21.4.14

Soktari

TË RINJËT
Të rinjët e sodit e pëlqen luksin. Disa nga të rinjët kanë sjellje jo të mira, përbuzin autoritetet, nuk kanë respekt për njerzit e moshuar, dhe llomotit se ku duhet të punoj. Të rinjët sot nuk ngrihen në këmbë kur një i moshuar hynë në dhomë. Ata i kundërshtojnë prindërit e tyre, mburren me shoqëri, mbaron ëmbëlsirën shpejtë në tavolinë. Qëndrojnë këmbë mbi këmbë në bankat shkollore dhe i trazojnë mësuesit e tyre.
Soktari
filozof grek
469 para Krishtit-399 para Krishtit

(Parë tek "Udhëzues - prej prindërve për prindër", faqe 3,  viti i botimit 2012, 
http://www.fruehkindliche-bildung.ch/fileadmin/documents/forschung/ELWIS_Elternratgeber_alb.pdf)

Citati në origjinal:

Die Jugend liebt heutzutage den Luxus. Sie hat schlechte Manieren, verachtet die Autorität, hat keinen Respekt vor den älteren Leuten und schwatzt, wo sie arbeiten sollte. Die jungen Leute stehen nicht mehr auf, wenn Ältere das Zimmer betreten. Sie widersprechen ihren Eltern, schwadronieren in der Gesellschaft, verschlingen bei Tisch die Süßspeisen, legen die Beine übereinander und tyrannisieren ihre Lehrer. 

Sokrates
(griechischer Philosoph,  * um 469 vChr - Athen, † 399 vChr - Athen)


Mendim, qytetërim, kaos

Disa ditë më parë, duke ndjekur një link lajmesh, përfundova në një link tjetër, po lajmesh, të gazetës kosovare Express. Ishte një promovim libri, konkretisht i librit "Arkitektura Osmane në Shqipëri, 1835-1912" e profesorit të mirënjohur të arkitekturës osmane, Machiel Kiel. E pashë lajmin me habi - një libër me të njëjtin titull e kisha pasur në duar vitin e kaluar - dhe kontrollova edhe njëherë datën e lajmit. Ishte lajm i freskët, i 13 prillit 2014. Lexova detajet e librit, emrin e përkthyeses, të shtëpisë botuese - por ishin të tjerë: autori, po ai, Machiel Kiel; përkthyese Klodiana Smajlaj, kurse enti botues Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, viti i botimit, 2012. Më çuditi fakti që Ekspress (dhe Shtëpia e librit, siç pashë pak më vonë) po promovonte në 2014 një libër të vitit 2012, por më çuditi edhe më tepër fakti që i njëjti libër përkthehet plot dy herë, në të njëjtën gjuhë, brenda të njëjtit vit, në një treg si ky shqiptar, ku të ankohen për inflacion libri, ku të ankohen se librat nuk shiten.

Pirateria ishte mendimi i parë që më erdhi. Kjo edhe për faktin se libri/përkthimi alternativ është botim i shtëpisë botuese IRCICA, e cila ka botuar librin edhe në origjinal, në anglisht, - pra, ka të drejtat, - dhe, me një logjikë të thjeshtë, i bie që kjo s'mund t'ja ketë dhënë të drejtat dikujt tjetër teksa përgatit librin vetë për botim. Por, duket se, të paktën formalisht, Instituti i Mendimit dhe Qytetërimit Osman deklaron se i zotëron të drejtat për botimin e këtij libri. Kjo e bën situatën edhe më të pakuptueshme, sidomos kur mendon se në tregje të mëdha, gjigande në krahasim me këtë shqiptar, një dukuri e tillë nuk ndeshet.
Shqipëria mbetet vend i paradokseve dhe absurdit!