Nje sqarim paraprak: Nuk eshte se me mungon ndjeshmeria per te vdekurin, por ashtu sic shkruhet per te vdekurin ne shtypin shqiptar te kap lemeria te vdesesh. Po lexoja per vdekjen e Dhimiter Xhuvanit, ndjese paste, dhe nuk munda t'i rezistoja idese per ta adaptuar pacavuren shqiptare kushtuar Dh. Xh. (Gazeta Shqiptare) per vdekjen time. Lexim te mbare.
Selfmade Radio, Miqtë e blogistes: Si e kemi njohur Selfin
Me Selfmade jam njohur që kur kam lerë ...që në kohët e lashta ... që para se të lindnim ... Nuk mbahet mend që kur jemi njohur...”. Kështu e nis kujtim rrëfimin për të madhen Selfmade Radio, Ekonomistja e njohur, Migena P. ... është e emocionuar, padyshim. Sapo ka dalë nga shtëpia e blogistes së ndjerë. Me miqtë e saj është ulur më pas në një kafe për të gjerbur një kafe dhe për të folur për të. Ajo është kryefjala e mendimit... atij të shprehur me fjalë apo me heshtje, me psherëtima apo edhe me ndonjë lot të fshehur, brenda shpirtit që tanimë nuk komandohet dot. Ka një njohje të hershme, që nuk ishte vetëm si rrjedhojë e bashkëpunimit nëpër projekte të famshme bamiresie, një miqësi “e pashkruar”, “e parrëfyer”. Në pak fjali Migena P. tregon atë ditë të fundit kur e ka takuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ku përveç bisedave i ka treguar se vazhdon të punojë si më parë, nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe më tej, imazhi i saj ka mbetur “ai i një njeriu të lodhur” në mendjen e ekonomistes.
Zonja P., përveç bashkëpunimeve në projekte bamiresie kombetare të famshme, ju keni pasur një miqësi me blogisten Selfmade Radio. Si do ta përshkruanit natyrën e saj?
Migena P. - Në fakt e kam pak të vështirë në këtë rast, në sensin që për të do të shkruhej një gazetë e gjithë, por unë do të doja të thosha pak fjalë sot për Selfmade. Selfmade Radio ishte njeriu i butë, me një shpirt të butë... tmerrësisht të butë... e
tmerrshme deri në ekstrem! Ky shpirt i saj i butë u pasqyrua në gjithë veprimtarine e saj, perfshire edhe punën në shkence dhe publicistike. Kërkesa për liri, për drejtësi, pra shpirti njerëzor i edukuar nga Korca (në fakt, origjinen e kishte nga Vlora, por edhe ata qytetarë të këtij vendi jane) u pasqyrua në të gjithë veprën e saj. Ne kemi bashkëpunuar, kemi qenë mikesha së bashku, na ka lidhur puna, por edhe një marrëdhënie krejt......e veçantë, e pashkruar, e pathënë. Ishte një mikeshe e mirë, për mua është humbje e madhe.
Kur jeni njohur me të?
Që kur kemi lerë... që në kohët e lashta... që para se të lindnim... Nuk mbahet mend që kur jemi njohur.
Largimi nga jeta e një njeriu është i dhimbshëm... si u ndjetë kur morët vesh lajmin?
Kur ikën një njeri i madh, gjithmonë thuhet, ishte një humbje e madhe. Është e kotë të përsëris ato fjalë klishe. Por largimi nga jeta i Selfmade Radios është vërtet një humbje e madhe për familjen e saj. Ajo ka lënë një djalë dhe një vajzë të talentuar. Djali JAB, trashëgon nga e ema punën dhe lidhjen me shkencen. Ai punon mjaft dhe gjithashtu ka një bashkëshorte shqiptare, Luizen, e cila po ashtu është e angazhuar. Kështu që Selfmade i vuri pikat mbi I, me pika dhe presje i rregulloi fëmijët e saj. Ne të gjithë kemi lindur, jetojmë dhe do të vdesim një ditë, por Selfmade la një boshllëk në shkence, në blogosfere, në shoqëri, në familje, tek ne të gjithë.
Kur jeni takuar për herë të fundit dhe si e kujtoni atë takim?
