31.8.06

Blog Day 2006

Ne kete blogday Selfmaderadio sygjeron keto 5 blogje:

New York hack
Blogu i nje vajze qe pasi humbet punen si gazetare vendos te nderroje profesion e te behet nje taksiste ne New York. Ne blog ajo pershkruan aventurat e punes se saj, njerezit dhe qytetin me nje gjuhe te thjeshte e te bukur.

Baghdat burning
Perseri nje femer. Por kete here shkruan nga Baghdati. Ne blogun e saj lexuesi njihet me jeten e perditshme ne nje qytet ne gjendje lufte si Baghdati. Dhe cdo dite qe vjen njeriu pyet: a eshte shkruesja akoma gjalle sot? Fitues i disa cmimeve nderkombetare.

Scanblog
Ky eshte blog i nje zvicerani apo zviceraneje qe ka nje ide shume te cuditshme: scanon ne scanner cdo gje qe i bie ne dore. Pamjet qe dalin nga scanimi jane ose shume kurioze, ose jashtezakonisht estetike.

How to write screenplays. Badly
Nje nga blogjet me me humor ne internet. Ai qe nuk arrin te qeshi dhe te mbaje barkun me dore nga komentet shume inteligjente te autorit, duhet patjeter te beje nje kontrol.

Blogjam
Nje anglez i vertete. Me te gjitha atributet. Kaq! Ata qe duan te lexojne me shume ne kete stil mund t'i drejtohen edhe blogut tjeter anglez Scary duck. Not scary! Not a duck!

29.8.06

Jete Plazhi - Nje reportazh (pjesa e pare)

Si cdo vit, edhe kete here, per pushimet e veres mora avionin dhe ju drejtova Shqiperise. Ishte qershor dhe ndersa ne Durres sezoni i plazhit kishte nisur qe ne maj, ne atdheun tim te ri mbizoteronte akoma dimri. Si cdo here, kur nisem per ne Shqiperi me kapin emocionet dhe kujtimet e femijerise. Me kujtohen pushimet e gjata verore ne Durres, dielli i nxehte, rera qe na pervelonte shputat e kembeve, deti i ngrohte qe e shperbente diellin ne siperfaqen e tij ne mijera xixa, pushimi i drekes dhe menyte plazhore te mamase: sallata me domate, qepe e kastraveca, sallata e specave te pjekura, patatet e skuqura, pula me pure patatesh, turlia me bamje dhe mashurka, pjeshkat dhe shalqini. Nuk i rezistoj dot tundimit, edhe kur kujtoj qe vitin e kaluar jam betuar te mos kthehem perseri. Nuk i rezistoj tundimit as kur shoh sa e shtrenjte eshte bileta. Nostalgjia eshte nje gracke perpara se ciles ndihem e pafuqishme.

Prinderit e mi sikletosen pafund me cdo vizite time. Si te me kenaqin? Kete here kane marre me qera nje apartament ne nje kompleks ekskluziv, diku ne Durres. Eshte nga me te mirat, me thone, do ta shohesh, do kenaqesh. Apartamenti eshte ne te vertete nje dhome me nje aneks, qe perdoret per gatuar, dhe te cilen duhet ta ndajme se katershi. Nuk ankohem. Me pelqejne aventurat dhe i dua prinderit e mi. Apartamenti nuk me duket i keq, eshte plot drite, i larte, dhe kompleksi ne te cilen ndodhet eshte impresionues. Jo sepse eshte i bukur, por sepse eshte bere i tille qe t'u sherbeje banoreve te tij sa me mire. Brenda tij ka nje dyqan dhe nje klub. Ka nje kopesht te gjelberuar, te mbajtur shume mire ku mbizoteron pasterti absolute. Kompleksi eshte i izoluar nga bota e jashtme me nje dere hekuri dhe nuk lejon asnje makine, por as edhe nje njeri qe nuk ka te beje me kompleksin dhe banoret e tij, te hyje brenda. Ideale per femijet qe luajne pa asnje kokecarje perjashta, por edhe per te rritur qe nuk ju duhet te mbushen me tymrat e pista te tyre. Njerezit e paket qe kane zgjedhur te vijne ne qershor ne plazh, jane te sjellshem dhe i flasin njeri-tjetrit teksa kalojne kohen neper stolat e kopshtit. Mbizoteron qetesia!

I bej nje inspektim te shpejte apartamentit dhe me bien ne sy detaje te cilat nuk mundesha te mos t'i fotografoja. Kaska e deres se banjos nuk ishte e puthitur per muri, llampa ishte instaluar nxitimthi dhe e lene ashtu e varur ne nje vrime te hapur muri, kabllo te futura si mos me keq ne mur. Mendon investimin e madh qe eshte bere aty dhe fillon te cuditesh se perse harrohen detajet. A thua detajet nuk jane te rendesishme apo, ne Shqiperi, mungon kultura e detajit? Por, si gjithmone, me perjashtimin tim, gjera te tilla duket se nuk shqetesojne asnjenjeri.




