Tirana, Shkurt 2006 - Korrespondenti i Selfmaderadios, pati rastin e madh te jete i ftuar ne gjirin e deputeteve shqiptare, mu ne dhomen e tyre te punes, Parlament. Nje eksperience e paharruar. Konkluzioni i korrespondentit tone eshte se, deputetet shqiptare jane te veshur mire, si edhe koleget e tyre rreth e perqark, jane te lidhur ne rrjet elektronik, ashtu sic edhe koleget e tyre ne mbare parlamentet e botes se qyteteruar dhe nuk jane me te paket ne temperament se koleget e tyre japoneze, italiane apo honolulas. Per me teper, deputetet shqiptare ju binden ligjeve kushtetuese si qingja: ata nuk mbajne asnje lloj pergjegjesie per ato qe thone ne sallen e parlamentit. Bile-bile, ata nuk mbajne asnje lloj pergjegjesie as per ato qe bejne ne sallen e kuvendit. Kjo e ben parlamentin shqiptar nje ambjent teper terheqes e argetues, aspak pretendues, te thjeshte per nga gjuha e sjellja dhe te zbrazet per nga permbajtja, qe konkurron denjesisht edhe me lodrat olimpike qe po mbahen paralelisht me te. Me poshte, korrespondenti yne bujar, ka zbardhur protokollin e ngjarjes qe shihni ne foto, dhe qe na ka mbajtur mberthyer tek ekrani duke harruar edhe gjera te rendesishme ne jete si, psh, blerja e qumeshtit, kosit apo flakja e plehrave nga dritarja.
Gjana: Nuk e e heqim Jozefinen se e kemi si molla.
Klosi: Ti nuk dallon dot mollen nga dardha, o idiot.
Gjana: Po, ku i mesove frutat ti, more Kloso, ti minister kulture ke qene dhe jo i bujqesise.
Klosi: I kam ngrene une edhe dardhat edhe mollet, malok, u bere ti te me tregosh mua dardhat e mollet.
Gjana: Po ik, o Kloso, boll derdellite mbrockulla, une mollet e dardhet i kam ne oborrin e shtepise e i keput me doren time kur piqen e i ha gjithe lezet.
Klosi: O budall, po pse e f'lliq veten, ja tani na binde se malok ke ngelur, ene n'Paris te te coje njeriu ty, prape tek dardhat e mollet e ke menjen.
Gjana: kloso, e ke degju at' shprehjen aty ky hyn molla nuk hyn doktori, ashtu de, mbylle pak sqepin kur nuk di.
Sekretarja e parlamentit (duke folur me vete): Uh, sa mire ma kujtuan keta, kur te mbaroj seanca mos harroj te kaloj andej nga fshataret e te blej ca molle e dardha.
Dokle: O Gjana, po ty t'ka hy doktori gjere e gjat' n'shpi, ti pa doktorin nuk shkon dot as ne hale.
Jozefina: Z. deputete, qetesohuni dhe perqendrohuni ne temen e dites: do me hiqni apo do me mbani.
Gjana: Me falni, z. Jozefina, por keta maskarenjte socialiste, vodhen sa deshen dhe tani vjellin vrer kunder nje figure te paster e te nderuar, te bukur e femerore si juve.
Klosi: Kujt i thua maskara ti, more xxxx.
Gjana: Ty dhe kelysheve rreth e perqark teje, more xxxx.
Dokle: Kelysh je vet, zotrore.
Gjana: Kelysh i xxxx.
Sekretarja (me vete): Mos harroj te ble edhe veze se u mbaruan. Mos harroj te ble edhe mishin se neser vjen vjehrra per darke, inshalla nuk na iken korrenti.
Klosi: Mbylle gojen xxxx se t'i thyej hundet.
Gjana: S'kam frike nga xxxxx si puna jote une.
Dokle: Aman, o Blendo, po s'ia theve ato dhembet fallco, ketij se na XXXXXXXXX.
Gjana: Ti dokle xxxxxxxx ke qene dhe je.
Dokle: xxxxxxxxx
Gjana: XXXXXXX
Klosi:XXXXXXXXXX
Sekretarja (me vete, duke bere sikur shkruan): sa po zgjatet kjo seanca sot. Do kene ardhur kalamajte nga shkolla. Inshallah ka bere mamaja ndonje gje per te ngrene. Me siguri do kete bere fasule. Por pa mish do t'i kete bere, se mishi u mbarua dje. Hajde se, fasulet - fasule jane, ato hahen edhe pa mish. I fut nje sallate me speca turshi te mbushura me gjize e te kenaqin shpirtin.
Gjana: xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx.
Dokle: XXXXXXXXXXXXXXXX.
Klosi:XXXXXXXXXXXXXXXXXX.
Gjana: XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX.
Klosi ngrihet i nervozuar dhe i turret Gjanes me grushta duke bertitur: Kujt i thua XXXXXXXXXXXXXXXXXX ti? Dokle e ndjek nga pas. Deputetet e tjere i rrethojne dhe u japin kurajo.
Dokle: Jepi Bledo, t'lumt dora se e meriton.
Deputeti A: O Dokle, po mo ju fut zjarrin kot me kot, o burr' i dheut.
Dokle: Hajt, se vet u kruajt Jemini.
Jozefina: Po ndajini ata te dy, ore njerez, se po shahen per mua dhe nuk ka lezet.
Ngjela: Po kesaj, c'i duket vetja?
Deputeti B: Klosi, po ik o legen, ik s'e le nam.
Deputeti C: O Jemin, largohu, c'ke qe rrifesh me grushta.
Deputeti D: Po ndajini ata te dy, more aman.
Dokle: Bledo, ec, ik, s'e nuk ja vlen te merresh me kete qurramanin.
Sekretarja (gjithnje me vete, me syte mbi protokollin e djeshem): Te ble edhe nje torte, se na ka marre malli. Pula nuk po ble, se na futen daten me ate virusin e pulave, po nje pule me pure me patate do ishte mrekulli. Po nejse, durim sa te iki ky virusi. Purene e patateve e bej edhe me qofte. Me pak salce domateje, lere-lere. Uh, sa u zgjat kjo seance. Per cfare po flasin tani k'ta, e kush e can koken se cfare thone k'ta, k'ta nje avaz kane perdite. Ah, sikur te kisha nje kafe turke, me pak sheqer.
Jozefina: Seancen e deklaroj te mbyllur.
Dokle: Bledo, ec mo, boll e zgjate, do ikim te Rogneri te hame dreke apo jo, se vdiqem per buke.
Klosi: Erdha, po i thuaj atij xxxx, qe te mos duket andej nga Rogneri, se i ziu ai.
Ngjela: Ec, o Bledo, ec, freskohu njehere. Uli gjakrat. Jemino, ec se po na presin tek Rogneri per dreke.
Dokle: Spartako, do e pijme nja kafe pas dreke ne? Kam nje muhabet me ty.
Ngjela: Me bej nje zile, kur te mbarosh.
Deputeti M: Ore a u mbyll seanca, apo jo? Kush fitoi, dardha apo molla?
© Selfmaderadio
24.2.06
Protokolli i nje dite pune ne Parlamentin Shqipar
Labels: Humor