Para ca kohësh jemi takuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kishte dalë për të bërë një shëtitje. Dukej e lodhur, ishte e lodhur në fakt. E pyeta për shëndetin dhe më tha që “nuk jam mirë”. E pyeta nëse vazhdonte të punonte dhe më tha që, “punoj që nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën dhjetë... punoj si gjithmonë”. Kjo ishte vetia e saj, vetia e punës, njeriu i punës.
Vladimir K.: Nuk të kritikonte para të tjerëve, të ruante personalitetin
Lajmin e humbjes së shkencetares dhe blogistes Selfmade Radio e merr vesh nga ne, koleget gazetarë, që bashkë me momentet e hidhura të largimit nga jeta të një njeriu, përpiqemi të përcjellim edhe kujtimin, emocionet që një personalitet i tillë na ka sjellë gjatë veprimtarisë së saj. Gazetari dhe kritiku Vladimir K., pas dhimbjes së kësaj ngjarjeje kujton disa nga karakteristikat e Selfit, ashtu siç e njihnin të gjithë, bashkëpunimin e tij të parë me të, ndihmën që ajo i dha si një mësuese e mirë dhe më tej disa nga çastet e takimit të tij të fundit me të.
Zoti K., ju e keni njohur Selfmade Radion e madje keni bashkëpunuar me të, si do ta përshkruanit karakterin, punën dhe krijimtarinë e saj?
Selfmade (Selfin) e kam njohur mbi tridhjetë vjet më parë. E qeshur, modeste, xhentile, fjalëmbël dhe mbi të gjitha një familjare shembullore. Selfi ka qenë mesuesja ime e parë. Blogistja Selfmade Radio shprehu dëshirën dhe gatishmërinë që të bashkëpunonte me mua në hapjen e Blogut tim "Rrugicat që kërkonin diell". Për mua, ky qe hapi ynë i parë që na hapi dyert e një bashkepunimi dhe karriere të gjatë. Selfmade Radio (Selfi), kjo blogiste dhe shkruese e talentuar kurrë nuk rreshti të ndihmojë të rinjtë. Mjeshtre e tregimit dhe vizatuese perfekte realitetesh arriti që me penën e saj të rreshtojë në arkivin e krijimtarisë publicistike një galeri problemesh që nuk do harrohen lehtë. Me vdekjen e saj blogosfera shqiptare humbi një nga penat që la gjurmë në historinë e blogosferes shqiptar. Selfmade Radio do mbetet një nga emrat që nuk do harrohet kurrë. Bashkë me kolegët e mi rreshtohemi pranë familjes dhe të afërmeve për të bashkuar dhimbjen tonë për këtë humbje të madhe.
Si e kujtoni takimin tuaj të parë me të?
Takimi i parë ka qenë me përgatitjet e blogut "Rrugicat që kërkonin diell". Kujtoj se i kisha kerkuar ndihme dikujt tjeter, i cili e la projektin për shkaqe shëndetësore. Une, me shume turp iu drejtova asaj. Ishte në të drejtën e blogistes se famshme ta kundërshtonte këtë kerkese, por ajo e miratoi dhe vazhdoi një bashkëpunim të gjatë me mua. Zakonisht, puna me blogjet në fillimet e realizimit zakonisht ndërpritet, por me Selfmade ndodhi e kundërta. Sa herë që me lypej ndihma e saj, ajo vinte dhe të dy uleshim dhe diskutonim për artikujt e rinj. Nuk u lodh kurrë.
Çfarë natyre ishte në punë?
E qetë, pa shumë fjalë, më shumë dëgjonte. Edhe pse ne ishim të rinj, na i merrte në konsideratë mendimet, qofshin nganjëherë edhe të gabuara. Me takt na drejtonte ku e lypte dramaturgjia e blogut. Për ne ishte një mësuese e devotshme.
Një kritikë apo një këshillë prej saj, a mund të na e kujtoni?
Nuk kritikonte, sidomos në sy të të tjerëve. Ta ruante personalitetin. Zakonisht gjërat që nuk i pëlqenin t'i thoshte veçmas. Kishte humor, një humor të hollë me pak dialekt lab. I pëlqenin shakatë, barcaletat dhe historitë e blogosferes. Më kujtohet shpesh një thënie e saj: "Nuk është serioz një njeri që nuk di të qeshë".
A keni diskutuar për blogosferen e viteve të fundit me të dhe cili ishte opinioni i saj për të?
