29.5.07

Jeta vazhdon (fundi i nje shprese)



"Was man tief in
seinen Herzen besitzt,
kann man nicht durch
den Tod verlieren."

Johann Wolfgang Goethe







Leo Noam
26 Mars - 13 Maj 2007


"Leo, ne te jemi perjetesisht faleminderit per kete kohe te bukur, me humor, intensive dhe prekese qe kaluam me ty. Me ty njohem dhe kuptuam ane te panjohura te jetes. Qetesia jote dhe deshira jote per te jetuar na kane prekur thelle.
Ti na mungon shume dhe ne jemi shume te trishtuar qe ti u largove. Por ti do mbetesh gjithmone nje pjese e jona. Dein Papi und Mami."


PS: Leo u varros te premten, me 25 Maj.

14.5.07

Intervista

१. Lumturia e plotë për ju është? Nuk e di. Ndoshta kur, gjate mengjeseve te week-endeve, e gjithe familja mbeshtillet si spagetti ne krevatin dopio. Por ndoshta lumturia e plote eshte vetem ne momentin para vdekjes kur njeriu ben shpejt inventarin e tij te jetes dhe konstaton se nuk i ka ngelur asnje merak nga jeta.
2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes? Era e kafese.
3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur? Sot
4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është? Racionaliteti dhe aftesia per te thene te verteta qe shumica e njerezve i gelltisin.
5. Mangësia juaj kryesore? Bllokohem kur nuk kuptoj llogjiken e asaj qe thuhet ose behet.
6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant? Ne ato, shkakun e te cilave e kuptoj. Ne pergjithesi kam tendencen te mos ju jap me shume rendesi se c'duhet gabimeve. Njerez jemi dhe gabojme.
7. Me cilën figurë historike, je e apasionuar? Historia nuk ben pjese tek interesat e mia.
8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj? Njerezit e thjeshte, ata qe s'bien ne sy e per te cilet nuk flet e shkruan njeri.
9. Udhëtimi juaj më i dashur? Cdo udhetim me destinacion NYC.
10. Shkrimtarët tuaj më të dashur? Jane shume. Dürrenmatt, Ecco, Calvino, Wilde.
11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?
12. ....dhe tek një grua? Nuk mendoj se burrat dhe grate duhet te kene (apo kane) virtyte te ndryshme. Tek te dy palet pelqej ciltersine, qetesine, miresine, thjeshtesine.
13. Kompozitori juaj i prefeuar? Bach & Mendelson
14. Këngën që fishkëllen kur je në dush? Nuk fishkellej dhe as kendoj ne dush. Me pelqen te shijoj ne qetesi nxehtesine e ujit teksa largon naten nga trupi dhe koka ime.
15. Libri me mbresëlënës? Shume. "The god of small things", Lolita", Ridenimi, "Life of pi", "The name of Rose" & cdo gje prej Eccos, "Der geliebte der Mutter".
16. Filmi më mbresëlënës? Disa: "Pi", "Eat, drink, man, woman", "One flew over the cuckoo's nest", "The cook, the thief, his wife and her lover", "The last imperator".
17. Piktori juaj i dashur? Egon Schiele
18. Ngjyra juaj e preferuar? E kuqja.
19. Cilin quani, suksesin më të madh tuajin? Pjekjen.
20. Pija juaj e preferuar? Vera e kuqe dhe Prosecco.
21. Për çfarë jeni penduar më shumë? Per asgje.
22. Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë? Njerezit qe abuzojne seksualisht me femijet.
23. Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur? Leximi.
24. Frika juaj më e madhe? Bota shtazore minus macet & drosophilen.
25. Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra? Nuk genjej, vetem zbukuroj ;)
26. Cila është moto-ja juaj? Ka gjithmone nje te neserme.
27. Si do preferonit të vdisnit? Pa meraqe.
28. Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte? Ke pasur te drejte kur ke thene qe nuk ke nevoje te besosh ne zot per te qene njeri i mire.
29. Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe? Leviz sipa qejfit te hormoneve dhe dozes se gjumit qe me lejojne te marr.

2.5.07

Simptomatike

Bie zilja e telefonit.

B- Alo? Alo?
SMR- Alo? Alo?
B- SMR, ti je?
SMR- B, ti je?
B- SMR, si je?
SMR- Faleminderit, shume mire. Po ti, si je?
B- Si e ke vajzen?
SMR- Faleminderit, shume mire, si kokrra e molles. Po ju si jeni?
B- Qan?
SMR- Jo, nuk qan.
B- Fle naten?
SMR- Po, fle. Po ju si jeni?
B- Po djalin, si e ke djalin?
SMR- Faleminderit. Shume mire eshte.
B- Aty e ke?
SMR- Ka dale te luaje jashte. Ti si i ke djemte?
B- Shyqyr qe i ke mire. Po burri, si eshte? Mire me pune?
SMR- Faleminderit, shume mire eshte. Edhe me pune mire eshte. Ti si e ke C.?
B- Epo, shyqyr qe jeni mire. Une, ja, kaq doja: t'ju degjoja zerin. Gezohem qe jeni mire SMR dhe gjithe te mirat. Mirupafshim.
SMR- Mirupafshim.