Edhe pse fryn pak ere, dita eshte e bukur, keshtu qe behemi gati te dalim ne rere. Kompleksi eshte rreth 150-200m larg detit dhe, dikur, midis tij dhe detit ishte pylli i pishave me eren e tij te mire. Tani pylli eshte zvogeluar shume dhe midis kompleksit dhe detit ka me shume godina, shumica te paperfunduara, se sa peme. Kur te perfundojne keto godina e te jene mbushur me njerez, dendesia e popullsise ketu do te jete sa ajo e Bombeit dhe qetesia do te jete nje enderr e parealizueshme. Por, edhe pse per momentin ketu ka shume pak njerez, jashte kompleksit, ne nje qoshe te tij, ngrihet nje mal i madh me plehra. Te gjithe banoret VIPa te kompleksit ekskluziv i marrin plehrat nga shtepia dhe ndertojne kete malin kuterbues, banoret permanent te te cilit, pula, mace, qen, zogj dhe minj jetojne ne harmoni te plote. Marrim rrugen per tek deti duke mbyllur hunden, per t'i shpetuar kuterbimit te plehrave dhe herepashere mbyllim edhe syte per te mos pare shemtine qe po i behet asaj qe dikur, jo shume larg, deri ne 1998, ishte krenaria jone: plazhi dhe pylli i pishave. Arrijme tek vendi yne i plazhit dhe une e le veten te dehem nga era e detit. Me kishte munguar. Shume. Mbyll syte, zbraz trurin nga cdo lloj mendimi dhe harrohem ne pafundesine e hicit. Deti, ky krijim i mrekullueshem i natyres.

Kur permendem, vendos te bej nje shetitje gjate bregut, si dikur. Me bie ne sy qe plazhi eshte ndare ne parcela-parcela, si ne Ligurie. Cdo parcele ka pronarin e saj dhe identitetin e saj: cadra dhe karrige me nje ngjyre tipike per kete parcele. Kjo con qe plazhi te mbizetoroje nga nje larmi ngjyrash. Disa parcela jane ne funksionim te plote, disa sapo kane filluar te shrijne linjat e karrigeve dhe cadrave. Njerezit punojne me perkushtim dhe perpiqen, per cudine time, te jene te persosur ne detale. Linjat percaktohen me spango dhe karrigia nuk leviz nje milimeter nga linja. Po keshtu edhe cadrat. Pronaret e parcelave jane treguar te kujdesshem qe te ofrojne dhe argetime. Ka kende lodrash per femije por edhe anije lundruese me pedale.






Copyright Selfmaderadio

9.8.06

Te cmendur mbas teknologjise

Hapësira sibernetike mund të konsiderohet si një lloj toke e lirë, ku njerëzit vijnë dhe vetëshërbehen. Si të gjithë, edhe shqiptarët nuk i kanë shpëtuar tundimit të saj. Një kërkim i shpejtë në Google të ballafaqon me faqe të tëra shqiptare, që nga shtypi i ditës online e deri tek klube emigrantësh. Edhe pse të ndryshme në emra, faqet shqiptare kanë një emërues të përbashkët: ato imitojnë njëra-tjetrën, marrin të njëjtën fytyrë, të njëjtën përmbajtje. Temat më të dashura për shqiptarët e emigruar ngelen politika dhe origjina. Zakonisht janë të njëjtët njerëz që qarkullojnë nga një faqe në tjetrën, përsërisin vetëvetën disaherë në tema po kaq herë të përsëritura. Kjo është ndoshta arsyeja që pas një farë kohe njeriut i humbet interesi për t'iu rikthyer faqeve shqiptare. Por, për fat të mirë, ka edhe përjashtime. Njëra prej tyre quhet Pr-tech.net. Pr-tech përfaqëson shkurtimin e fjalëve Prishtina dhe teknologji. Pyetja ime e parë për autorët e kësaj faqeje lidhet pikërisht me emrin: përse Pr-tech?

