22.6.06

"Evropa në zhdukje" antologjia e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë

Nga Aleksander Kaczorowski* (Gazeta Wiborsha, 09-05-2006)


Duhet ta pranoj, se jam nisur me mosbesim për të lexuar këtë libër. Antologjitë rrallëherë janë të arrira; ato janë një nga librat më pak të këndshëm, sepse pothuaj gjithnjë aty përfshihen tekste të dobëta, ndërsa një makth i vërtetë janë prurjet e autorëve që duhen përfshirë „nga halli”, sepse nuk është e udhës që ata të mos përfshihen.

Qoftë edhe vetë ideja e përzgjedhjes së autorëve, mbi bazën e kriterit evropian, zakonisht nënkupton një dozë të madhe monotonie që vjen nga politikisht korrektja. Prandaj akoma më e madhe ishte habia që më ka shoqëruar gjatë leximit – dhe kjo një habi e trefishtë.

"Evropa në zhdukje" përshkruan vende, për të cilat shumë prej nesh, nuk kanë dëgjuar kurrë dhe ka shumë të ngjarë të mos i shohin kurrë. Ka ndërmjet tyre, vende të tilla që nuk i kanë parë madje as autorët e teksteve, sic është Ada-Kaleh, një ishull në Dunaj, i fundosur në vitet 60, gjatë ndërtimit të një dige të fuqishme. Një vend i tillë është edhe poligoni austriak, në madhësinë e Luksemburgut, që zinte hapësirën e disa komunave, nga ku me urdhër të Hitlerit u shpërngulën të gjithë banorët, (kështu kreu i Raihut të tretë pati mundësinë të zhdukte gjurmët kompromentuese të së kaluarës, meqenëse, babai i vet, kishte lindur si një fëmijë jashtëmartesor në një nga fshatrat). Mund të gjesh aty edhe tregimin për qytetin rus, ekzistenca e të cilit ishte sekreti më i madh shtetëror i Bashkimit Sovjetik, pasi në të banonin specialistët që kujdeseshin për bateritë e raketave bërthamore, që kishin në shënjestër SHBA-të gjatë krizës kubane të vitit 1962. Këtu mund të gjesh gjithashtu tregimin për stacionin hekurudhor me përmasa gjigande në Viezhbollovie, në kufirin e dikurshëm gjermano-rus, nga i cili ka mbetur vetëm një vaskë në të cilën, mendohet se është larë cari Nikolla i II-të.

Të tilla vende të jashtëzakonshme ka në këtë libër pesëmbëdhjetë dhe sikur vetëm për këtë e vlen të lexohet, për të ditur ekzistencën e qytetit, që gjendet në skajin më lindor të Evropës Perëndimore, (me emrin norvegjez, Vardo), në të cilin dikur në kohën e mjerimit dhe të urisë, jehonte muzika, kurse sot është braktisur nga norvegjezët e ngopur, apo për kurortin e famshëm portugez, i cili jo gjithmonë ka qenë një shkretëtirë prej betoni, që gjallërohet vetëm gjatë tre muajve të verës. Fakti, që vende të tilla, përgjithësisht ekzistojnë dhe që kanë një histori kaq të çuditshme, ishte habia e parë, nga e cila nuk u shkëputa dot, gjatë gjithë kohës së leximit të këtij libri.

Habia e dytë, shumë më e rëndësishme, vjen nga disa shkrimtarë evropiane, të shkëlqyer, të cilët i zbulova me këtë rast. Disa prej tyre si Lituanezi Marius Ivashkievicus, Austriaku Karl-Markus Gauss, apo shqiptari Fatos Lubonja, tashmë të njohur prej lexuesit polak, por që kanë shkruar për këtë antologji, ndoshta gjërat e tyre më të mira. Kjo prek vecanërisht esenë e Lubonjës, që është përshkrim i të ashtuquajturit Bllok, apo të lagjes së qeverisë së dikurshme të Tiranës, në të cilën banonte nomenklatura shqiptare, por që sot është kthyer në selinë e bankave amerikane, lokaleve dhe dyqaneve luksoze. Vështirë që ndokush të kishte patur ide më origjinale se ajo e eseistit, i cili e urdhëron Enver Hoxhën, diktatorin komunist të vdekur në vitin 1985, të ëndërrojë për Tiranën moderne. Kështu, satrapi shqiptar vërtitet rreth shtëpisë së tij dhe nuk arrin ta njohë atë, pasi aty është vendosur, tashme, një shkollë e gjuhës angleze; takon të afërm të viktimave të regjimit të tij, që janë të ulur nëpër kafene, dhe më në fund përplaset me vetë autorin, të cilin para shumë vjetësh urdhëroi ta burgosnin, me arsyen se ai ishte djali i veprimtarit të partisë që ishte distancuar nga pushteti.

