13.10.06

Jete Plazhi - Nje reportazh (pjesa e dyte)

Kur permendem, vendos te bej nje shetitje gjate bregut, si dikur. Me bie ne sy qe plazhi eshte ndare ne parcela-parcela, si ne Ligurie. Cdo parcele ka pronarin e saj dhe identitetin e saj: cadra dhe karrige me nje ngjyre tipike per kete parcele. Kjo con qe plazhi te mbizetoroje nga nje larmi ngjyrash. Disa parcela jane ne funksionim te plote, disa sapo kane filluar te shrijne linjat e karrigeve dhe cadrave. Njerezit punojne me perkushtim dhe perpiqen, per cudine time, te jene te persosur ne detale. Linjat percaktohen me spango dhe karrigia nuk leviz nje milimeter nga linja. Po keshtu edhe cadrat. Pronaret e parcelave jane treguar te kujdesshem qe te ofrojne dhe argetime. Ka kende lodrash per femije por edhe anije lundruese me pedale.

Ne plazh nuk ka shume njerez. Eshte akoma qershor dhe paksa ftohte per kete muaj. Mamaja kerkon gjithe kohes te shfajesohet per kohen e keqe: Por c'u prish mavria. Ja, tani qe erdhe ti u prish, se ishte shume mire. Inshallah rregullohet. Do rregullohet.

Une qesh. Me te ftohtin jam mesuar. I vetmi problem, nuk kam marre shume rroba te ngrohta me vete. Por, per momentin, ky problem nuk me preokupon shume. Deti ma ka marre mendjen. Pergjate bregut kane filluar shetitjet e para te mbasdites. Por, nuk mungojne as grupet e sportisteve qe bejne vrap. Ulem dhe i vezhgoj tek vrapojne, dhe nuk mund te shmang kujtimet tek rikthehen. Kujtimet e kohes kur ekipet e volejbollit te Dinamos, vajzat dhe djemte, benin pushimet ne Durres. Ela Tase, Moza Ibrahimi, vellai i Tases, Vaso dhe e sapofejuara e tij bukuroshe bionde dilnin per te bere plazh paradite dhe ne femijet i admironim. Mbasdite fillonte stervitja dhe ne, femijet imitues, benim stervitje me ta duke pretenduar se ishim edhe ne yje volejbolli. Nga keta te rinjte qe vrapojne nuk njoh asnjerin, as nuk e di se te cilit ekip jane, megjithate fakti qe ata vazhdojne kete tradite, me jep pershtypjen e nje vendi qe funksionon normalisht.


Dalengadale po afrohet perendimi i diellit dhe une nuk mund te mos shijoj horizontin e pafund e te perkuqte. Jetoj ne nje vend alpin, ku veshtrimi thyhet, ne cdo drejtim, nga malet e vargmalet e pafund. Nje vend ky kjo thyerje e veshtrimit te jep ndjesine e nje burgu. Deri aty dhe jo me tej. Keshtu qe shijimi i diellit qe perendon ne horizontin e larget dhe te pafund eshte si shijimi i lirise pas nje burgimi te gjate. Dielli iken dhe merr edhe ngrohtesine me vete. Ne shpejtojme te hyjme brenda ne apartament dhe t'i shpetojme te ftohtit qe po ulet kembekryq. Perpara kemi nje dite te re.

Zgjohemi dhe, pasi mbarojme ritualet e mengjesit, nisemi me vrap per ne plazh. Nuk duam te humbasim as edhe nje sekonde te vetme. Dielli ka dale dhe qielli duket pa re. Jemi te paret. Shtrihemi secili ne nje shezllong, mbyllim syte dhe e leme diellin te na pjeki. Dikur degjoj shitesin e gazetave dhe une cohem shpejt e shpejt dhe i blej te gjitha llojet e gazetave qe ai ka. Hedh syte perreth dhe shoh se kane dale edhe pushuesit e tjere. Prane nesh nje familje me tre femije. Gezohem sepse im bir nuk do te jete vetem. Por trishtohem nje sekonde me vone kur shoh babain e dashur te femijeve teksa qeron nje portokall dhe lekurat i hedh ne rere paksa me tutje nga cadra e tij. Ndan portokallin per femijet e tij, ve re tim bir dhe i jep edhe atij nje cope. Lidhja eshte bere. Minuta me vone te kater femijet luajne me njeri-tjetrin sikur te ishin te njohur prej vitesh. Buzeqesh dhe ndihem mire per kete pranim te menjehershem.


Rreth nesh ka shume plehra. I kane lene pushuesit nje dite me pare, dy dite me pare ose nje jave me pare. Nuk ka kosha plehrash dhe koshi me i afert eshte ai i restaurantit. Per cudine time, une jam e vetmja qe e perdor. Koshi eshte i paster, i paster. Pasi une hedh plehrat aty, pastruesi i restaurantit vjen dhe i heq ato menjehere. Koshi ngelet prape i paster. Plazhi i piset. Femijet luajne te lumtur me shezllonget pa njerez. I hapin, i mbyllin, i hapin perseri. Kembet e tyre te vogla vrapojne mes shishesh plastike, kanoce fantash, qesesh, lekurash bananesh. Njerezit piqen ne diell dhe nuk e kane mendjen as tek femijet dhe as tek plehrat, edhe pse shume afer atyre.