Pr-Tech është një grup të rinjsh shqiptarë që i janë përkushtuar zhvillimit teknologjik të trojeve shqiptare. Po, po ... mirë e lexuat ... zhvillimit të teknologjisë së Kosovës, Shqipërisë e më gjerë. Qëllimi i Pr-Tech-ut është "infektimi" i rinisë shqiptare me virusin shkencoro-teknologjik derisa të arrihet epidemia. Fatkeqësisht ky lloj virusi, virusi i njohurisë dhe fuqisë teknologjike, ende nuk është prezent tek shqiptarët në masë që dëshirojmë t'a shohim. Një gjë e tillë mund të vërehet tek mungesa e informatave të mirëfillta e konstruktive për teknologji e shkencë në gjuhën tonë. Pr-Tech e vërejti këtë mungesë dhe mundohet që të përhapë këtë virus edhe përmes internetit, duke publikuar punime, shkrime, mësime të shkurta në kompjuterikë e inxhinieri në përgjithësi por edhe dhe lajme për Nanoteknologji, Bioteknologji, Shkenca Materiale, Energjetikë, Mjedis dhe Ekologji, Fizikë, Astronomi, Paleontologji, Medicinë, Antropologji, Ajër-Hapësirë, Transport dhe Teknologji Luftarake. Punimet zakonisht janë punë që ne (gjithë kontribuesit) bëjmë nëpër universitete gjatë vitit shkollor, të cilat i përkthejmë e i përshtatim për Pr-Tech në gjuhën shqipe. Qëllimi është që të krijohet një faqe ku mund të gjendet literaturë edukative-shkencore në gjuhën shqipe për studentë të nivelit të universitar.

Një vështrim i faqes Pr-tech të bind se këta të rinj e kanë me shumë seriozitet. Lajme gati të përditshme nga fusha të ndryshme të shkencës, por edhe mbulime speciale mbi tema të nxehta si ndryshimet klimaterike apo politikat e Linuxit, mësime praktike mbi tema si teknologjia e kompjuterave. Nuk mund ta mohoj se faqja të krijon mundësinë të arratisesh në një bote të bukur, ku çdo gjë është në rregull, ku teknologjia flet shqip dhe ku ëndërrat shqiptare për të qënë pjesë e zhvillimit teknologjik janë të prekshme. Kush janë njerëzit që i përgatisin këto materiale?

Pr-Tech është një grup të rinjsh shqiptar, të gjithë studentë (disa i kanë mbaruar studimet) dhe të gjithë në anë të ndryshme të botës. Pr-Tech u themelua nga pesë shokë edhe pse si grup filluam që të shoqërohemi e punojmë qysh në shkollë të mesme (1999-2001), ku edhe aspiratat e ngjashme na bënë që të lidhemi më shumë njëri me tjetrin dhe të krijojmë diçka si Pr-Tech. Por nuk mbetëm të vetmuar; neve na u bashkangjiten shumë të rinj të tjerë me aspirata të njëjta të cilët ndajnë, shkruajnë e përkthejnë punime nga universitetet e shkollat e tyre nga mbarë bota. Kontribuesit kanë origjinë nga të gjitha trevat shqiptare e shumë prej tyre kontribuojnë nga ShBA e Evropa Perëndimore, gjë qe na mundëson edhe të shkëmbejmë përvojat e universiteteve të ndryshme. Lista e plotë e kontribuesve mund të shihet në faqen tonë (http://www.pr-tech.net/profilet/).

Ne në Pr-Tech jemi të gjithë studentë edhe pas studimeve. Tre prej nesh studiojmë në ShBA, një në Zvicër dhe një në Prishtinë. Kontribuesit e tjerë, siç e cekëm më lartë, vijnë nga ShBA, BE-ja, dhe trojet Shqiptare. Në përgjithësi, të gjithë studiojmë lëmi inxhinierike, shumica në lëmin e shkencave kompjuterike, inxhinieri elektrike/kompjuterike, matematikë dhe biznes. Kemi mungesë të studentëve të bioinxhinierisë, fizikës, kimisë dhe shkencave njerëzore si antropologjia. Përveç studimeve, punojmë në kompani dhe institucione të ndryshme inxhinerike si praktikantë ose të rregullt. Qëllimi kryesor është që të gjitha eksperiencat t’i aplikojmë në vendin tonë.

Gjatë viteve të fundit numri i studentëve shqiptarë që kanë preferuar universitetet e huaja është rritur në mënyre të ndjeshëm. Po të besojmë statistikat e botuara herë pas herë në shtypin shqiptar, vetëm në Itali nisen çdo vit rreth 2000 studentë dhe këta vetëm nga Shqipëria. Interesant ngelet dukuria që kurioziteti i publikut për këta studentë reduktohet tek vendi ku studiojnë, degët që ndjekin apo bursat që marrin dhe mënyrën se si i marrin. Shumë pak kuriozitet tregohet për interesat dhe pasionet e këtyre studentëve, përse i bejnë studimet që bëjnë, çfarë gjejnë interesante në projektet që ndjekin. Prandaj, nuk mund të rri pa i pyetur Pr-tech-sat që të bëjnë një përshkrim të shkurtër të punëve shkencore që bejne ose të atyre që do te deshironin të bënin.

