30.11.05

1 dhjetor 2005


Dera speciale per Llukan Puken

Hapjen e Adventskalendarit tone po ja dedikojme Llukan Pukes. Llukani, ose Puka, eshte dekan i Fakultetit te Shkencave te Natyres, per te tretin round. Nje here e zgjodhi politika, dy here koleget.

Shume pune te mira ka bere Llukani. Jo fare vetem, kuptohet. Ish ministri i Arsimit (the Lion), nje ish-i Fakultetit te Shkencave, mbylli nje sy dhe i dha nje kredi te mire Llukanit qe t'i vinte ca xhama e dyer fakultetit se ishte bere hangar, por fare aman. Dhe ka filluar Llukani t'i veri dyert e dritaret, e riparoje muret, shtroje pllaka vezulluese dhe fakulteti ka filluar te shkelqeje si nje Klub Nate, i mungon vetem feneri i kuq. Studentet do kene pak me pak ftohte se nje vit me pare, se xhamat, edhe pse te thjeshta, nje shtreseshe pa izolim, sidoqe te jene mbajne me ngrohte se xhama te thyera. Ngrohje, kuptohet, as ka pasur dhe as nuk do kete.

Puka e ka bere fakultetin me Polic. Ka marre ne pune nje firme private policash qe te ruajne ... nuk merret vesh mire se cfare ruajne. Fjale te liga thone se ruajne qetesine e vete z. Puka nga studentet dhe nga koleget, ndersa ky (Llukani) pergatit argumenta kunder Bolognes dhe mendohet se cfare do te beje kur t'i skadoje afati i dekanllikut. Keta police qe cirren e bertasin me goje te shqyer, sy te zgurdulluar, gurmaz te kercyer dhe radio qe valeviten ne ere nga duar histerike, jane edhe autoriteti i dyte i ketij fakulteti, kuptohet, pas Pukes. Mbi te gjitha, kjo polici ruan te paprekur Deren. Ate te dyten. Dhe automatikisht edhe te paren. Duket e komplikuar, po nuk eshte. Eshte e thjeshte. Fakulteti kishte nje dere, ate prej druri, te rende qe ka shkallet te cilat i parakalon trotuari qe te con tek treni. Ne te dy anet e saj ka palma te vjetra, por sidoqe te jete, jane palma dhe shtojne ca pika gjelberimi. Dera ishte dhe eshte e vogel, e vertete, por punen e bente ama. Shume breza kane hyre e kane dale nga ajo dere, shume dekane, psh, edhe Xhepi-Rexhep Mejdani, hynte dhe dilte nga ajo dere dhe e mbyllte ne oren tete qe t'i sillte studentet dhe profesoret ne vete dhe t'u kujtonte qe jemi te gjithe ushtare e per ushtaret ka rregulla kazerme edhe ne Universitet. Llukani i ka bere kesaj dere te vogel nje dere me te madhe perpara, jo prej druri, por keshtu sic e kerkon moda paskomuniste, me hekura, ose e thene korcarce: me kangjella. Shume te larta jane kangjella, aq sa edhe palmat, dhe ashtu si palmat ka ngjyre jeshile te erret dhe ben kontrast me ngjyren e nderteses. Inat kije por hakun jepja: Llukani ka shije! Ashtu sic vishet edhe vet (e ngaterron me ndonje zyrtar te Bashkimit Evropian, nga ata qe vijne e ikin shpesh nga Shqiperia) ashtu e ka bere edhe deren e jashtme. Se cfare tamam kishte ne koke Llukani kur ndertoi kete deren nuk e merr vesh njeri. Aq me teper qe dera eshte e mbyllur dhe te gjithe studentet (nja 800 cope) dhe te gjithe koleget e tij, hyjne e dalin nga dy dyer te vocka, ku shtypen e ju kercasin kockat nga shtypja cdo dite. Ndoshta e ka ndertuar deren per te mbrojtur palmat, sepse ato qe jane per t'u vjedhur ne ate fakultet jane vjedhur e do vazhdojne te vidhen me apo pa dere, me apo pa police. Po dera ama eshte e bukur. Edhe e kushtueshme. Me leket e saj mund te ishin blere ca pajisje per te ndihmuar profesoret e varfer si, psh, pelhure e bardhe per ta varur tek derrasa e zeze e per te bere te lexueshem leksionin e pergatitur me power point. Ne te vertete, me leket e deres mund te ishte blere beze e bardhe per te gjithe universitetin e Tiranes. Por keto jane gjera te vogla qe nuk kane ndonje rendesi te madhe. Ashtu sic nuk ka ndonje rendesi te madhe se cfare kualifikimi i kane punonjesit e tij, kryesorja ata vijne me pantallona te gjata dhe jo te shkurtra (perndryshe, papritur e pakujtuar, ja degjon zerin Llukanit). Por, le te jemi realiste, pa Llukanin keto ndryshime nuk do te kishin ndodhur, e per kete i jemi te gjithe faleminderit. I jemi faleminderit qe na tregon se kush eshte i zoti i shtepise dhe se kush e ka kerbacin ne dore, faleminderit qe na tregon se cfare pushteti te jep nje pune si dekanlleku (inshallah na bie per pjese nje dite), faleminderit qe na tregon se iluzionet jane per budallenjte e ata kane ikur jashte shtetit e ne se duhet te kthehen duhet t'ia lepijne atij (dhe jo vetem atij) kembet dhe duart. Njerez si ai do ngelen ne histori, sikur per asgje tjeter, per ndertimin e dyerve qe nuk hapen, ose per ndertimin e dyerve qe per njeriun e thjeshte pa pushtet ngelen te mbyllura. Duke pare obsesionin e tij per dyert, Selfmaderadio i dhuron Llukan-Dekanit nje dere shume speciale, nje dere e cila e con ate ne nje takim teper personal me ndergjegjen e tij. I keshillojme, megjithate, te marri nje llampe dore me vete: atje poshte eshte shume erret.

© Selfmade Radio

29.11.05

Adventskalendari i Selfmaderadios

Te nderuar miq, me pak miq, shoke dhe armiq,
Te nderuara mikesha, me pak mikesha, shoqe dhe armike,

Jo, nuk ju kemi harruar. Nuk kemi ikur nga webi, as nga qarkullimi dhe as nuk kemi vdekur. Jo, as me femije nuk jemi bere. Erdhem perseri mes jush, ose ju erdhet perseri prane nesh, se bashku me dhjetorin. E duam shume dhjetorin se eshte plot me qyfyre. E duam sepse na sjell Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nje dore te mire pushimesh te paguara, dhe mbi te gjitha na sjell Adventskalendarin. Cdo dite - nje dhurate, nga nje dhjetori deri ne 24, deri ne ato dhuratat e medhaja fare pastaj te fundvitit. Selfmaderadioja, deshiron ta mbylli vitin e saj te pare te ekzistences me nje Adventskalender. Cdo dite nje dhurate. Por per ke? Kuriozitetin shuheni vete duke hapur perdite dritaren tone.

per ju, me ju
Selfmaderadioja