Ndër zbulimet më të mëdha të këtij vëllimi, janë megjithatë shkrimtarët, për të cilët nuk kishim dëgjuar më parë, apo për të cilët kemi ditur shumë pak, sic janë rusja Svetllana Vasilenko, norvegjezi Vetla Lid Larssen, Austriaku Kristof Ransmayr, apo rumuni Mircea Cartarescu. Këta janë autorë, librat e të cilëve do t’i kqyr që sot e tutje me shumë vëmendje. Të njohur dhe të vlerësuar në vendet e tyre, për më tepër të lindur në vitet 50, 60, ata janë për lexuesin polak, pothuaj një brerje ndërgjegje, dëshmi e asaj se sa pak dimë për pasurinë e letërsisë moderne evropiane.

Nëse këtyre u shton edhe shkrimtarët që si zakonisht shkruajnë në nivel të lartë, si Juri Andruhovic dhe Andzhej Stashuk, propozimet intriguese të portugezes Lidia Jorge, kroates Tatjana Gromacy dhe gjermanes Dagmar Leupold, atëherë lajmet që flasin për rënien e letërsisë duhet t’i quajmë, të paktën, të tepruara. Në fakt, prej kohësh nuk kisha lexuar një libër të tillë, të ngarkuar me emocione pozitive, siç është kjo antologji e ilustruar në mënyrë të shkëlqyer nga fotografi të disa fotografëve nga vende të ndryshme të botës, me tekste për qoshet e Evropes, të degraduara, të lëna në harresë, dhe shpeshherë të shkatërruara qëllimisht. Antologjia në fjalë po publikohet njëkohësisht edhe në Gjermani (e botuar nga shtëpia botuese prestigjoze, Suhrkamp) dhe në Poloni.

Dhe këtu vjen habia e tretë – duket qartë, se pesëmbëdhjetë shkrimtarë, nga një dyzinë vendesh evropiane, njerëz me fate dhe përvoja aq të ndryshme, sa mund të jetë e mundur vetëm në Evropë, janë të aftë – për t’u shprehur figurativisht – të transmetojnë në të njëjtën valë. Identiteti evropian, i vënë jo rrallëherë në pikëpyetje, duket se pavarësisht gjithçkaje, gjallon – dhe kjo në vendin, i cili është vendi më i vështirë i testimit të të gjitha ideve dhe parrullave – përkatësisht në terrenin e artit.Edhe pse ndonjëherë është tepër e vështirë të besohet, jemi nga i njëjti djep që quhet Evropë. Duke lexuar këto ese tepër të bukura, mund të përsëris me bindje të plotë fjalët, që të dëgjuara nga goja e politikanëve, shkaktojnë një buzëqeshje të zorshme: „Po – jam evropian”.

*Autori është zëvendës redaktor i përgjithshëm i të përjavshmes "FORUM".

"Evropa në zhdukje"

Antologji tekstesh nën redaktimin e Kathariny Raabe dhe Moniki Sznajderman

Czarne, Wołowiec


PS: Artikulli eshte perkthyer dhe botuar ne gazeten standart te 16 qershorit. Gjithashtu ky artikull gjendet i botuar edhe ne blogun Perpjekja


13.6.06

Miresevini ne Shqiperi!