Momentalisht ekipi i Pr-Tech-ut ka orientime të ndryshme për shkak të largësisë, prandaj punojmë në projekte të ndryshme. P.sh. Genc K. është duke zhvilluar një aplikacion për statistika automatike të serverëve të organizatës The Global Fund në Gjenevë. Krenari punon për një kompani në ShBA që merret me inxhinieri RF (Radio Frekuencë) dhe bën analizimin e sinjaleve të standardeve të ndryshme për celular si GSM, CDMA2K, 802.11, WCDMA dhe EDGE. Betimi vazhdon të punojë si student në Institutin e Hulumtimeve të Marsit në ASU.edu, për të zhvilluar softuerin që përkrah instrumentin Themis në fluturaken Mars Odyssey të Nasa (http://themis.asu.edu). Bleroni vazhdon të punojë si këshilltar-IT dhe punon/hulumton me pajisje për telefoni përmes internetit (VoIP), ndërsa Genc D. vazhdon të merret rregullisht me aplikimin e inxhinierisë softuerike në biznes. Vitin e ardhshëm shumica e themeluesve të Pr-Tech-ut do të mbarojë studimet, kështu që planifikojmë që të kemi edhe projekte që kërkojnë prezencë fizike në vendet e duhura.

Një nga problemet më të mëdha të Universiteteve shqiptare është infrastruktura. Mungojnë jo vetëm laboratorët kaq të domosdoshem për zhvillimin e aftësive praktive të studentëve por edhe librat. Librat që ekzistojnë nuk janë veçse përkthime të shëmtuara, shpesh me autorësi të përvetësuar dhe aspak aktuale. Pyes Pr-tech: Studentët në trojet tona nuk kanë, midis të tjerash, as libra. Si duhet ta gjejnë ata rrugën drejt dijes?

Pikërisht për këtë Pr-Tech mundohet t’a shfrytëzoje potencialin e internetit. Mjedisi digjital për shkëmbim të informatave është shumë më i shpejtë, por edhe më i përhapshëm, dhe për këtë arsye duhet të përdoret në masë maksimale. Është e vërtet që materiali i shtypur nuk mund të zëvendësohet me atë digjital (librat janë më lehtë për t’i lexuar), por kjo është fillimi dhe shpresojmë se veprimtaria jonë do të zgjerohet

Eshtë bërë një dukuri e zakonshme që profesorët dhe shkencëtarët lënë profesionin e tyre për t'iu kushtuar politikës. Nga njëra anë është e kuptueshme dëshira e mirë për të marrë pjesë aktive në tranzicion, për të dhënë më të mirën e për ta bërë këtë tranzicion sa më të lehtë. Nga ana tjetër ky zhvillim ka çuar, midis të tjerash, në uljen e interesit për shkencën dhe në uljen e reputacionit të figurës së shkencëtarit. Eshtë shumë e vështirë të bësh shkencë në Shqipëri dhe të respektohesh nga komuniteti për këtë lloj kontributi. Mekanizmat që bëjnë të mundur një gjë të tillë nuk ekzistojnë. Ndërsa si politikan njeriu është shumë shpejt dhe pa shumë mundime atje ku janë drejtuar të gjitha dritat. Vëtë këta shkencëtarë e profesorë, tashmë të afirmuar në politikë, me indiferencën e tyre ndaj shkencës janë bashkëfajtorë në degjenerimin e mëtejshëm të shkencës dhe në vonimin e integrimit të Shqiperisë në revolucionin teknologjik që përjeton sot perëndimi. Shkurt: politika ka vrarë shkencëtarin. Jam kurioze të di në se Pr-tech sheh shpresa për ringjallje.

Fatëkeqësisht, politika është bërë pjesë e integruar e jetës sonë. Nëse kemi qëllim që të ecim përpara, dhe që bota të na shikon me respekt, e para së gjithas ne njëri tjetrin, duhemi t’i largohemi politikës në masë më të madhe. Politika e ka vendin në vendet vendim-marrëse, në zyret dhe institutet qeveriatre, e jo në perspektivat e qytetarëve.
Shpresa për ringjallje ka sepse ka vullnet për këtë. Pr-Tech është vetëm një shembull, ka edhe shumë të tjerë. Një ringjallje e tillë kërkon bashkëpunim mes individëve, gjë që Pr-Tech është duke e stimuluar aq sa mundet (vet Pr-Tech është rezultat i bashkëpunimit të personave në vende të ndryshme). Kjo edhe pritet mbasi që shkenca vetë është bashkëpunim dhe punë.


Edhe një pyetje të fundit: Ku do shkoni?

