19.5.05

Neser do te shkoj

19 maj 2005, Tirana, - Albania do te paraqitet kete vit ne Festivalin Evropian me kengetaren-modele Ledina Celo. Fale energjise se Anjeza Shahinit, Ledina-Albania katapultojne direkt ne finale, duke lene me gjuhe perjashta shtete si Zvicra, te vdekura per ta futur edhe nje here majen e kembes ne naten finale. Titulli i kenges perfaqesuese ju flet shqiptareve direkt e ne zemer: Neser do te shkoj. Jane miliona shqiptare qe do te deshironin te ishin ne realitetin e ketij titulli e t'ja mbathnin diku ne perendim per nje jete me te mire. Por kete here thela e gjoksit te pules i ka rene Ledines. Kompozitori dhe autori i teksit do te shkojne te nesermen e nates finale direkt e ne perendim te godines se gjykates se Tiranes per te hedhur ne gjyq te nesermen e Ledines, qe qelloi te ishte me e bukur se ajo e autoreve te kenges. Ceshtje se nesermesh.

Ndersa ne Shqiperi dhe diaspore shqiptaret i kane ngulur thonjte tek telefoni gati per te klikuar, perfaqesuesit e jurise shqiptare po bejne provat e fundit te kravates dhe te hedhjes se shortit "Cili burre i dheut te shqipeve, mbi 45 vjec dhe me hije te rende, do te dali ne euro-televizor per te dhene piket?" Kete vit, megjithate, Shqiperia ka bere nje hap perpara dhe e ka renditur veten midis vendeve me Demokraci Ekspertokrate, nje perzierje e Demokracise se bazes (votimi teresisht popullor) me Diktaturen e Ekspertit (vendos juria). E perkthyer ne shqip, kjo do te ishte: VodaCiko (Vodafone dhe Zhani Ciko).

Ledina Celo jo vetem qe eshte kengetare, modele, e bukur dhe shqiptare, ajo eshte mbi te gjitha nje femer me nuhatje te holle qe do te fitoje dhe te fitoje patjeter. Nje veshtrim i shkurter i fituesve te dy viteve te fundit e ka bere te mesoje se rruga per tek fitorja eshte nje e mesme e arte midis "Wild dance" te Ruslanes Ukrainase dhe zhveshjes nga fashot e gjata shumengjyrese, nen ritmet rokoko, te turkes. Prandaj, Ledina ka vendosur t'ua sakrifikoje te nesermen kengetareve shoqeruese ne favor te vallezuesve te ahengut. "Performance me idiote nuk eshte pare ndonjehere ne skenen e Eurovizionit", - komentuan disa ziliqare te huaj (me siguri ishin Zvicerane). A thua se performancat e Eurovizionit jane trendet qe percaktojne se ku do shkoje e nesermja e interpretimit e Madones apo Kylie Minogue, dhe jo thjesht tregues i madhesise se dashurise per banalitetin e zbukuruar me kembe te gjate, floke te gjate, fytyra te bukurise komerciale qe ne po kete densitet gjenden ndoshta vetem ne sfilatat e modes, konkurset Miss bukuria dhe librin e fundit me fotografi te Brian Adam dhe Calvin Klein "Gruaja amerikane" (ose ndryshe, Gruaja e Hollivood-it).

E megjithate, fiton apo s'fiton Ledina, te nesermen ajo do te shkoje. Dhe po nuk iku ajo, atehere do te iki nje shqiptar tjeter. Ju lutem mbani statistika!

© Selfmade Radio

Jane apo s'jane?

19.05.2005, Tirana - Nje lajm i jashtezakonshem ka pushtuar ditet e fundit faqet e gazetave shqiptare: Mehmet Shehu ka (pasur) nje vajze ilegale, te ciles ja ka njohur atesine por ja ka mbajtur, megjithate, dyert e shtepise mbyllur.

Nuk ishte babai im, Mehmet Shehu, ai qe m'i mbyllte dyert e Sheheve por e shoqja e tij, - thote Natasha Shehu.

Per Natasha - Emrin ma ka zgjedhur babi - Shehu, eshte kjo hera e dyte qe mbush faqen e pare te gazetave. Heren e pare u be e njohur me tragjedine e Otrantos, si avokate e te perhumburve e rrahur nga te mbeturit gjalle, kurse kete here si vajze e te perhhumburit Shehu (deri tani pa pasoja).

