcela, si ne Ligurie. Cdo parcele ka pronarin e saj dhe identitetin e saj: cadra dhe karrige me nje ngjyre tipike per kete parcele. Kjo con qe plazhi te mbizetoroje nga nje larmi ngjyrash. Disa parcela jane ne funksionim te plote, disa sapo kane filluar te shrijne linjat e karrigeve dhe cadrave. Njerezit punojne me perkushtim dhe perpiqen, per cudine time, te jene te persosur ne detale. Linjat percaktohen me spango dhe karrigia nuk leviz nje milimeter nga linja. Po keshtu edhe cadrat. Pronaret e parcelave jane treguar te kujdesshem qe te ofrojne dhe argetime. Ka kende lodrash per femije por edhe anije lundruese me pedale.






Copyright Selfmaderadio