Ne nuk do të ndalemi, kjo është e pamundur sepse ka shumë punë për të kryer. Ne nuk do të ndalemi edhe kur ky "virus" të arrijë përmasa epidemike, ashtu që të forcohemi si popull/shtet. Kemi filluar me web-faqe dhe projekte digjitale dhe do të organizojmë konferenca të shpeshta shkencore për studentë në Kosovë e Shqipëri ku do të kemi mundësi (më të mëdha) për “infektimin” e rinisë. Shumë nga pjesëtarët e Pr-Tech punojnë nëpër projekte të ndryshme, gjë që është duke krijuar fusha të reja të veprimit. Ne fund te kesaj interviste donim te shtonim edhe nje fjale te fundit: Pr-Tech është ide, jo vetëm faqe interneti apo punë e disa personave, por është diçka që tenton të shndërrojë dhe ndryshojë gjendjen e tanishme në trojet tona. Bota është duke ndryshuar, e njëkohësisht edhe ne me të. Si popull kemi shumë punë përpara, që të fitojmë respektin dhe admimirin ndaj të tjerëve e në radhë të parë ndaj vetvetes, me punë e jo me fjalë. Madje edhe kjo mund të jetë motoja e Pr-Tech-ut - “Më shumë punë, e më pak fjalë”. Ne duhet të orientohemi edhe në teknologji e jo vetëm në shkenca shoqërore, ku po investohet më shumë në rajon. Kjo punë bëhet me kënaqësi dhe në këtë botë e cila po ndryshon përgjigjja qëndron në kokat e njerëzve, në njohuri dhe vullnet e jo në resurse tokësore të cilat vazhdimisht po harxhohen në këtë planet. Shtetet Shqiptare kanë mundësi të shumta të përparojnë dhe të shndërrohen në fuqi serioze të Europës Lindore. Vullneti ekziston, njerëzit ekzistojnë, njohuria ka filluar të pasurohet. Me veprimet tona dhe të tjerëve realizimi i këtij vizioni do të arrihet.

Intervista eshte botuar fillimisht ne Ezeta. Ribotohet nga selfmaderadio me lejen e Ezetes dhe autorit.

7.8.06

Libra per femije

Ne se kerkon ne Tirane libra per femije nuk e ke te veshtire per t'i gjetur: Jane ne cdo librari dhe me dhjetra. Por pasi i merr ne dore dhe i hedh nje sy te shpejte reagimi i pare eshte mbledhja e buzeve. Leter e papershtatshme, tejet e holle qe nje femije i moshes njevjecare e kthen ne nje top letre pa asnje problem. Cilesi botimi shume e dobet: figura te paqarta, germa qe notojne, estetika ne minimum. Fabula shpeshhere te paqarta dhe te papershtatshme per moshen. Gabime te panumerta ortografike. Kopime te keqija te librave te huaja per femije. Pershtypja e kaosit qe te lene vete librarite, ku me dhjeteramijera libra jane ngjeshur e ndrydhur njera mbi tjetren rremujshme e pa sistem, shoqeron edhe vete librat, sidomos ato per femije. E megjithate, nese germon mire e mire per ore te tera neper librari mund te gjesh edhe ar. Ja nje perzgjedhje e disa prej librave per femije me te mire, qe do te duhet te ishin ne cdo biblioteke femijesh te moshave nga 6 muajshe deri 10 vjec.

Ciu Ciu kerkon mamin

Nje liber i perkthyer dhe i pershtatur per mrekulli ne shqip. I bere me leter te trashe dhe rezistente ndaj ujit libri eshte shume i pershtashem per moshat fare te vogla. Libri ka nje fabul te thjeshte: zogu ciu ciu kerkon mamane e tij. Kjo fabul jepet ne formen e nje poezie te vogel, ku vargjet rimojne si muzike. Jo vetem kaq, por fabula paraqitet me vizatime jashtezakonisht te bukura dhe plot ngjyra te gjalla te Tony Wolf qe nuk e lene femijen, por as edhe prindin, indiferent. Libri ka ne qoshe nje buton te vockel, nga shtypja e te cilit del tingulli i cicerimes se zogut. Jo vetem liber por edhe nje loder.

Po ne te njejten stil, eshte edhe libri "Tedi dhe telefoni i tij". Sic e thote edhe vete titulli, arushi Tedi ka nje telefon, te cilin ai e perdor per te folur me prinderit, gjysherit dhe shoket ne prag te ditelindjes se tij. Historia tregohet perseri me rime, vizatimet jane perseri nga Tony Wolf dhe ne qoshe ka perseri nje buton nga shtypja e te cilit del tingulli i nje telefoni. Te dy librat, si Ciu-ciu ashtu edhe Tedi jane jashtezakonisht didaktike, luajne me ngjyrat, tingujt dhe materiale qe nxisin shqisat e bebeve, por jane edhe te bukur per nga fabula dhe muzika e vargjeve per femije te moshave deri ne 4 vjec. Shtepia botuese CDE informon ne faqen e fundit te librave se ka nxjerre nje seri te tille librash, por ne mundem te gjejme vetem keta te dy. Na eshte akoma e paqarte nese librat jane hedhur ne qarkullin por jane mbaruar apo do te hidhen se shpejti ne qarkullim.