Nje moter? - pyesin ne shtyp dhe privat ndoshta-vellezerit e N. Shehut, - Nuk dime gje, nuk kemi pare gje dhe nuk kemi nuhatur gje. Por, nese eshte e vertete, ne do kujdesemi per te si per nje moter te vertete. Do ta shoqerojme kur shkon per ne pune, ne disko e koncerte, do ta mbrojme nga djemte rrugace qe i bien me qafe, me nje fjale sikur te ishim vellezerit e saj vertete.

Nuk e besoj kete historine e kesaj Natashes, - thote ish-truproja i M. Shehut - Pa mua dhe pa dijenine time Shehu nuk shkonte as deri tek dera e banjos.

Me nje fjale, nje rremuje e vertete. Dhe, ne rremuja te tilla, Selfmade Radio ndihet e detyruar te hyje ne loje e luaje rolin e saj si qartesuese e publikut. Ju drejtuam per komente keshilltarit tone rezerve, JAB (keshilltari yne MN eshte per nje kure c'alkolizimi ne Greqi), i cili megjithese ne pozicion te papershtatshem (shih foton), u tregua i gatshem te na ndihmonte.

Dy gjera te verteta, - tha JAB me nje fryme - e para e vertete: z. Truproja nuk e dinte se c'bente z. kryeminister mbas deres se banjos! Nese M.Shehu thoshte, po shkoj ne banjo por shkonte tek Natasha, se thoshte po shkoj ne banjo dhe shkonte me te vertete ne banjo, z. Truproje nuk e di dhe nuk mund ta vertetoje. Ose, le ta vertetoje.
E dyta e vertete: ne koherat moderne kemi genomic printing, jep njeriu pak gjak, disa pika peshtyme ose ca qime flokesh dhe ja bejne profilin gjenetik per dy dite, e shumta. Keta Shehet qe jane gjalle kane shkolle dhe pare, prandaj, le te mos pertojne e ta bejne kete analize e te bien rehat. E, po rane rehat ata, bien rehat edhe gazetat. Po rane rehat gazetat, biem rehat edhe ne dhe kemi keshtu, me ne fund, mundesi te lexojme ne faqen e pare programet e partive, se erdhi dita e votimit dhe nuk dime akoma per ke te votojme. Pacim.

© Selfmade Radio

4.5.05

Perse na duhen grate? 10 arsye

Tirana, 6 maj, - Te dyja partite politike kundershtare dhe pretenduese per pushtet per 4 vitet e ardhshme po bejne fushate elektorale edhe me grate. Selfmade Radio beri nje sondazh me politikane te te dyja partive dhe gjeti 10 arsyet perse papritur e pakujtuar grate u bene te rendesishme edhe ne jeten politike shqiptare.

1. Keshtu i pelqen Komunitetit Europian: Pa grate shanset per te hyre ne KE jane te vogla.

2. Keshtu i pelqen Nanos, Kokedhimes dhe Rames: Per dy te paret me shume gra ne politike do te thote edhe me shume shanse per grate e tyre formale per t'i hyre politikes (dhe keshtu ndihmojne ne partneritet njeri-tjetrin dhe nuk ua nxjerr njerezia te palarat ne shesh). Per Ramen, me shume gra ne politike do te thote "te jem vet ali e vet kadi".

3. Jane te bukura dhe, si te tilla, shume dekoruese.

4. Jane te urta dhe, si te tilla, jopolemizuese.

5. Nuk pijne e dehen neper dreka e darka, keshtu qe nuk i hyjne ne pjese ne tavolinen e biznesit asnjerit.

6. Punojne shume dhe kenaqen me pak: jepi nje cike dhe eshte e lumtur.

7. Edhe pse eshte me e kualifikuar nuk ankohet sepse e nenvlefteson, perkundrazi, per cdo therrime qe i jep te jep mbrapsht me shume.

8. E kercenon kollaj dhe ja mbledh rripin shume shpejt dhe te shkurter sa te te pelqeje.

9. E heq qafe shpejt e nuk e merr vesh njeri: as edhe kundershtari jot. Dhe po e moren vesh, nuk i intereson asnjenjeriu: pune femrash.

10. Eshte multifunksionale: E ke jo vetem punetore por edhe nene, moter, e sipas rastit, edhe te dashur.


© Selfmade Radio