Eshte, gjithmone, nje emocion i madh kthimi ne Tirane. Takimi me njerezit e dashur, me vendet e dashura. Takimi me ndryshimet qe njerezit e dashur dhe vendet e dashura kane pesuar nderkohe qe ti nuk ishe atje. Ndryshimet jane te medha, te shpejta dhe i takon qe ne momentin e pare qe njeriu ve kemben ne atdhe. Aeroporti Nene Tereza! Aeroporti eshte nje nga institucionet-imazhe qe te ben te ndjesh se Shqiperia po ndryshon. E krahasuar me 10 vjet te shkuara, aeroporti eshte shnderruar ne nje aeroport te vogel por qe funksionon relativisht mire. Punetoret e aeroportit duken gjithnje e me teper si punetore aeroporti, autobuzi vjen me perpikmeri per te transportuar pasagjeret nga aeroplani per tek nderetsa e aeroportit, oficeret e kontrollit te pasaportave jane te veshur me uniforme dhe punojne me kompjuter. Edhe pse duken shume te stresuar dhe shtypin vetem me dy gishterinj ne kompjuter, gje qe sjell vonesa dhe nuk u jep mundesine te te hedhin syte, prape te lene nje pershtypje jo te keqe. Infrastruktura e aeroportit eshte permiresuar ndjeshem. Check-in funksionon mire, ka 3 gates, dhe nje ekran informativ qe te njofton se ne cilin gate duhet te drejtohesh. Mungojne ambjentet e pritjes dhe nisjes, baret dhe kafenete, restaurantet, ambientet per femije dhe ora. Me sa duket, per te plotesuar gjithe keto mungesa, te paplotesueshme ne ambjentin e vogel te godines se vjeter, si dhe per te perballuar fluksin e madh te qarkullimit te njerezve, shqiptare dhe te huaj, aeroporti po zgjerohet, ndertimet per te kane filluar dhe kureshtja per ta pare te perfunduar eshte e madhe. Te gjitha keto, sa me lart, te japin shprese se gjerat po ndryshojne, dhe po ndryshojne per mire duke ndikuar direkt edhe ne imazhin pozitiv qe pasagjeret, kryesisht te huaj, marrin me vete per Shqiperine kur largohen per ne vendet e tyre. E pikerisht, atehere kur je mbushur me shprese, ve re nje fenomen teper te njohur, absurd, te shemtuar, imazhshkaterues, shpres-heqese. Selfmaderadio eshte perpjekur ta sjelle te dokumentuar me fotografi kete fenomen, duke ju kerkuar paraprakisht te falur per cilesine e dobet te fotove, te kushtezuar nga rrethanat.


Njerezit, me pasaporte shqiptare, presin per kontrollin e pasaportave ne sportelin e djathte

Te huajt, dhe shqiptaret me pasaporte te huaj, presin ne sportelin e majte. Jane rreth 100 njerez, shqiptare dhe te huaj qe presin ne rradhe te gjata, me durim dhe me qetesi te kalojne kontrollin e policise

Papritur nje oficer policie hyn me hap te sigurt ne territorin e pasagjereve qe presin ne rradhe, duke bere kurioze turmen tashme te zhytur ne monotine e pritjes

Oficeri i policise duket se e di se per se ka ardhur, sepse i drejtohet nje pasagjereje me bluze jeshile...

te cilen e merr me vete ....

Ja kalon pasaporten e saj per kontroll nga mbara polices se kontrollit (djali me bluze me viza qe duket ne sfond eshte djali ose i afermi i gruas dhe miku i policit te plotfuqishem), pa e care koken fare se 100 vete jane duke e ndjekur me veshtrime te habitura

dhe ja con mikut te tij drejt e ne dore gruan, te cilen, ky i fundit e perqafon me mall e dashuri, ne syte e 100 vetave

Miresevini ne Shqiperi!

Copyright Selfmaderadio

11.6.06

Suksese!

Nje menyre fare origjinale kane zgjedhur maturantet e Qemal Stafes per te fetstuar mbylljen e shkolles. Miell, veze dhe sheqer jane elementet qe kane zgjedhur si metafore dhe si kostum. Cfare behet me miell, veze dhe sheqer? Embelsira! Kek! Kjo eshte ndoshta e ardhmja qe enderrojne, ose te pakten keshtu e ndjejne momentin e mbylljes se vuajtjes qe quhet gjimnaz. Gje qe mesuesit e shkolles duket se nuk e kane kuptuar ose e kane kuptuar dhe nuk u ka pelqyer, sepse si kunderpergjigje i kane zbuar nga oborri i shkolles dhe nuk i lene te hyjne brenda. Cfare raporti te kene pasur keta nxenes me mesuesit e tyre, valle? Sidoqe te kete qene, Selfmaderadio ju uron maturanteve simpatike te gjimnazit Qemal Stafa suksese ne provime dhe ne jete! Me poshte jane disa nga fotot (dokumentarin e plote e gjeni tek ilovetirana).





Copyright Selfmaderadio