Shtepia botuese Cabej nuk e ka lene pas CDE dhe ka ndermarre iniciativen e te botuarit te librave - Puzzle. Ashtu si edhe ne rastin e mesiperm, libri eshte interaktiv: jo vetem tregohet nje fabule, por vizatimet qe shoqerojne fabulen shperbehen dhe ribehen perseri. Shqipe e paster, vizatime eksplozive dhe estetike, material i pershtatshem per femije te moshave te vogla. Libri mund te perdoret si per bebe ashtu edhe per femije te moshave me te medha. Ne mundem te gjejme vetem Kesulekuqen dhe na eshte e paqarte ne se do vazhdohet me tej me kete projekt.


Libra informative-edukative


Shtepia botuese Ombra i eshte drejtuar me botimet e saj femijeve paksa me te rritur, nga 3 deri ne 10 vjec. Librat e saj jane te perqendruar rreth nje teme te caktuar, psh Pema, Planeti yne, dhe ne menyre shume didaktike jep nje informacion te plote, te thithshem per lexuesin e vogel. Shpesh informacionet qe jepen nuk jane interesante vetem per femijet por edhe per te rriturit. Librat jane bere me nje material shume te mire, jane shume terheqes, fusin konceptin e indeksit, gje qe e ben shfletimin e librit nje loder shume te thjeshte, gjuha eshte e paster dhe ilustrimet vizatimore estetike. Librat synojne jo vetem te japin informacione por edhe te edukojne lexuesin me ndjenjen e perkujdesjes per mjedisin ku jetojme, per natyren dhe njerezit. Shtepia botuese Ombra ka nje seri librash te tilla dhe ne pa asnje me dyshje do ja rekomandonim ato cdo familjeje me femije.


Te gjitha librat e perzgjedhura i kane te gjitha kualitetet per t'u krahasuar me botimet me te mira boterore. Te bukura, te thjeshta, terheqese, interaktive te gjithe keto libra, dhe ato qe shpresojme do t'i ndjekin nga pas, e kane potencialin per te krijuar traditen e librit qe nuk vdes nga koha, traditen e librit qe kalon nga nje brez tek tjetri, traditen e librit qe ngelet ne biblioteken e familjes dhe pret te lexohet edhe nga femijet e femijeve te sotem.

Copyright Selfmaderadio

6.8.06

Tirana in Farbe

Tirana dhe ngjyrat. Tirana dhe Edi Rama. Tirama! Nje teme qe eshte perfolur e diskutuar si asnje teme tjeter. Nga shqiptare dhe te huaj. Nuk ka gazete te rendesishme qe te mos kete shkruar per te, ne cdo gjuhe, gati ne cdo vend te botes. Nga New York Times tek Tages Anzeiger. Nje kerkim i shpejte ne Google mbi temen Tirana & Edi Rama te nxjerr te pakten 100 000 lidhje.
Ja tani edhe nje liber kushtuar Tiranes dhe Edi Rames. Eshte ne gjermanisht, krijuar nga shtepia botuese Velvet, e specializuar ne art dhe arkitekture, me vendqendrim ne Luzerne, Zvicer. Libri daton vitin 2003. Eshte nje liber estetik, i shoqeruar me nje interviste te Edi Rames. Pamjet e Tiranes dhe komentet e Edi Rames jane nje kombinim i jashtezakonshem, qe reflektojne ne menyre te persosur kontradiktat e Shqiperise, konfuzionin dhe tranzicionin e momentit. Per ata qe nuk dine te lexojne ne gjermanisht, ja disa fragmente nga intervista.

Une jam artisti me i mire ndermjet kryebashkiakeve dhe Kryebashkiaku me i mire ndermjet artisteve.

Politika eshte per mua si nje penel, me te cilin une mund te realizoj projektet e mia.

Nuk eshte shume e qarte se ku mbaron politika dhe ku fillon teatri absurd. I gjithe ky sistem eshte nje kombinim midis cmendurise, politikes, artit, mediokritetit, ankimeve dhe korrupsionit.

Ne qoftese do me pyesnit cili eshte problemi me i madh, atehere do ju thoja qe problemi me i madh eshte te ruaj mend e te mos cmendem ne kete post.

Tirana ishte si nje grua e bukur, shume e semure, e shtrire ne krevat dhe e bindur qe vdekja eshte e vetmja zgjidhje. Dhe papritur, ajo ngrihet luftarake dhe lufton per jeten pa menduar fare vdekjen. Ajo ka bere makiazh dhe ka zbuluar veteveten.


