8.4.05

Opinione tiranase per viziten e z.Fischer

Ministri i Puneve te Jashtme Gjermane Fischer vizitoi Tiranen. C'mendojne tiranasit per kete vizite? Selfmade Radio mori mikrofonin ne dore dhe doli ne rruge. Me poshte po japin nje permbledhje opinionesh.

Z. Zguri, shtepiak, 56 vjec: "Mire beri qe erdhi. Mire do ta kene pritur, se per te pritur ne jemi shume bujare. A iku?"

Znj. Leveshnja, shtepiake, 65 vjece: "I pashem dukej. Gruan e kishte shume te re, po Xhoanes se Nanos nuk ja merrte."

Z. dhe Znj. Llakatundi, shtepiake, tek te 60tat: "Gjermani te vije se eshte burre i mire. Edhe leke kane. Inshallah e hap kuleten e na nderton shtepine qe humbem me piramida."

Znjsha Bojaxhiu, 18 vjece, shtepiake: "Fischer? Ky eshte ai kengetari i eurovizionit? Kur do e jape koncertin ne Tirane?"

Z. Rrumpalla, 28 vjec, shtepiak: "C'a ka ardh n'Tiran' ky? Per ca? Di gjo ti, do na ktheje leket e vizave ky apo ka ardh me i marre vete leket e vizave?"

Z. Memeligu, 35 vjec, shtepiak: "Une dola tek aeroporti per te protestuar se k'to gjermanet ma kane sjelle ne maje te hundes per nje vize. Nuk kisha parrulla me vete, por tek gishti i mesit kisha shkruar "Z. Fischer na kthe leket e vjedhura". Erdhi policia dhe arrestoi gishtin tim te mesit, e futi ne burg dhe e zhdepi ne dru. Dhe pastaj flasin per demokraci. C'a demokracie eshte kjo kur te zhdepin per nje llaf goje?"

Znj. Hatibi, 66 vjece, shtepiake: "Ua sa mire qe ka ardhur ky gjermani. Aman, te keqen, t'i jap nje leter per djalin qe e kam ne gjermani."


© Selfmade Radio

6.4.05

Edhe ti Rudina Magjistari...

do perfundosh si kult. Jo vetem si producente dhe moderatore e shfaqjes se re "Kult". Jo vetem si percaktuese e kulteve, ftuese e kulteve, mikeshe e kulteve, doreshtrenguese e kulteve, buzeqeshjeleshuese kulteve, cmimdorezuese. Te gjitha kultet qe per 5 minuta do te vizitojne "Kultin" tend njerezit e thjeshte, sot apo neser, do i harrojne te gjithe. Kurse ty, ty nuk te harron dot njeriu, sepse do te jesh cdo vit tek Kulti dhe jo per 5 minuta. I vetmi kult. I vetmi kult qe perfiton nga kulti. Hakmarrje me brunete ndaj te gjithe kulteve (por jo vetem atyre) qe te konsiderojne bjonde te varur tek pushteti nuk ka.

ne pritje te 5 minuteshit te saj
jotja, Selfmade Radio

I nderuar z. Selimi

Ne te perditshmen "Shekulli" kishe reaguar shume i cuditur: “S’më kishte shkuar mendja se shkelnim çdo ditë mbi një kufomë”. As neve te Selfmade Radios, edhe pse na shkon mendja tek nje kuturri gjerash, nuk na kishte shkuar mendja fare se ti ecje mbi nje kufome. Bile, as edhe Sali Berishes nuk i kishte vajtur mendja tek nje gje e tille (Fatos Nano ka qene keto kohet e fundit shume i zene). Kjo eshte, as me pak dhe as me shume, "Fundi i Imagjinates". Nuk ke cfare ben z. Selimi, jeta eshte e hidhur dhe e pameshirshme. Nje dite do shnderrohemi edhe ne te gjithe ne kufoma, dhe dikush do eci mbi ne (ose anash nesh) pa i shkuar fare mendja. Topi rrotullohet!

qendro i forte
me simpatine e Selfmade Radios