Vitet e fundit pati probleme shëndetësore dhe megjithatë arriti së bashku me JAB, të birin, të realizojë një blog interesant "I dashur armik", me një mesazh të thellë humanist. Dashurinë për njeriun. Tipar që e karakterizonte Selfin.
Kur është hera e fundit që e keni takuar?
Herën e fundit me të kam folur kur ishte në spital në Zvicer. (vuante nga zemra). Ngaqë nuk dilte në ambiente publike (shkak sëmundja e zemrës), i merrnim informatat për gjendjen shëndetësore nëpërmjet të birit, JAB. Herën e fundit u pamë në një premierë blogu.
Jerina D.: Buzëqeshja e Selfit rrezatonte dashuri
Një njohje e rastësishme që në adoleshencë duke shfletuar blogun e saj, më pas takimet e punës në plazhin e Durresit, darkat mes miqsh dhe vizitat në familje. Përpos këtyre, Jerina D. nuk mund të harrojë buzëqeshjen dhe dashurinë humane që rrezatonte me të gjithë blogistja dhe shkencetarja. Largimin e saj nga jeta D. e komenton me një dhimbje të madhe dhe si një ikje jo vetëm për miqtë dhe të afërmit, por një humbje e madhe për kombin. Ajo rrëfen se njohja mes tyre ka qenë familjare, duke theksuar se Selfmade Radio ka qenë ndër ndermjetesuesit e parë që ka ndihmuar në botimin në gazetën "Drita" tregimet e burrit të saj, Bobi B..
Si e keni njohur për herë të parë Selfmade Radion?
Në radhë të parë ju falenderoj për intervistën, pasi për familjen time ka qenë një humbje e madhe, po kaq edhe për kombin. Jam njohur fillimisht me Selfmade Radion 40 vjet më parë, duke lexuar blogun e saj. I kam prekur ato qysh kur isha ende një adoleshent, pasi vinim nga e njëjta shkollë dhe që në atë kohë kam qenë një fans i blogut. Ajo ishte një bloguese e përmasave të mëdha, e cila me krijimtarinë e saj ishte si autore e publicistikes klasike, por shumë komunikuese dhe moderne njëkohësisht.
Cilat kanë qenë bashkëpunimet tuaja në blogosfere?
Kam qenë me shumë fat të punoja me të në blogun "Don Kishotet", drejtore e të cilit ishte i Selfi. Mbaj mend se ajo ka qenë në të gjitha artikujt e blogut prezente. Ajo ishte një grua shumë komunikuese me të gjithë. Ndërsa darkave nuk mund ta harroj sesi Selfi jepte gjithmonë dashuri, një dashuri njerëzore, që ishte cilësia që e karakterizonte atë...!
Si i mbani mend raportet tuaja, personale apo familjare?
Kishte një të qeshur që rrezatonte gjithmonë një shpirt të dashuruar me njeriun dhe një blogiste që më ka lënë gjithmonë mbresa. Mbaj mend herën e fundit pas botimit të "Pertej fasades elektorale per arsimin", ajo u kthye për t'i tronditur të gjithë, por edhe për të konfirmuar penën e saj si bloguese e madhe, prandaj dhe them me bindje se ikja e saj ishte e përmasave kombëtare. Raportet tona kanë qenë edhe familjare, pasi Selfmade Radio dhe Ismail Kadare kanë qenë redaktorët e parë që kanë mbështetur Bobin në botimet e tij të para në gazetën "Drita". Madje, mund të them se Selfmade Radio ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen që ka dhënë ndaj Urim N., duke deklaruar që në fillimet e tij se ishte një djalë i talentuar, me të ardhme të madhe...!
Çfarë do t'ju mungojë më shumë nga humbja e mikes suaj?
Mendoj se humbja, ikja e saj do të jetë një mungesë e madhe për çdo lexues, pasi ajo gjithmonë ka thënë diçka me karakteret e saj, janë ato karaktere që shoqërojnë në jetë me qindra dhe mijëra lexues, të cilët nuk do të ndihen aspak të qetë. Për ne do të ketë një dhimbje të madhe, pasi do të na mungojë buzëqeshja e saj rrezellitëse që falte gjithmonë dashuri.
21.10.09
Lajme të ngjashme: Shuhet blogistja Selfmade Radio
Labels: Humor
Subscribe to:
Posts (Atom)