Copyright Selfmaderadio

5.8.06

A new star is born: Valon Behrami

Kampionati boteror mbaroi e me te shkuan edhe ethet e medha. Tani ka mberritur koha e reflektimeve te pazhurmshme, larg projektoreve. Nje nga surprizat e kampionatit ishte kualifikimi i ekipeve te vogla, relativisht pa eksperience boterore. Nje nga keto ishte edhe Zvicra. Ajo qe per se jashtmi duket surprize eshte ne te vertete nje investim disavjecar ne kultivimin e talenteve te reja, frutet e te cilit po piqen cdo dite e me shume. Nen drejtimin e Jakob Kuhn, keto frute kane rene ne nje dore te mrekullueshme, ne nje dore qe di t'u japi atyre shkelqimin qe meritojne. Fenomeni Kuhn dhe fenomeni i Nacionales Zvicerane ka kaptuar zemrat e nje nacioni te tere, qe duket se tek ekipi i tyre kane rigjetur dellin e perfjetur te krenarise kombetare. Ekipi kombetar dhe Köbi Kuhn jane shnderruar ne pikat lidhese te nje vendi perndryshe heterogjen, te perbere nga tre kultura, 26 kantone dhe 15% te huaj.

Nje kombetare ne e-bay

E perditshmja Tages Anzeiger beri nje eksperiment shume interesant. Pasi beri per secilin futbollist te kombetares nje poster te permasave 2m x 1.6m, i hodhi per t'i shitur ne e-bay. Qellimi i ketij eksperimenti ishte te shikohej se sa ishte vlera e cdo lojtari, cili lojtar ishte me i dashur per fansat. Rezultatet, te shpallura e komentuara ne Das Magazine (revista e Tages Anzeiger) prej Max Küng, yll i gazetarise zvicerane, ishin si me poshte:

1. Köbi Kuhn (1343 Fr.)
2. Philippe Senderos (1010 Fr.)
3. Johan Djourou (995 Fr.)
4. Alex Frei (905 Fr.)
5. Tranquillo Barnetta (725 Fr.)
6. Valon Behrami (705 Fr.)
7. Raphael Wicky (500 Fr.)
8. Pascal Zuberbühler (450 Fr.)
9. Daniel Gygax (436 Fr.)
10. Philipp Degen (404 Fr.)

Qe Köbi Kuhn eshte fituesi me i madh, nuk cudit asnje. Kuhn, fale urtesise se tij, talentit per te komunikuar me te gjithe dhe aftesise per t'i gjetur secilit vendin dhe funksionin e duhur ne fushe, eshte shnderruar ne nje lloj babai kombetar. Me i dashur se edhe vete Wilhelm Tell. Cudia e madhe qendron me numrin 6 te tabeles, Valon Behramin. Sepse, ne ndryshim nga i gjithe ekipi kombetar, Valon Behrami ka nje eksperience shume te shkurter me kombetaren Zvicerane, ne shumicen e kohes eshte futur ne loje vetem ne fund te saj dhe ne boteror, per shkak te nje demtimi, u aktivizua vetem nje 10 minutesh.

Pak biografi

Valon Behrami, lindur me 19 prill 1985 ne Mitrovice te Kosoves, u largua per ne drejtim te Zvicres, ashtu si edhe 150 mije kosovare te tjere, gjate kohes se luftes. Familja e tij, nena, babai dhe nje moter, kerkoi azil politik ne pjesen Italiane te Zvicres, Ticino, ne nje fshat te quajtur Stabio. Prinderit e tij, njerez te edukuar dhe te perkushtuar ndaj femijeve, arriten te integrohen shume shpejt ne vendin e ri dhe te kishin vendin e tyre social ne Stabio. Femijet u futen neper shkolla, gjeten miq te rinj dhe rifilluan jeten e tyre. Ishin prinderit qe kultivuan deshiren e femijeve per sportin, duke tejcuar tek ta nje pasion qe ata vete kishin pasur dikur, ne kohet kur funksiononte Jugosllavia. Valon Behrani nuk ka ndonje talent te vecante ne shkolle, si shumica e brezit te tij, por shkelqen ne sport. Nuk eshte futbolli, por atletika pasioni i tij, ku duket se ka nje talent te vecante e premton shume. Dikur, njihet me futbollin dhe i lind nje dashuri e madhe qe i ka ngelur deri me sot. Valoni bie shume shpejt ne sy dhe ben nje karriere shume te shpejte duke perfunduar ne ekipet zvicerane te liges se pare FC Chiasso dhe FC Lugano. Prej Ticinos, Behrami merr drejtimin per ne Itali ku fillimisht luan ne ligen B me Genoa, Udinese, Hellas Verona per te perfunduar tek ekipi i liges A Lazio. Vlera e tij llogaritet tek 1 milion euro.

Kombetare, po cila?

