Tirana, 3 Prill - Zedhenesi i Kryeministrit dha sot ne hotel Sheraton nje konference per shtyp ku sqaroi sa me poshte:
"Z. Berisha eshte i shqetesuar per interpretimin e zhdrejte qe i eshte bere fjalimit te tij mbi posten shqiptare. Eshte me se e vertete qe, ne kete fjalim z. Berisha ka sygjeruar qe posta shqiptare te marre persiper edhe shperndarjen e shtypit te lire. Por, kjo eshte vetem nje nga sygjerimete e shumta qe kryeminstri dha ne kete fjalim. Eshte vertet irritues fakti qe, shtypi shqiptar e ka manipuluar fjalimin e z. Berisha dhe e ka reduktuar ate vetem ne sygjerimin e mesiperm, duke lene ne harrese pjesen me kryesore te fjalimit dhe qe kishte te bente me nje riorganizim te ri te postes, proces qe do ta beje kete institucion nje lojtar aktiv te shoqerise shqiptare. Eshte nje fakt i njohur, qe posta shqiptare eshte nje nga institucionet shteterore me te asfiksuara. Ne vitin 2006, posta shqiptare e ka reduktuar aktivitetin e saj vetem ne marrje dhe dergim letrash. Edhe ne kete aktivitet te reduktuar, posta eshte ineficiente: mosdergime letrash ne destinacione te pavaforshme dhe vjedhje letrash. Jane me mijera te rinj qe marrin rruget per t'u rregjistruar ne universitet, nderkohe qe nje operacion te tille mund ta kryenin me nje leter te thjeshte. Posta shqiptare eshte nje institucion ku shteti investon shume dhe merr mbrapsht shume pak. Posta shqiptare eshte per qytetarin shqiptar nje institucion shteteror nga i cili ai nuk pret asgje. Per keto arsye, kryeministri i Shqiperise e ka futur posten shqiptare dhe ringjalljen e saj nder prioritetet me te medha ne agenden e tij politike. Kryeministri kerkon te informoje edhe nje here publikun shqiptar mbi vizionin e tij per posten shqiptare, vizion qe ose nuk u kuptua ose qellimisht u shtremberua nga media. Kryeministri, ne fjalimin e tij, kerkoi qe posta te behet nje institucion i zhdervjedhet dhe efikas. Per kete kerkohet nje pergatitje me e mire e punonjesve te postes qe do te coje ne rritje te kompetences, efikasitetit, gatishmerise dhe edukates se larte qytetare. Kryeministri kerkoi qe posta te zgjeroje sherbimet e saj postare: te beje te mundur rregjistrimin postar te studenteve ne universitete por edhe te mundesoje shperndarjen e shtypit. Ne kete kuader, Kryeministri lancoi edhe nje iniciative te re: cdo fshat nje qender postare. Kryeministri kerkoi, gjithashtu, nje riaktivizim efikas te sistemit postar te linjave te autobuzave qe lidhin cdo fshat te Republikes se Shqiperise me qendrat e medha. Dhe mbi te gjitha, kryeminstri i Shqiperise, z. Berisha, i sygjeroi postes qe te nisi pa humbur kohe aktivitetin bankar, si nje nga sherbimet me te rendesishme per qytetarin shqiptar. Te gjithe keto sygjerime te z. Berisha synojne qe, Posta Shqiptare te behet nje institucion sherbimtar, fitimprures dhe e denje per t'u krahasuar me simotrat e saj ne rajon dhe me tej. Ju faleminderit!"
Copyright Selfmaderadio
3.4.06
Kryeministri sqaron
Labels: Humor