Talenti i Behramit nuk mund t'i shpetonte kombetares Zvicerane, qe e mbante gjithmone ne sy per te pare potencialin e tij per t'u zhvilluar si nje profesionist i vertete. Por, ne te njejten kohe, ishte edhe kombetarja shqiptare qe ishte sinjalizuar per nje te ri me te ardhme. Mblesi midis Behramit dhe Kombetares shqiptare nuk eshte vecse Igli Tare, njeri nga futbollistet me te shquar shqiptare ne tregun nderkombetare qe, ashtu si edhe Behrami, luante tek Lazio. I ndodhur midis dy kombetareve, zgjedhja per te riun 18 vjecar behet e veshtire. Nga nje ane eshte miklimi patriotik, te luash per flamurin tend, per identitetin tend. Eshte presioni i Igli Tares qe me dedikimin e tij ndaj Shqiperise infekton, konfuzon. Por kombetarja shqiptare eshte nje kaos i vertete, i mbuluar nga korrupsionet, pa dedikim te ndershem e te sinqerte per lojtaret e tij. Eshte nje kombetare fatin e se ciles askush nuk mund ta thote. Kombetarja shqiptare eshte nje investim me rrezikshmeri te larte per nje te ri qe sapo ka filluar karrieren e tij.
Nga ana tjeter eshte kombetarja Zvicerane, kombetarja e vendit politika e se ciles i ka trajtuar Behramet, familje model, me fodullek e arrogance, politike qe familjes Behrami nuk i ka dhene asgje tjeter pervecse dhimbje koke dhe fleten e largimit nga Zvicra. Pa rezistencen e banoreve te Stabios, pa aktivizimin e politikaneve te rajonit, sot Behramet do ishin diku tjeter, dhe fati i Valonit do te kishte qene shume ndryshe. Por, Zvicra i trajton futbollistet e vet shume mire, kujdeset per ta, investon tek ta. U jep nje mundesi te zhvillohen e te ecin perpara.
Shqiperia nxiton t'i japi nenshtetesine Valonit. Zvicra po ashtu. Midis dy pasaportave, nje Kuhn te interesuar per te, nje Tare qe insiston dhe i luan te gjitha kartat, nje te ardhme te pasigurt dhe nje mundesie per te ecur perpara, i riu 18 vjecar vendos per Zvicren. Dhe krijon shume armiq. I pari eshte Tare, me pas vijne shqiptaret e deziluzionuar qe nuk ngurrojne ta quajne Behramin tradhetar. Nje situate aspak e lehte per nje te ri qe atdheun, ashtu sic shumica e bashkekombesve te vet, e ka nje dhimbje te perhershme.

Behrami, we love you

Behrami ben debutin e tij per nacionalen Zvicerane ne ndeshjet e seleksionimit per kampionatin boteror, tamam-tamam, ne ndeshjen Zvicer-Turqi. 10 minuta para perfundimit te ndeshjes Kuhn fut ne loje nje djale te gjate, elegant, bukurosh, biond duke bere kurreshtar publikun e tejnxehur nga ankthi i nje ndeshje teper agresive. Behrami ze pozicionin e tij, loja fillon, merr nje pas te bukur dhe e fut me koke ne porte, duke ndezur nje histeri te vertete ne stadium dhe nje histeri mediatike diten tjeter. Fillim me te bukur karriere nuk do te kishte deshiruar askush. Qe prej ketij momenti djaloshin e bukur nuk do ta harronte askush, as burrat, as grate, as te rinjte dhe as te rejat.
Behrami perfaqeson nje fenomen te ri ne skenen Zvicerane. Behrami eshte nje lloj Beckham, nje figure qe i terheq njerezit, sidomos te rinjte, jo vetem per aftesite e tij sportive por edhe per paraqitjen e tij. I veshur gjithmone me rroba ekstravagante, me floke te ngjyrosura dhe me nje prerje origjinale, Behrami perfaqeson nje lloj trend-setter. Te rinjte vishen si ai, te rinjte i presin floket si ai aq sa kur ecen rruges te duket sikur je mes klonesh te Behramit. Vajzat e enderrojne, e dashurojne! Behrami, qe perfundoi ne kete status pa e ditur dhe gati ne menyre rastesore, eshte nje djale i cilter, me nje qeshje naive qe carmatos cdo lloj intervistuesi, eshte i thjeshte dhe fama nuk e ka ndryshuar aspak. I lidhur me familjen, i telefonon se emes cdo dite, ka nje raport te ngushte m te motren, Behrami eshte djali next door.
Behrami ka arritur te beje ate qe milionat e frangave te investura ne politiken e integrimit nuk e kane arritur: I ka dhene komunitetit kosovar ne Zvicer, nje komunitet i keqpare nga vendasit dhe me shume probleme, nje imazh te ri, nje imazh te bukur. Per here te pare ne 18 vitet e fundit nje kosovar admirohet, duhet dhe imitohet ne menyre unanime. Per here te pare nje zviceran ndjen deshiren per te hapur kuleten e te paguaje per nje poster te nje kosovari 700 franga. Eshte hera e pare qe zviceranet falenderojne nje kosovar me ze te larte: Danke Valon! Ka ardhur koha qe edhe ne shqiptaret te ngrihemi mbi sedren tone te lenduar e te themi: Faleminderit Valon!

Copyright Selfmaderadio